Historia e Hasit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v sistemim kategorish
Gjonaj ne Gjinaj
Rreshti 52:
[[File:Aleatet Ne Has.jpg|thumb|left|'''Pushtuesit Austro-Hungarez ne Has''']]
Gjatë Luftës së Parë Botërore, pushtimi Austro-Hungarez e ktheu Krumën si qendër të Hasit, e cila u bë një qendër e madhe adminitrative, ku u vendosën komanda ushtarake dhe disa institucione të kohës e deri dhe te gjykatat krahinore,ndërkaq kishte nën administrimin e saj pjesën që nga Zhuri deri në Tropojë. Pas kësaj kohë, në vitet 1918-1921 Hasi bie nën pushtimin e Serbisë, e cila në vitin 1921 tërhiqet dhe kalon në kufinjtë e vendosur më 1913. Në këtë kohë(1921) [[Kruma]] shpallet qendër e Prefekturës së Kosovës, që përfshinte Hasin, Lumën dhe Tropojën. Ky akt erdhi pasi më parë krerët hasjanë, me Hysen Selmanin e Qarrit në krye, bajraktarët Mehmet Alia e Rexhep Syla, Brahim Didën, Tahir Hoxhën, Avdi Sahitin e Muhadrit, Ali Haxhinë, Zenel Peçakun etj.,kishin kërkuar një gjë të tillë, madje, nëse nuk do të ndodhë një akt i tillë, ata kishin kërcënuar edhe me bojkotimin e zgjedhjeve të vitit 1921. Dhe në rast se hasjanët nuk do të dilnin në zgjedhje, parlamenti shqiptar rrezikonte t'i humbiste tre deputetë. Këtë e dëshmon edhe letra e krerëve hasjane dërguar Këshillit të Lartë të Shtetit, në të cilën në mes tjerash thuhet : "...s'kena me i dhanë zarat(votat)për deputetët për Prefekturën e Drinit,e kështu ka me i hup 2-3 deputet Shqypnia".<ref>AQSH, F. 418.D. 14, fl.1.</ref> [http://itsh.edu.mk/?wpdmdl=1065]
Ata kishin kërkuar që Kruma të bëhej Prefekturë, sepse lënia e Hasit nën Prefekturën e Drinit ishte e padrejtë dhe e papranueshme nga hasjanët. Duke e parë rrezikun e humbjes së tre deputetëve kërkesa u realizua menjeherë, ndërsa Prefekturës së Kosovës, me qendër në Krumë iu dhanë nën administrim 20 qendra kryesore të Hasit si: Kruma, Vlahna, Golaj, Nikoliqi, Tregtani, Qarri, Demjani, Rugova, GjonajGjinaj, Krushnini, Romaja, Gërqina, Planeja, Guruzhupi, Kishaj, Helshani, Kosturri, Perollaj, Shigjeqi(Zgjeci) dhe Letaj. Siç shihet, edhe në atë kohë (1921)nuk kishte ndarje të Hasit dhe se prefektura në fjalë mbulonte tërë territorin hasjan. Edhe në ditët e sotme, kur Kosova dhe Shqipëria ende vazhdojnë të jenë të ndara, hasjanët ende e konsiderojnë Krumën si qendër të Hasit, ashtu sikurse kishte qenë dikur.<ref>Nexhat Çoçaj, "Hasi-enciklopedi etnokulturore V", "Pavaresia"Durres,2012-14.</ref>
 
==Zhvillimi kulturor==