[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Vdekje: përmirësime teknike duke përdorur AWB
 
Rreshti 25:
Me 6 maj bie përvjetori i vdekjes së don Lekë Matrëngës
Si sot, më 6 maj të vitit 1619 u nda nga jeta prifti arbëresh don Lekë Matrënga (1576-1619) në Horë të Arbëreshëve. Ai është autori i vjetër arbëresh që njohim deri më sot. Don Lekë Matrënga u lind në Horë të Arbëreshëve në Sicili, pasi kreu studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Athanasit në Romë, u kthye në Sicilinë e tij të lindjes, ku shërbeu si prift. Në vitin 1592 përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm me titull "E mbesueme e kërshterë" ( Doktrina e Krishterë). Kjo vepër me 28 faqe që ka rëndësi shpirtërore e katekistike për historikun e kishës arbëreshe, kjo vepër përfshin një vjershë me tetë vargje që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip, si dhe vetë katekizmin: një doracak fetar për doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje. Kjo vepër është e rëndësishme edhe për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Sicilisë; ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në atë vëllim, dokument i parë e botuar i vjershërimit shqip.
 
 
[[Kategoria:Shekulli XVI]]