Ndryshimi mes inspektimeve të "Diokleciani"

2 bytes removed ,  3 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Historia nuk e ka vlerësuar sa duhet rëndësinë e veprës së Dioklecianit. Fakti që ai i persekutoi të krishterët e errëson kujtimin e tij, por është e vërtetë se gjykimet historike bazohen më shumë në paragjykime, sesa në fakte. Për Laktancin, shkrimtar i krishterë, Diokleciani qe një zog i së keqes, i cili, me kopracinë dhe poshtërsinë e tij, e zhyti të gjithë botën në errësirë. Autorët paganë, si Aureli, duket se qëndrojnë më afërtë vërtetës, kur i gjykojnë veprimin e tij si të efektshëm dhe ligjet e tij gjithmonë të drejta.
 
Përpjekja e madhe e Dioklecianit që perënditë tradicionale romake të rijetonin dhe kulti i tij perandorak përbënin një kërcënim për të krishterët, të cilët kishin jetuar në paqe që prej ligjit të Tolerances, të vitit 260. Në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 303, trupat perandorake i vunë zjarrin një kishe të Nikomedisë, e cila shihej nga pallati i Dioklecianit. Ligji i parë, i dalë të njëjtën ditë, urdhëronte që të mbylleshin të gjitha kishat dhe të digjeshin tekstet e shenjta. Ai u ndoq nga një ligj i dytë që i urdhëronte të gjithë besimtarët e fesë së krishterë të adhuronin perënditë pagane dhe, nëse nuk e bënin një gjë të tillë, ata do të dënoheshin me vdekje. Peshkopi Donat qe një nga viktimat e shumta të persekutimit. Pasi refuzoi të hiqte dorë nga besimi i tij, atë e futën në burg, për 6 vjet, dhe ndaj tij u ushtrua 9 herë tortura e këmbalecit. Me gjithë vuajtjen e madhe, ai arriti të mbijetonte dhe krijoi një lëvizje skizmatike për të protestuar kundër kthimit tek Kisha të të gjithë atyre që kishin hequr dorë nga besimi i krishterë gjatë persekutimeve.persekutimev
 
JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E DIOLECIANIT
Anonymous user