Ndryshimi mes inspektimeve të "ADN"

8 bytes removed ,  3 vjet më parë
përmirësime teknike duke përdorur AWB
(përmirësime teknike duke përdorur AWB)
{{Cung|mjekësia}}
[[Skeda:DNA_Overview.png|parapamje|180px|right|Ndërtimi i përgjithshëm e një prerjeje të ADN-së]]
[[Skeda:ADN_animation.gif|parapamje|Një pjesë ADN në lëvizje]]'''ADN''' është akronim për '''Acidin Desoksiribonukleik'''. ADN-ja është substanca në të cilën mbartet e koduar, për shumicën e organizmave, informacioni i trashëgimisë, informacion i cili kalohet në qelizat bija pas cdo ndarje qelizore. Në këtë mënyrë, ADN-ja është përgjegjëse për strukturën dhe karakteristikat fizike dhe biokimike për gati të gjitha qeniet e gjalla.
 
ADN-ja (''anglisht - DNA'') është një polimer i gjatë, në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë. Molekulat e saj ndërtojnë një matricë, në bazë të së cilës kryhet sinteza e ARN-së (transkriptimi), e cila, nga ana e saj, shërben si matricë për sintezën e proteinave (përkthimi), sintezë që bëhet sipas [[kodi|kodit gjenetik]].
 
Në tërësinë e [[qeliza]]ve [[eukarioti]]ke si të atyre të [[Bima|bimëve]], [[Kafsha|kafshëve]], [[këpurdhat|kërpudhave]] dhe [[Protisti|protistëve]], shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura [[prokariote]], duke përfshirë [[eubakteria]]n dhe [[Arkaea|arkaeanarkaea]]n, ADN nuk është e ndarë nga [[citoplazma]] me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si [[Kloroplasti|kloroplaste]] dhe [[mitokondri]] gjithashtu përmbajnë ADN.
 
ADN-ja përmendet shpesh si një [[molekula|molekulë]] ë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë [[Ndarja e qelizës|ndarjes qelizore]], ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë [[riprodhimi]]t. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se [[ADN mitokondrinore]] rrjedh vetëm nga nëna, dhe [[kromozomi Y]] mashkullor rrjedh nga babai.
 
== Përbëja dhe struktura e ADN-ës ==
Acidi deoksiribonukleik përbëhet prej dy vargjesh komplementare të lidhura ndërmjet vete me lidhje hidrogjenore. Vargjet e kanë formën e spirales. Në strukturën e ADN-së marrin pjesë bazat purine: adenina dhe guanina; [[bazat]] pirimidine: citozina dhe [[timina]]; acidi fosforik dhe deoksiriboza. Deoksiriboza dhe [[acidi fosforik]] gjenden në çdo nukleotid. Prandaj, një nukleotid dallohet prej tjetrit nukleotid në bazë të asaj se cila bazë purine ose primidine gjenden në të.
 
Meqenëse në strukturën e ADN-së marrin pjesë 4 lloj bazash ( A, G, C dhe T), atëherë molekua e ADN-së është e ndërtuar është e ndërtuar prej 4 lloj nukleotidesh. Specifiteti i ndërtimit prej llojit në lloj varet nga numri i [[nukleotidet|nukleotideve]] purine ose pirimidine, lloji dhe renditja e tyre në varg polinuklotidik. Bazat azotike purine dhe pitrimidine janë të renditura në varg në bazë të ligjit të përputhshmërisë. Kjo do të thotë se përballë adeninës të njërit varg çdo herë gjendet timina e vargut tjetër, e përballë guaninës gjendet citozina. Bazat purine të njërit varg janë të lidhura me bazat pirimidine të vargut tjetër me lidhje hidrogjenore. [[Adenina]] (A) lidhet me timinën (T) me dy lidhje hidrogjenore, kurse [[guanina]] (G) me [[citozina|citozinën]] me tri [[lidhja hidrogjenore|lidhje hidrogjenore]]. Sasia e ADN-ës është konstante dhe specifike për çdo qenie të gjallë.
 
[[Kategoria:Biokimi]]
 
 
{{Cung|mjekësia}}
37.617

edits