Faik bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 15:
 
'''Faik Konica''' u lind më [[15 mars]] të vitit [[1875]] në [[Konica|Konicë]] dhe vdiq më [[15 Dhjetor|15 dhjetor]] të vitit [[1942]] në [[Uashington D.C.|Uashington]]. Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.
Informacion i marre nga libri i Rasim Bebos (sot ne SHBA 88 vjec)
Në historinë e vet, njeriu i thjeshtë, apo personalitet qoftë, mbart me vete përveç aktivitetit e veprimtarisë, edhe enigma e deri në sekrete. I tillë është edhe rasti i origjinës së personalitetit dhe publicistit të letrave shqipe, Faik Konica. Në periudhën e mesit të shekullit XIX e pikërisht më 1847, kur në jug të Shqipërisë shpërtheu kryengritja antiturke e Rrapo Hekalit, edhe nga fshati Shalës i Konispolit morën pjesë shumë kryengritës. Në një dokument të gjetur në Teqenë e Hekalit, rezultojnë edhe 17 luftëtarë nga fshati Shalës i Konispolit. Një ndër ta ishte edhe Dule Cullum Cullumaj. Mbështetur në historikun e shkruar të fshatit Shalës, në kujtimet e të moshuarve në fillimet e shekullit XX, mbledhur nga historian Veiz Bajo, si dhe nga banesat e agallarë ve të fshatit, rezulton se fisi Cullumaj, ishte nga më kryesorët dhe më të kamurit, këto të vendosura në lagjen “Mesomëhallë” të fshatit Shalës të Konispolit. Dulja martohet me motrën e pashait të Përmetit, nga martesa e së cilës lindi dy djem, Neimin dhe Xhelon dhe motrën e tyre Zulë. Xhelua merr pjesë në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe kalanë e Janinës në vitet 1912-1913, ku dhe vritet në vendin e quajtur Kozmira. Përveç të tjerash, ky fis, ka pasur në përdorim edhe shpatin verior dhe lindor të malit të Milesë, në atë kohë pronë e Shalësit, që e përdornin si kullotë për bagëtinë. Të paktën, në shekullin e XIX dhe fillimin e shekullit XX, Cullumajt ishin të lidhur me miqësi e vendstrehime për luftëtarë e agallarë, si me agallarët e Konispolit, Filatit, Delvinës, Përmetit e Konicës. Në kujtimet e tij për këtë na flet edhe historian nga ky fshat, Rasim Bebo (sot në SHBA.,88 vjeç). Gjatë vizitave që kryente agai i Konicës, në gjysmën e shekullit XIX, tek Cullumajt dhe Avdulajt, merrte me vete edhe djalin e tij, Shahin Konicën. Midis të tjerash, para tyre u shfaq edhe një vajzë shumë e bukur e Cullumajve, Zula. Shahini, sa e pa për herë të parë, i hyri për zemër. Gjen rastin dhe vjen përsëri me të atin, ku dhe e kërkon për nuse Zulën. Kështu u lidhën këto dy familje agallarësh: e Shahin Konicës nga Konica dhe e Dule Cullumit nga Shalsi i Konispolit. Nga ky bashkim martesor lindi Faik Konica. Por fatkeqësisht, Zula, vdiq nga një sëmundje e pashërueshme duke e lënë Faikun të vogël. Mashkulli i fundit nga Cullumajt ishte Xhaferr Cullumi, i cili vritet pabesisht në Tepelenë nga vendasit më 1914. Por Cullumajt kishin miqësi edhe me çetnikët vllehë, në marrëveshjet dhe bashkëpunimet që kryenin ndërmjet tyre për kullota dhe tregti bagëtish e produkteve blegtorale e bujqësore. Ndërsa femra e fundit nga Cullumajt mbeti Fahria, e cila u martua me Mezan Mustafain nga Shalësi. Cullumajt, kjo familje e pasur agallarësh, me burra patriot që morën pjesë në tërë luftërat për liri e pavarësi në vitet 1847, 1909, 1912 e këtej, burrat ia shoi lufta dhe sot është një fis i humbur. Pra, Faik Konica, pa dyshim është nip nga Shalsi i Konispolit. Në të mirë të këtij fakti, pjesërisht janë edhe dy materiale të botuara nga autorët Nasho Jorgaqi dhe Xhevat Lloshi tek vepra “Faik Konica-Vepra”, botim i shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1993, faqe 7, ku thuhet: Shahin Konica, prej martesës së tij me një zonjë nga bejlerët e Delvinës, pati dy çupa dhe katër djem, ndër të cilët, njeri ishte Faiku.
Po tek ky libër, në faqen 356, At’ Gjergj Fishta, midis të tjerash, shkruan: E ëma vinte nga bejlerët e Delvinës, shumica e të cilëve ishin ngjitur në poste të rëndësishme të perandorisë turke.
Pra, në këto dy materiale, e sidomos tek ato të At’ Gjergj Fishtës, që ishte jo vetëm bashkëkohës e krijues cilësor i letërsisë shqipe, por edhe mik i Faik Konicës, vërtetohet më së miri se Faiku e kishte nënën nga bejlerët e Delvinës (në atë kohë njihej Delvina si qendër e jugut), kështu që në kohën e pushtimit turk, mbi origjinën e banorëve shënohej vetëm emir i kazasë, ose sanxhakut nga vjen, dhe jo emri i fshatrave që nuk shënoheshin në asnjë dokument origjine. Kështu, mund të përmendim, ka ndodhur me origjinën e Mahmut( Mihal) Dalanit, Osman Takës, e ndonjë figure tjetër ku janë shënuar vetëm emri i kazasë.
Megjithatë, themi, se shkrimtari, publicist, diplomati dhe politikani, Faik Konica, buron nga nënë çame, bijë e Shalësit të Konispolit. Ndoshta ky fakt përmendet për here të pare në biografinë e Faik Konicës, si një nga sekretet që e mori me vete, ndoshta për shumë arsye të kohës. Por Zula e Shalsit i dha të birit, për aq sa jetoi, edukatën, gjuhën shqipe dhe virtytet patriotike të fisit të Cullumajve, të traditave të larta atdhetare, si objektiv për ardhmërinë e kombit shqiptar. Disa nga këto të dhëna,siç thamë edhe më lart, i ka mbledhur edhe historian Rasim Bebo, nga hallat e tija, Shania dhe Difua nga fisi i Cullumajve, si dhe hoxha i Konispolit, Mehmet Alushi, aktiviteti i të cilit i përket gjysmës së parë të shekullit XX.
 
== Jetëshkrimi ==