Abdurrahman Roza Haxhiu: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Marbott (diskuto | kontribute) →top: rregullim i sintaksës |
|||
Rreshti 3:
Stadiumi "A.Roza Haxhiu" Lushnje
]]
'''Abdurrahman Roza Haxhiu''' ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen "Kongresi i Lushnjës" më 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist.Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës.Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë,Lushnjen,Dinamon,Besën e Partizanin.Abdurrahman Roza Haxhiu,jetoi shumë pak,reth tri dekada e gjysëm,e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij,ja kushtoi futbollit,sportit të zemrës.Madje,në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij,Roza është nga ata luftëtarë,që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit,i aksidentuar për vdekje,nga një goditje vdekjeprurëse në kokë,e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.Dhe kjo i ndodhi,kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit,duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij,por edhe të sportit mbarëkombëtarë.Kësisojë,ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptarë…Roza Haxhiu këpucët e futbollit i veshi fillimisht me Besën e Kavajës më 1950,ku u dallua si një mesfushorë me vizionë të gjërë.Vetëm një vit më vonë, pasi “ka rënë në sy”, kalon tek Partizani, përkrah emrave të shquar të futbollit tonë si Boriçi, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Boriçi (tashmë trajner), së bashku me Jançen i besojnë fanelën e përfaqësueses në Festivalet Botërore të Rinisë. Rrugët tashmë janë hapur : në vitin 1955, kur Dinamo do të ndeshej me Dozhën e Budapestit, Roza thirret si përforcim në radhët e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do të shprehej pas ndeshjeve : ”Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”. Në atë takim Roza ka pasur detyrën e një mbrojtësi të lirë. Ekipi hungarez ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të asaj kohe, që edhe pse në fushën e vet nuk ka mundur të marrin më shumë se një barazim. Lojtarët hungarez ishin të një kalibri evropian në atë periudhë. Megjithatë,Dinamo me lojën e saj ka mundur të tërheqë vëmendjen e specialistëve ndërkombëtarë. Roza Haxhiu luajti edhe për skuadrën kombëtare Shqiptare. Nuk mund të ishte rastësi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me përfaqësuesen shqiptare. E rëndësishme në atë kohë ishte aktivizimi i ndonjë ekipi shqiptar në veprimtarinë ndërkombëtare. Ekipi që kishte fatin i nevojiteshin lojtarë me cilësi. Teknika dhe cilësia e pakrahasueshme e Rozës, nuk kishte sesi të shpëtonte nga vëmendja e federatës. Pas kësaj, nuk mund të harrohen fitoret ndaj Çekosllovakisë 3-0 dhe fitorja me Poloninë. Në ato ndeshje Roza Haxhiu dha maksimumin, duke u kthyer në një simbol të futbollit shqiptarë. Në dy vitet e mëpastajme, ai është i kudondodhuri i Partizanit : i papërtueshëm, i shkathët, teknik, me një diapazon të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh. Bashkëkohësit kujtojnë padyshim Roza Haxhiu-n që shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes Partizani-Dinamo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me fitoren e merituar të Partizanit 3:1 dhe qe i dha titullin kampion i vitit 1957 në kampionatin e 20-të kombëtarë, Partizanit.Dhe për të plotësuar figurën e tij komplekse,si futbollist,nuk mund ta lësh pa përmëndur takimet e paharruara të Partizanit në Leipzig të Gjermanisë,në shtator të vitit 1958 ku krahas gjithë ekipit,kontribut të veçantë për fitimin e medaljeve të argjendta dha edhe Roza Haxhiu.Në vitin 1958,”Partizani” merr pjesë në një turne miqësor në Bullgari.Në një nga takimet e forta me “ekipin e “Plevenit”,të të njëjtit qytet,i cili përfundoi 2:1,në favor të ekipit tonë,Roza dëmtohet rëndë.Megjithëse i dëmtuar,me shpirt të lartë sakrifice,ai luajti për më shumë se 1 vit edhe me ekipin e “Dinamos” e më pas kthehet në qytetin e tij.Kur kthehet në qytetin e tij, duke mos u shkëputur nga futbolli,merr drejtimin e skuadrës lushnjare,duke luajtur edhe vetë.Pas dy finalesh me Erzenin, të fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu bën që Traktori i atëhershëm të futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së dytë duke u shpallur kampionë i tij në 1960. Futja në kategorinë e parë i hapi shtegun futbollit lushnjarë për tu përfaqësuar më 1960 në kampionatin kombëtarë të rezervave bashkë me : Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Labinotin, Besën dhe Tomorrin duke zënë edhe vend nderi.Në
[[Kategoria:Futbollistë shqiptarë]]
|