Pirro i Epirit: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
v added Category:Epiri i lashtë using HotCat |
përmirësime teknike, përmirësime tipografike: nje → një (4), per → për (3) duke përdorur AWB |
||
Rreshti 4:
== Historia ==
Në vitin 307, në moshën 12 vjeçare, Pirrua u kthye në Epir me ndihmën e Glaukut dhe u bë mbret. Por më 302, kur ndodhej përsëri te taulantët, kundërshtarët e tij ngritën krye dhe shpallën si mbret Neoptolemin e II, birin e Aleksandër Molosit. Pasi nuk mund të kthehej më në Epir ai hyri në shërbim të Diadokëve më në zë të kohës, Dhimitër Poliorketit të Maqedonisë, Ptolemeut të i I të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës, ku u njoh me jetën shoqërore, administrative dhe ushtarake të këtyre shteteve helenistike dhe u kalit në një tok betejash. Në vitin 296, me, ndihmën e mbretit Ptoleme të Egjyptit si dhe mbretit Agathokli të Sirakuzës u kthye përsëri në Epir. Për një kohë e ndau pushtetin me Neoptolemin, pastaj e vrau atë dhe u bë sundimtar i vetëm i Epirit. Pas kësaj ai i dha fund edhe autonomive që kishin fiset në simahinë e mëparëshme. Pirrua erdhi në fuqi edhe sundoi në një kohë kur fqinjtë e Epirit, Mqedonia dhe Greqia, ndodheshin në një kaos të plotë politik dhe ishin dobësuar nga luftat e gjata e shkatërrimtare që bënin midis tyre pasardhësit e Aleksandrit të Maqedonisë, Diadokët. Në këto lufta u përzie edhe Pirrua dhe u bë një nga pretendentët për fronin maqedon. Në fillim ai ndërhyri në luftën që bënin midis tyre dy djemtë e Kasandrit, pas vdekjes së të jatit. Nga kjo luftë ai i shkëputi Maqedonisë tokat që i përkisnin Epirit: Paravinë, Tymfenë, Amfilokinë, Akarnaninë dhe qytetin Ambraki, të cilin i bëri kryeqytet të mbretërisë së vet. Por mbret i Maqedonisë u shpall Dhimitër Poliorketi. Pak më vonë Pirrua u lidh me sunduesin e Thrakisë dhe Jonisë, Lisimakun, dhe e dëbuan Dhimitrin nga Maqedonia kurse tokat dhe ushtrinë e tij i ndanë midis tyre. Tani kufijtë e shtetit të Pirros u shtrinë në lindje deri në lumin Aksios (Vardar), në veri përtej Apollonisë kurse në jug deri në Peloponez. Por Pirrua nuk mundi t'i mbante gjatë tokat e pushtuara. Lisimaku e dëboi nga një pjesë e mirë e krahinave maqedone e greke dhe u bë vetë zot i tyre. Rasti e bëri Pirron t'i drejtonte sytë pas kësaj nga Italia. Tarenti dhe qytete të tjera greke të Italisë së jugut, të kërcënuara nga Roma, e ftuan këtë për ndihmë. Pirrua u kap pas kësaj ftese dhe filloi të ëndërronte për krijimin e një monarkie të madhe në perëndim sikurse ajo e Aleksandrit të Maqedonisë në lindje. Në pranverën e vitit 280 Pirrua zbarkoi në Itali me një ushtri të madhe të stërvitur dhe të armatosur mirë. Kjo ishte më tepër një ushtri mercenare që Pirrua e kishte mbledhur jo vetëm në Epir por edhe në krahina të tjera të Greqisë. Ajo përbëhej prej 20.000 këmbësorësh të armatosur rëndë, 300 kalorësish, 2000 shigjetarësh, 5000 hobetaisësh dhe 20 elefantësh, përdorimin në luftë të të cilëve Pirrua e kishte parë në lindje. Shpenzimet e luftës i kishte marrë përsipër Tarenti, i cili ishte i detyruar t'i jepte edhe ushtri ndihmëse. Ndeshja e parë e Piros me romakët u bë në qytetin Heraklea. Përleshja qe shumë e ashpër. Fatin e luftës e vendosën elefantët dhe kalorësia e Pirros. Nga kjo disfatë romakët humbën Lukaninë. Në anën e Pirros kaluan brutët, lukanët, samnitët dhe pothuajse gjithë qytetet greke të Italisë së jugut. Një vit më vonë Pirrua ndërmori një sulm të ri kundër romakëve, të cilët kishin grumbulluar këtë radhë një ushtri të madhe që arrinte deri në 70.000 vetë. Në betejën që u zhvillua afër qytetit Auskulum romakët pësuan përsëri disfatë, por edhe Pirros fitorja i kushtoi shumë. Humbjet e tij qenë kaq të mëdha sa që kur e uruan thuhet se u përgjegj: "Edhe një fitore si kjo dhe unë nuk do të kem me se të kthehem në Epir". Prej kësaj rrjedh edhe shprehja "fitore si ajo e Pirros" e cila përdoret sa herë që duan të tregojnë për një fitore me humbje të rënda. Pas këtyre dy betejave gjendja e Pirros në Itali u keqësua. Forcat e tij ishin dhjetuar kurse Tarenti dhe qytetet e tjera aleate kishin filluar të lëkundeshin dhe të ishin të pakënaqura. Roma përkundrazi kishte akoma rezerva të mëdha në njerëz dhe një mbështetje të shëndoshë në aleatët latinë. Për Pirron u bë e qartë se lufta kundër Romës kërkonte kohë dhe sakrifica të reja. Ndërkaq në Sicili kishin hyrë kartagjenasit dhe Sirakuza e kërcënuar i u drejtua
Këtu ai korri një varg fitoresh të reja, por në një përleshje rrugësh në qytetin Argos (në gjirin a Korinthit) u vra më 272 dhe ushtria e tij u shpartallua plotësisht. Pirro ka qenë një nga udhëheqësit ushtarakë më të shquar të kohës së vet. Kur e pyetën njërin nga shokët e Aleksandrit të Maqedonisë kush ishte tani strategu më i shquar ai u përgjegj: "Pirro, kur të arrijë në moshë të pjekur". Më vonë strategu i madh i kohës së vjetër, Hanibali, i dha Pirros vendin e dytë pas Aleksandrit, kurse vehtes, vetëm të tretin. Pirro nuk ishte vetëm një udhëheqës ushtarak i praktikës, por edhe një teoricient ushtarak. Shumë mendime mbi artin ushtarak ai i shkroi në kujtimet e tij të cilat
== Pirro gjatë sundimit të Epirit (297-272 p.e.s.) ==
Në vitin 297 para Krishtit në krye të shtetit të [[Epiri]]t erdhi Pirroja, i biri i Bardhylit, mbretit ilir. Ai u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi
Gjatë sundimit të Pirros, [[Epiri]] zhvilloi politikë të pavarur dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e fuqishme të kohës.Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve të reja.Pirroja i zgjeroi kufinjët e shtetit të ri të ''Epirit'' në kurriz të fqinjëve. Në veri shkoi deri te [[shkumbini|lumi Shkumbin]], në lindje deri në [[Vardar]] kurse në jug pushtoi tokat deri në [[Kornit]].
Me kërkesën e qytetit [[Tarant]], në vitin 280 p.e.s., Pirroja zbarkoi me ushtri të madhe ne Italinë e Jugut. Në luftën që zhvilloi i theu keq Romakët por edhe Epirotët pësuan humbje të mëdha. Pas disa fitoreve radhazi në [[Sicilia|Sicili]] dhe pas humbjes që pësoi në vitin 273 p.e.s., u kthye në Epir ku përsëri nuk qëndroi i qetë. Me ushtrin e tij hyri në Greqi, ku u vra gjatë luftës që zhvilloi më 272 p.e.s. në qytetin Argo. Kuriozitet është vdekja e tij. Ai u vra nga ushtarët grekë duke përfituar sepse
== Referencat ==
|