Antonio Vivaldi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v All info is kept in Wikidata, removed: {{Link FA|fr}} using AWB (10903)
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Vivaldi.jpg|parapamje|Piktura e një muzikanti të pa njohur të [[Shekulli XVIII|shekullit XVIII]], që njihet si portret i Vivaldit]]
''' Antonio Lucio Vivaldi''' lindi më [[4 Mars|4 mars]] [[1678]] në [[Venecia]], [[Italia|Itali]]. Mësoi violinën nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) që punonte si berber. Pas një periudhe mësimi, at e bir bënë një turne rreth Venecias. Vivaldi kishte një problem shëndetësor, të cilin e quante ngushtim të kraharorit. Bëhej fjalë për astmë që me gjithë shqetësimet në frymëmarrje nuk e pengoi të mësonte të luante në violinë, të kompozonte dhe të merrte pjesë në aktivitete muzikore. Në moshën 14 vjeçare, nisi të studionte në një shkollë biblike. Në vitin [[1703]], përfundoi studimet dhe u emërua prift, me emrin fetar "Prifti i Kuq," për shkak të ngjyrës së flokëve.
 
Më [[1704]], për shkak të shëndetit të tij, Vivaldi nuk mundi të drejtojë meshën e Ujit të Shenjtë dhe dy vjet më vonë, u bë profesor violine në Jetimoren për vajza, Pio Spitali i Mëshirës, në Venecia. Në jetimore ai kishte shumë përgjegjësi për detyra të ndryshme. Shume shpejt, pasi ishte bërë mësues, jetimët patën sukses edhe jashtë shtetit. Vivaldi ka shkruar për ta shumicën e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Në [[1705]] u publikua përmbledhja e parë me punët e tij, e titulluar “Raccolta”. Në [[1707]] u njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), të cilën e konsideronte si muza frymëzimi. Në vitin [[1713]], Vivaldi u bë përgjegjës për aktivitetet muzikore të institutit.
Rreshti 8:
Vivaldi njihet si një prej [[artisti|artist]]ëve që solli muzikën Baroke. BAHU , u ndikua jashtë mase prej muzikës së Vivaldit. Bahu transkriptoi një sërë koncertesh për piano dhe një sërë pjesësh muzikore për orkestër ku përfshihet ‘Koncerti i Famshëm për Katër Violina dhe Violinçelë’. Megjithatë, jo të gjithë muzikantët shfaqën të njëjtin mendim kundrejt Vivaldit.
 
Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi mund të ketë pasur lidhje dashurie, njëra prej të cilave mendohet të ketë qenë me këngëtaren operistike veneciane Ana Xhiraud (Anna Giraud), më të cilën ai do të punonte materiale prej operës së vjetër veneciane, duke ia përshtati vokalit të këngëtares. Sidoqoftë, nuk gjenden fakte konkrete që mund të vërtetojë ndonjë lidhje romantike të Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shumë kompozitorëve të tjerë të asaj periudhe, ishte e zhytur në varfëri. Për të siguruar të ardhurat, për tu shpërngulur në Vjenë, Vivaldi u detyrua të shiste një pjesë të madhe të veprave të tij. Arsyet e largimit të tij prej Venecias nuk janë shumë të qarta, por mendohet se dëshironte të takonte Karlin e VI-të, i cili i adhuronte kompozimet e tij. Në vitin [[1727]], Vivaldi i kushtoi Karlit të VI-të, veprën muzikore ‘La Cetra’ e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbretëror”.
 
Pak pas mbërritjes së Vivaldit në [[Vjena|Vjenë]], Karli vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbretërore. Vivaldi u detyrua të shiste më shumë dorëshkrime të veprave të tij muzikore dhe në vitin [[1741]] ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros në një varr të thjeshtë, vendndodhja e të cilit është në Kishën e Karlit në Vjenë. Pas vdekjes së tij veprat e Vivaldit mbetën në errësirë deri ne fillim te [[Shekulli XX|shekullit XX]]. Shtepia ku Vivaldi jetoi në Vjenë është shembur, sidoqoftë për Vivaldin janë vendosur plakatë përkujtimore në Miljen e Muzikes Vjeneze si dhe në Sheshin Ruzvelt (Roosevelt Square).