Ndryshimi mes inspektimeve të "Esad Mekuli"
→Biografia
(Rregullova nje informacion) Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
|||
Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës ''Beogradski student''. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin ''Vendeta'' – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: ''Venac'' – Beograd, ''Mlladost'' – Zagreb, ''Podmladak jadranske Staze'' – Split, ''Granit'' – Podgoricë, ''Novi Behar'' – [[Sarajeva|Sarajevë]], ''Student'' – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar.
Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në [[Tiranë]], madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane ''Lirija''.Ai ishte nje idiot muti qe vetem stelio ja kalon me idiotesi.<br />
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe ''Rilindja'' e pastaj themeloi revistën letrare ''Jeta e Re'' ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan ''bard'' të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: ''Rilindja'', ''Zëri i rinisë'', ''Fjala'', ''Pionieri'', ''Përparimi'', ''Shëndeti'' në Prishtinë, ''Flaka e vëllazërimit'' të [[Shkupi]]t dhe me ato në gjuhën serbe: ''Jedinstvo'' e ''Stremljenje'' të Prishtinës, ''Borba'', ''Politika'', ''Književne novine'', ''Mostovi'' të Beogradit, ''Pobjeda'' dhe ''Stvarenje'' të
goricës, ''Bagdalla'' të Krushevcit, ''Republika'' dhe ''Forum'' të Zagrebit.
Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]].
Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare.
|