[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars duke përdorur AWB
Rreshti 43:
}}
 
'''Albuquerque''' (shqiptohet ''Albëkerki'') është qyteti më i populluar në shtetin amerikan të [[Nju Meksiko]]s. Ai është qendra e qarkut [[Bernalillo County|Bernalillo]], dhe ndodhet në pjesën qendrore të shtetit, në të dy anët e lumit Rio Grande.
 
Në Albuquerque ndodhet Universiteti i Nju Meksikos, Kolegji Komunitar i Nju Meksikos Qendrore, Shërbimet Shëndetësore Presbiteriane, Baza e Forcave Ajrore Kirtland, Laboratoret Kombëtare Sandia, Instituti i Kërkimeve Respiratore Lovelace dhe Monumenti Kombëtar Petroglyph. Malet Sandia shtrihen përgjatë anës lindore të Albuquerque, dhe lumi Rio Grande rrjedh nëpër qytet nga veriu në jug.
Rreshti 57:
[[Figura:SnowyAlbuquerqueDowntown.JPG|thumb|left|250px|Qendra e Albuquerque pas një stuhie dëbore.]]
 
Dimrat janë të shkurtër, me dhjetorin muajin më të ftohtë, me mesatarisht 2.4 °C. Temperatura më i ulët e vitit është zakonisht rreth -12 °C.
 
Pranvera është me erë dhe e ngrohtë, ndonjëherë me disa shira, por zakonisht pranvera është pjesa më e thatë e vitit në Albuquerque. Marsimarsi dhe prilli kanë tendencë të kenë më shumë ditë me erë që arrijnë 32 deri në 48  km/orë, dhe era e fortë e pasdites mund të ngrejë rërë dhe pluhur. Në maj, erërat kanë tendencë që të pakësohen, ndërsa temperaturat fillojnë të ndjehen si në verë.
 
Të nxehtit e verës është relativisht i tolerueshëm për shkak të lagështisë së ulët. Ka 2,7 ditë mesatarisht në vit me temperaturë 38  °C, kryesisht në qershor dhe korrik dhe një mesatare prej 60 ditësh me temperaturë 32 °C.
 
Vjeshta ka ditë të ngrohta dhe netë freskëta me pak shira, edhe pse moti mund të jetë më i paparashikueshëm më afër dimrit.
 
== Arsimi ==
Në Albuquerque ndodhet Universiteti i Nju Meksikos (UNM), universiteti publik më i madh në shtet. UNM përfshin një Shkollë Mjekësie cila u renditet në 50 shkollat më të mira mjeksore dhe të kujdesit shëndetësor në vend. Kolegji Komunitar i Nju Meksikos Qendrore është një kolegj i financuar nga qarku në shërbim të diplomuarve të rinj të shkollave të mesme dhe të rriturve që kthehen në shkollë. Në Albuquerque ndodhen edhe shkollat e mëposhtme ​​jofitimprurëse të arsimit të lartë: Universiteti Jugperëndimor i Arteve Pamore, Instituti Jugperëndimor Politeknik Indian, Universiteti Trinity Jugperëndimor, Kolegji i Infermierisë i Universitetit Shën Francis. Institucione të tjera shtetërore dhe jo-fitimprurëse të arsimit të lartë kanë lëvizur disa nga programet e tyre në Albuquerque. Këto janë: Universiteti Shtetëror i Nju Meksikos, Universitin Highlands, Universiteti Lewis, Universiteti Baptist Wayland, dhe Universiteti Webster.
 
Shkollat Publike të ​​Albuquerque, një nga distriktet më të mëdha të shkollave në vend, ofron shërbime arsimore për mbi 87.000 fëmijë në të gjithë qytetin. Shkolla të shumta përgatitore private i shërbejnë nxënësve në Albuquerque.
{{wide image|Albuquerque_pano_sunset.jpg|1500px|<center> Një panoramë e qytetit Albuquerque.</center>}}
 
 
[[Kategoria:Qytete në SHBA]]