[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v rregullim i sintaksës duke përdorur AWB
Rreshti 4:
 
[[File:Gjethi dhe kërcelli i kakudës.jpg|thumb|Gjethi dhe kërcelli i kakudës]]
==Përshkrimi==
Është bimë barishtore që rritet deri në 2.5 metra lartësi. Ka kërcell të gjelbër të lëmuar me prerje në formë tubi, me njolla ngjyrë të kuqe apo vjollce në pjesën e poshtme të kërcellit, prej nga edhe e merr emrin ''maculatum'' (me njolla, pikalosh, laraman). Të gjitha pjesët e bimës janë pa qime. Gjethet kanë ngjyrë të gjelbër të shkëlqyeshme me formë trekëndore të shpërndara alternativisht. Lulet e vogla me ngjyrë të bardhë kanë pesë petale dhe janë të grupuara në tufëz në formë ombrelle. Nëse shtypen, gjethet dhe rrënja kundërmojnë ngjashëm me aromën e pastinakut (''Pastinaca sativa'').
 
==Emri= =
Emri shkencor ''Conium'' rrjedh nga fjala greke ''konas'' - të rrotullohesh, dhe ka të bëjë me ''vertigon'' (marramendjen) që shkaktohet po u gëlltit bima. Romakët këtë bimë e kanë quajtur '''''Cicuta''''', prej nga me gjasë rrjedh emri i saj që përdoret në trojet shqiptare, '''''kakuda'''''. Një emër tjetër që e japin fjalorët në shqip është ''helmëza'', që duket se është më shumë term përshkrues se sa me bazë në të folmen e vendit.
 
[[File:Kakudat (conium maculatum) në Prishtinë.jpg|thumb|Kakudat (conium maculatum) në Prishtinë]]
==Shtrirja ==
Rritet në rajonet me klimë të butë të Evropës, Azisë Perëndimore dhe Afrikës Veriore. Por, është natyralizuar edhe në Amerikë, Australi dhe Zelandë të Re. Kryesisht gjendet në terrene jo fort të kulluara, përgjatë rrjedhave të ujit dhe kanaleve. Rritet, po ashtu, në mezhda të tokave të punuara, përskaj rrugëve dhe në tokë të lënë shkret. Është bimë invazive dhe e vështirë të çrrënjoset.
 
==Helmet==
Të gjitha pjesët e bimës janë të helmueshme, po sidomos rrënjët dhe farat. Bima përmban alkaloide piperidine: ''koniinin'' dhe ''koniceinin''. Koniini vepron në sistemin qendror nervor dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen te njerëzit dhe kafshët, nëse gëllititet në sasi jo shumë të mëdha. Vetëm një e dhjeta e gramit (100mg100 mg) të koiniinit është e mjaftueshme të shkaktojë vdekjen te të rriturit, që do të thotë se 6-8 gjethe të freskëta të kakudës nëse gëlltiten do të jenë fatale. Helmi shkakton paralizë të muskujve, duke filluar nga ekstremitetet deri sa në fund njeriu vdes nga asfiksimi për shkak të dështimit të sistemit të frymëmarrjes.
 
=Përdorimi=
[[File:David - The Death of Socrates.jpg|thumb|Vdekja e Sokratit, vepër e Jacques-Louis David (1787)]]
Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, [[Sokrati]]. [[Platoni]], nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij ''Fedoni''
 
<blockquote> Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij; dhe ai doli, pasi u vonua për ca kohë, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm. Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”.
 
Burri u përgjigj: “ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”.
 
Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?”
Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm”.
 
“E kuptoj”, tha ai; “por unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”.
 
Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin; por tash kur e pamë atë duke pirë; dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg; mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari; pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë; dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.
 
I vetmi Sokrati ruajti qetësinë e vet: “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha. Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë”. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët; ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët; pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente; dhe ai tha “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha: “kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: Kriton, ia kam borxh një gjel [[Asklepiu|Asklepiut]]t; mos harro ta paguash!
“Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni; “a ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”.
Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën; sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën.
 
Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri. </blockquote>
 
Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri. </blockquote>
 
Shkencëtarët modernë e quajnë “romantik” këtë përshkrim që ia bën Platoni momenteve të fundit të jetës së Sokratit, pasi ata thonë që vdekja nga helmi i kakudës nuk është e qetë si në këtë përshkrim, por mjaft e dhunshme dhe e përcjellë me dhimbje të mëdha. Megjithatë, mendohet se Sokrati kishte zgjedhur vetë këtë mënyrë të ekzekutimit, pasi besonte në pavdeksinë e shpirtit. Vdekjen e konsideronte shërim, andaj edhe i kërkoi Kritonit të bënte fli një gjel për Asklepiun, zotin grek të mjekësisë. Personi i helmuar me këtë helm humb kontrollin ndaj të gjitha organeve, por mendja e tij është e kthjellët deri në momentet e fundit.