[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 11:
[[File:USS Enterprise FS Charles de Gaulle.jpg|thumb|Dy [[Aeroplanmbajtësja|aeroplanmbajtëse]]: një amerikane USS ''Enterprise'' dhe një franceze FS ''Charles de Gaulle''.]]
[[Skeda:IN Frigate Malabar 07.jpg|thumb|Shkatërruesi indian INS ''Ranjit''.]]
Në kohën e Mesopotamisë, [[Persia|Persisë së lashtë]], [[Greqia e lashtë|Greqisë së lashtë]] dhe të [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], anije luftarake ishin gjithmonë ''galerat'' (të tilla si ''biremat ''dhe ''triremat''), një anije e gjatë dhe e ngushtë, që lëviz me anë të fuqisë njerzore, respektivisht me anë të rremave të shumtë të vendosur përgjatë trupit të anijes të lëvizura nga rremaxhinjtë. Ata janë të dizajnuara të godisin dhe të fundosin anijet armike. Mirëpo me zhvillimin e katapultës në shekullin 4 p. e. s. dhe me përmirësimin e teknologjisë së saj, u mundësua formimi i flotave të para të përbëra me luftanije të pajisura me artileri. Kto flota të parët i krijuan [[Greqishtja e lashtë|grekët e lashtë]]. Gjatë antikitetit të vonë, mënyra e goditjes së anijes armike mbeti jashtë përdorimit dhe taktikat e galerave kundër anijeve të tjera gjatë [[Mesjetë|mesjetësmesjetë]]s deri në fund të shekullit 16 janë fokusuar në zbarkimin në anijen armike.
 
=== Koha e velit ===
Rreshti 21:
Gjatë shekullit 19 një revolucion zëri vend në mjetet shtytëse, armatimin dhe ndërtimin e luftanijeve. Motorët me [[Avulli|avull]] u shfaqën, në fillim si forca ndihmëse, në çerekun e dytë të shekullit 19 .
 
Lufta e Krimesë dha një stimul të madh në zhvillimin e armëve. Futja e [[Predha|predhavepredha]]ve shpërthyese shpejt ka çuar në përdorimin e hekurit, dhe më vonë, çelikut për të ndërtuar armaturën e anëve dhe kuvertës së luftanijeve të mëdha. Koracatat e para, ajo franceze ''Gloire'' dhe ajo britanike ''Warrior'', bënë që luftanijet prej druri të dalin jashtë përdorimit. Metali shpejt zëvendësoi në tërësi drurin si materialin kryesor për ndërtimin e luftanijeve.
 
Nga vitet 1850, anijet e linjës me vela u zëvendësuan nga anijet e luftës me motorë me avull, ndërsa fregatat me vela u zëvendësuan nga kryqëzorët me motorë me avull. Armatimi i luftanijeve u ndryshu me shpikjen e barbetave dhe turrave rrotulluese , të cilat i lejonin armët që të godasin në mënyrë të pavarur nga drejtimi i anijes dhe mundësuan që një numër më i vogël i armëve më të mëdha të mbahet në anije.