[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: ''''' → ''' (16), Korrik → korrik, Gusht → gusht, hoqa: <!--interwiki-->, <!-- kategorizim dhe ndëruiki--> duke përdorur AWB
Rreshti 6:
 
== Historia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Historia e Afganistanit]]'''''
 
Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.
 
== Politika ==
: '''''Artikulli kryesor : [[Sistemi shtetëror - Afganistani|Sistemi shtetëror]]'''''
Forma e regjimit të Afganistanit është [[Republika|Republikë]] me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “[[Loja Xhirga]]”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.
 
== Ndarja administrative ==
[[Skeda:AfghanistanKabul.png|parapamje|200px|Vilajete e Afganistanit (Kabuli)]]
:'''''Artikulli kryesor [[Njësitë administrative të Afganistanit|Njësitë territoriale]]'''''
 
Që nga [[13 gusht|13 gushti]]i [[2004]], Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.
 
Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.
Rreshti 67:
 
== Gjeografia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Gjeografia e Afganistanit]]'''''
 
Afganistani gjendet në Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të Iranit. Gjendet në koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.
 
Ka një sipërfaqe totale prej 652,230 &nbsp;km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Ka një kufi 5,529 &nbsp;km. Ka kufi me Kinën (76 &nbsp;km), Iranin (936 &nbsp;km), Pakistanin (2,430 &nbsp;km), Taxhikistanin (1,206 &nbsp;km), Turkmenistanin (744 &nbsp;km) dhe Uzbekistanin (137 &nbsp;km). Nuk dalje në det.
 
Klima është aride në gjysmëaride; ka dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta. Terreni është kryesisht i përbërë nga male të thyera, por edhe fushor në veri dhe jugperëndim.
Rreshti 83:
* të tjera: 87.66%
* Tokë e ujitur:
* 27,200 &nbsp;km katror
* Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
* 65 &nbsp;km kubikë
* Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
* gjithsej: 23.26 &nbsp;km kubikë për vit (2%/0%/98%)
* për banor: 779 m kubik për vit
 
=== Klima ===
: '''''Artikulli kryesor [[Klima e Afganistanit]]'''''
Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu.
Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( [[gjuha latine|lat]]. [[Phoenix dactylifera]]). Po ashtu Afganistani pas [[Birmania|Birmanisë]] (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.
Rreshti 97:
== Ekonomia ==
 
: '''''Artikulli kryesor [[Ekonomia e Afganistanit]]'''''
 
Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.
 
== Demografia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Demografia e Afganistanit]]'''''
 
Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë
Rreshti 117:
 
== Kultura ==
: '''''Artikulli kryesor : [[Kultura e Shteteve - Afganistani|Kultura në Afganistan]]'''''
Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kulur të mirëfilltë gjithë Afgane të mos ketë.
<gallery>
Rreshti 130:
 
== Marrëdhëniet mes Afganistanit dhe [[Shqipëria|Shqipërisë]] ==
Me datë [[16 Gusht|16 gusht]] [[2006]], në mbështetje të nenit 100 të [[Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë|Kushtetutës]] dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë [[3 Korrik|3 korrik]] [[2003]], "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, [[Këshilli i Ministrave i Shqipërisë|Këshilli i Ministrave]] vendosi lidhjen e [[Marrëdhënie diplomatike|marrëdhënieve diplomatike]] me Republikën Islamike të Afganistanit.
 
Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "[[Liri e Përhershme]]" ([[Enduring Freedom]]), në kuadrin e misionit [[ISAF]] të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga [[gushti]] [[2002]]. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një [[toga|togë]] me 22 vetë nga [[Batalioni i Operacioneve Speciale]] dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e [[Kabuli]]t. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9-të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë. Ai ishte në përbërje të Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë i dislokuar në [[Poshnjë]] të [[Berati]]t.
Rreshti 158:
* [http://www.aims.org.af/ Afghanistan Information Management Service] - projekt i [[Organizata e Kombeve të Bashkuara|OKB]]-së
<!--Lidhje tjera-->
<!-- kategorizim dhe ndëruiki-->
{{Azia-gjeo-cung}}
{{VendeAzise}}
<!--interwiki-->{{VendeAzise}}
 
[[Kategoria:Afganistan|*]]
[[Kategoria:OKI]]
 
 
{{Azia-gjeo-cung}}