[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Lidhje të jashtme: All info is kept in Wikidata / removed a deleted template, removed: {{Link FA|af}} using AWB (10903)
përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:ApartheidSignEnglishAfrikaans.jpg|parapamje|Tabelë e kohës së aparteidit]]
'''Aparteidi''' (Afrikaans: ndarje, veçim) është doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut e cila ekziston që nga viti 1948: Nëpërmjet ndarjes politike, sociale, ekonomike dhe hapësinore të racave synohej arritja e një zhvillimi të ndarë në të gjitha fushat. Politika e Aparteidit u hodh poshtë nga gati të gjitha vendet e botës, pasi ajo çonte drejt shtypjes së të gjithë afrikanëve "jo të bardhë" të Afrikës së Jugut dhe forconte sundimin e pakicës së përbërë nga të bardhët.Aparteidi shkaktoi izolimin politik të Afrikës së Jugut. Organizatat politike të afrikanëve zezakë iu kundërvinë Aparteidit që në fillim. Në vitin 1990/91, nën qeverisjen e presidentit De Klerk u anuluan të gjitha ligjet e Aparteidit; Në vitin 1993/94, të gjitha racat fituan barazinë politike.
Regjimi i Aparteidit i Afrikës së Jugut, në gjithë botën u bë sinonim i padrejtësisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.
 
== Zhvillimi ==
Rreshti 12:
Nën udhëheqjen e kryeministrave Malan (1948-1954) dhe Strijdom (1954-1958), administrata e Afrikës së Jugut synonte të ashtuquajturin "Wit baasskap", sundimin në jetën e përditshme dhe në politikë të njeriut të bardhë. Të gjitha vendimet dhe konventat e polikës së mëparshme të ndarjes u shndërruan në ligje të aparteidit. Kjo periudhë shënoi pikën kulminante të aparteidit "petty", të aparteidit të vogël, e cila e bëri publik diskriminimin e jo të bardhëve.
 
Në epokën e H.F. Vervoerdit (1958-1966), politika e ndarjes racore kishte prioritet. Ajo synonte shndërrimin në shtete të pavarura të territoreve të fiseve të dikurshme, duke krijuar në këtë mënyrë një Afrikë të vogël, të pasur dhe të bardhë të Jugut. Por planet e Vervoerdsit nuk u realizuan: Problemi i miliona zezakëve nëpër qytete dhe mosnjohja ndërkombëtare e këtij shteti e dobësoi zhvillimin e politikës së kësaj qeverie. Në kohën e qeverisjes së Vervoerdsit, në arenën ndërkombëtare u shtua kritika, kritikë kjo e cila në atë kohë nuk pati rrjedhoja të rëndësishme. Pas kësaj u bënë korrigjime kozmetike, pas të cilave nuk flitej më për aparteid, por për një "zhvillim të ndarë".
 
Në periudhën e qeverisjes së Vorsterit (1966-1978), Afrika e Jugut u izolua gjithnjë e më tepër. Në vitin 1976 nisi kryengritja e zezakëve në Soweto, në Township-in e Johaesburgut. Edhe kolonitë e atëhershme mike Angola dhe Mozambiku kaluan në anën e "shteteve të frontit" dhe i shpallën luftë Afrikës së Jugut. Për t'iu shmangur izolimit, për herë të parë filluan bisedimet me jo të bardhët. Në vitin 1974 u anulua shumica e ligjeve të aparteidit .
Rreshti 36:
== Fundi ==
[[Skeda:Nelson Mandela-2008 (edit).jpg|parapamje|[[Nelson Mandela]]]]
Por siç shkruan edhe Mandela më vonë në autobiografinë e tij "momentet më të pashpresa janë rastin më i volitshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja." Në këtë mënyrë nisën bisedimet e para me grupet e ndryshme, e madje edhe me vetë presidentin Botha. Kështu u arrit më të njihej nga afër frika e të bardhëve nga ndryshimet në pushtet, frika për marrjen e pushtetit nga një shumicë aq e madhe, e panjohur dhe e frikshme zezake.Kjo ishte gjendja në vitin 1989, në kohën kur pas një ataku në zemër të Bothas, pushtetin e morri Frederik Vilhelm de Klerk. De Klerk nuk kishte ngurruar asnjëherë të shprehte vullnetin e tij për reforma rrënjësore. Në fjalimin e tij të njohur me rastin e hapjes së parlamentit më 2 shkurt 1990, de Klerk konstatoi dështimin e politikës së Aparteidit dhe paralajmëroi këto masa:
 
# lirimin e Mandelës;