Mehmet Halimi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v rregullim i sintaksës duke përdorur AWB
Rreshti 27:
Halimi është dialektolog i vjetër, tashmë nga ata që mund ta quajmë edhe njërin prej veteranëve të kësaj fushe, figurë e dalluar e gjuhësisë shqiptare, një nga punonjësit më prodhimtarë e të vyer të [[Institutit Albanologjik të Prishtinës]]. Njohës dhe hulumtues i përkushtuar i të folmeve dhe folklorit të Karadakut, ku ai lindi dhe u rrit me ajkën e odave të burrave dhe sidomos me urtinë e pashoqe të atyre hapësirave, të cilat, kur të shkollohej e të bëhej dialektolog, studiuesi ynë i zellshëm do t‘i përshkruante e do t‘i shpërfaqte me dashuri e dije të lëvdueshme në një varg veprash tashmë të mirënjohura.
 
==Veprat==
* "Kështu fliste babai im" (1997), Monografitë dialektologjike për të folmet e Moravës së Epërme (1978), të Moravës së Poshtme (1985), të Kabashit (1985), të fshatrave Mjak dhe Tanishec (1973, 1975); të fshatrave Mramuer dhe Marec (1985)}
* Vëllimi: "Kërkime dialektologjike" (1985),
Rreshti 37:
* Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008,(Kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halim)
 
==Fushë studimi==
Studimet e prof. Mehmet Halimit rrokin jo vetëm hapësirat e dialektologjisë e të marrëdhënieve dialekt-gjuhë standarde, po edhe çështje të ndryshme të fjalëformimit e të kulturës së gjuhës, sidomos çka përfshin kahu aktual i njohjes dhe zbatimit të shqipes standarde, duke spikatur me dije e dashuri lidhjen e pandashme të dialekteve me gjuhën letrare a standarde, sipas mendësisë dhe urtësisë popullore që ndjek metaforën origjinale të qumështit dhe ajkës (mazës).
Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008, kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halimi, po edhe padyshim një nga veprat e mëdha e të rëndësishme të krejt dialektologjisë shqiptare. Fjala e parë thuet për atë monografi të hapët e të plotë është cilësuar si studim i mirëseardhur dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për të folmet e shqipes verilindore, po edhe për mbarë dialektologjinë shqiptare.