Hajredin bej Cakrani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullim i sintaksës duke përdorur AWB
Rreshti 1:
= '''Hajredin Cakrani''' nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]]. =Hajredin Cakrani lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një familje me autoritet në zonë që sipas dokumentave historike rrënjët e kësaj familjeje datojnë në vitin 1352. Në shekullin e 16-të paraardhësi i tij me emrin Murjysuf ka qenë Guvernator i krahines se Mallakastres me titullin Bej.
Hajredin Cakrani lindi me 1860 në Cakran të Fierit, në një familje me autoritet në zonë që sipas dokumentave historike rrënjët e kësaj familjeje datojnë në vitin 1352. Në shekullin e 16-të paraardhësi i tij me emrin Murjysuf ka qenë Guvernator i krahines se Mallakastres me titullin Bej.
Hajredini Cakrani pas shkolles fillore qe kreu ne [[Berat]] dërgohet ne gjimnazin "Zosimea" te Janines dhe më pas shkollen ushtarake ne Stamboll. Ndikimi I Rilindjes Kombëtare Shqiptare se shqiptarët, si populli më i lashtë në Ballkan, duhet të kënë gjuhën e kulturën e tyre, njohjen zyrtare të saj si dhe përdorimin e saj në administratë dhe shkolla e veçanërisht këtë shtytje të madhe lëvizjes kulturore e arsimore, ja dha Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kjo bën që Hajredin Cakrani më 1882 të takohet ne Stamboll me Kryetarin e Shoqërisë se Stambollit [[Sami Frashëri]]n dhe anetarë të tjerë si [[Jani Vreto]], [[Koto Hoxhi]], [[Pandeli Sotiri]] etj. ku bisedon për gjëndjen e Shqipërise, autonominë e saj, etj, por që ky komb të radhitej perkrah vëndeve të tjera, duhej zhvillimi i gjuhës e kulturës. Aty Sami Frashëri i ka dhuruar abetaren e parë shqipe si dhe shumë libra të tjerë shqip. Klubi “Labëria”,ku dhe vëllai i Hajredinit, Bektashi ishte anetar i Komitetit Drejtues vendosi sipas porosisë së Bektashit të ngrinte në të njëjtin vit me aprovimin në Kongresin e Manastirit të alfabetit latin, si gjuhë e shkruar, edhe shkollën shqipe në Cakran. Duke shfrytëzuar këtu dhe shpalljen e Kushtetutës nga Turqit e Rinj, ku në qytete të Shqipërisë si Berat, Gjirokastër, Vlorë etj, nisën të ngrihen shkollat shqipe, Hajredini dhe i vëllai Bektashi kërkuan ndihmën e atdhetarit të shquar në këtë fushë [[Babë Dudë Karbunara]] dhe Shoqërisë “Bashkimi” për çeljen e shkollës së parë shqipe në Cakran. Për të gjitha përgatitjet u kujdes vet Hajradin Cakrani ku mori prej Babë Dudë Karbunarës librat e fletoret . Në Kongresin e Manastirit Hajredini i parashtroi patriotëve të tjerë shqiptarë kërkesën për ngritjen dhe pajisjen me mësues të shkollës së parë shqipe në Cakran te cilen
e çelën në vitin 1908 me drejtor [[Thanas Floqi]].