[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 18:
}}
 
'''Apolonia''' është qyteti antik në [[Shqipëria|Shqipëri]] ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
 
'''Apolonia''' është qyteti antik në [[Shqipëria|Shqipëri]] ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
 
== Vendndodhja sot ==
Jo larg Fierit në rrugën që shkon në drejtim të detit Adriatik në një largësi rreth 14  km.
[[Skeda:Dewing 1426.jpg|left|parapamje|Spuren der griechischen Kolonisten : [[Drachme]] nga [[Apolonia (Albanien)|Apolonia]]]]
 
Line 28 ⟶ 27:
'''Apolonia''' është qyteti antik në [[Shqipëria|Shqipëri]] ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.
 
Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4  km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.
 
Ndryshe nga qytetet koloni tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm.
Line 107 ⟶ 106:
== Bujqësia dhe Blegtoria ==
Apolonia përpos që ishte një qendër prodhimi zejtar ajo ishte njëkohësisht edhe një prodhues bujqësorë. Ngritja e Apolonisë në një tokë pjellorë është treguesi me i mirë për rolin bujqësor që kishte ky qytet. Pranë mureve të qytetet ishte vendosur tempulli i hyjneshës Demetra ku pastaj fillonin arat e Apoloniatëve, fusha e Gylakesë.
Në afërsi të Apolonisë 1-2 1–2 km në perëndim të saj, pranë fshatit të sotëm Sop, janë gjetur me shumicë figurina terakotash të shek IV p.e.s. kushtuar hyjneshës Demetra. Përveç tokave të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, zona përreth qytetit ka qenë e pasur me kullota mjaftë të mira për rritjen e gjethit, te kuajve e të bagëtisë së imët. Prodhimi kryesorë i bujqësisë apoloniate ishte drithi. Gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur kokrra të drithit të cilat kanë qenë të karbonizuar që në antikitet. Gjithashtu janë të njohur edhe pitosët të cilët kanë shërbyer për mbajtjen e drithit. Për rendësin e drithit në Apoloni na tregojnë edhe disa monedha ku në faqet e saj ka qenë pamja e kallirit. Një prodhim mjaftë të rëndësishëm në bujqësinë Apoloniate kanë pasur edhe vreshtat. Nga gërmimet arkeologjike na janë gjetur kazma e gjata njëtehëshe (qylyke) të cilat janë nevojitur për punimin e e thellë të vreshtave, kosoret për pastrimin e kopshteve, kiza të madhësive të ndryshme, që përdoreshin për krasitje. Për rëndësinë dhe kultivimin e rrushit ndër apoloniatër na tregojnë edhe disa vepra artistike, sidomos në enët e pikturuara gjatë shek. VI-III p.e.s. kurrë nuk mungon diçka nga rrushi: lastari,fleta apo fryti. Gjithashtu na janë të njohura shumë enë që shërbehej vera, si amforat me të cilat shërbehej në tavolinë si dhe kupat që shërbenin për tu pirë. Për vreshtarinë na tregon edhe Straboni i cili kur e përshkruan bregdetin ilirë tregon se ai ishte i pasur me vreshta.
 
Përpos bujqësisë në Apoloni një zhvillim mjaftë të madh pati edhe blegtoria. Vetë fakti se në Apoloni nderohej perëndesha Artemis, tempulli i së cilës zinte pjesën kryesore të qytetit tregon për rendësin e blegtorisë dhe bujqësisë. Kullosat Apoloniatët i kishin jashtë mureve të Apolonisë, buzë Vjosës. Njoftime për blegtorin Apoloniate na jep Herodoti i cili na jep njoftime se në Apoloni ka dele, të cilat i janë kushtuar diellit, dhe që i ruanin burrat më të shquar si nga pikëpamja e pasurisë, ashtu edhe e fisit secili nga këta i ruante një vit. Herodoti na tregon edhe për Evinin i cili gjatë ruajtjes së deleve e kishte zënë gjumi dhe ujqërit i kishin shqyer kopenë. Për këtë Apoloniatët e dërguan Evinin në gjyq dhe e dënuan me verbim . Por menjëherë pasi e verbuan as delet dhe as toka më nuk jepte fryt. Apoloniatët dërguan njerëz te orakulli i Dodonës dhe Delfit për të mësuar të vërtetën, përgjigjja e tyre ishte se ata ishin të dënuar pasi që ata kishin dënuar rëndë Evinin. Dhe derisa Apoloniatët të mos e vuanin dënimin deri sa që Evini do ta quante të drejtë. Si dhe deri të mos jetë Evini i lumtur. Pas kësaj përgjigjeje ata shkuan te Evini dhe e pyetën për dënimin të cilin do tua e jepte ai Apoloniatëve dhe të ishte ai i lumtur. Evini duke mos ditur përgjigjen e orakujve ai kërkoj dy ara të cilat ai i dinte që janë ndër më të mirat, dhe një shtëpi pranë këtyre arave. Apoloniatët ia plotësuan menjëherë këtë dëshirë. Menjëherë pas kësaj Evinit i erdhi vetia e orakullit i cili u bë edhe i dëgjuar. Kjo legjendë për Evinin është tregues i qartë se çfarë vendi zinte bujqësia dhe blegtoria tek apoloniatët. Nga relievet dhe terakotat dimë se edhe rritja e shpendëve kishte vendin në ekonominë e Apolonisë. Kryesisht ndeshim pula, rosat dhe patat.
Line 151 ⟶ 150:
 
== Artizanati ==
Artizanati zinte një vend të rëndësishëm, duke përfaqësuar vetë nevojat e popullsisë si dhe furnizimin e popullsisë ilire të prapatokës. Prodhimi i qeramikës e përbënte një nga zejet më të rëndësishme për të plotësuar kërkesat e përditshme, për materiale ndërtimi (tjegulla, tulla), për enë rezerva (pitosa, amfora), enë kuzhine, objekte arti etj. Punishtet e tjegullave dhe tullave ishin vendosur jashtë qytetit, ku e kishin pranë lëndën e parë dhe uji. Tullat prodhoheshin sipas një mase të caktuar katrore. Ishin të njohura punishtet shtetërore dhe ato private. Nëpër punishtet private punëtori vendoste edhe vulën me qëllim të reklamimit në treg. Njëlloj si tullat edhe tjegullat e kishin formën e tyre standarde. Ato kishin formën trapezoidale e sheshtë dhe përmasat 54  cm x 80  cm për tipin solen, këto ishin shtrojat e çatisë ndërsa vijat e bashkimit mbuloheshin me tjegullën kalipter që kishte forme gjysmë cilindrike, si tjegullat e sotme.
[[Skeda:Santa Maria Apollonia.jpg|parapamje|left|Kisha e Shën Mërisë në Apoloni.]]
 
Line 170 ⟶ 169:
Nga punëtorit e poçarisë kemi edhe punimin e terakotave (figurinave prej balte). Një pjesë e tyre janë lodra fëmijësh. Pastaj vjen edhe një grup me realizime të vërteta artistike.
 
Prodhimi i metaleve gjithashtu përbënte një zeje të rëndësishme, i cili përfaqësohej nga prodhimi i veglave të hekurit, siç ishin veglat zejtare për punimin e gurit, të metaleve,marangozë etj.
 
Pasi që Apolonia kishte edhe karakter bujqësore, veglat bujqësore zinin një vend të rëndësishëm të prodhimit zejtar. Vegla të tilla janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike.
Line 222 ⟶ 221:
 
== Braktisja e Apolonisë ==
Qyteti i Apolonisë gëzoi të drejtën e qytetit të lirë dhe i mbrojtur siç ia kishte dhënë dikur Oktavian Augusti deri më 213 të erës sonë. Po këtë vit (213) me ediktin e Karakallës që i trajtonte njëjtë të gjitha qytetet dhe njerëzit e perandorisë, Apolonia e humbi pavarësinë e saj dhe u kthye në të njëjtat pozita si qytetet fqinje. Në shek. III të erës sonë Apolonia fillon ta humbë edhe rëndësinë e saj ekonomike, këtë e dëshmojnë edhe monedhat e prera të kësaj kohe, të cilat paraqesin në shpinë të saj lumin Vjosa. Në këtë kohë Apolonia kishte marrë një goditje të fortë e si duket ishte ndryshimi i shtratit të lumit Vjosa i cili kishte ushqyer Apoloninë për 8 shekuj. Lumi kishte qarë në drejtim të fshatit Boçovë rreth 6  km nga Apolonia ku ruhen edhe sot gjurmët e tij me emrin e lumit Sllanikut. Në këtë mënyrë qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Më 234 të erës sonë një tërmet shkatërroj qytetet e bregdetit lindorë të Adriatikut, pas këtij tërmeti Apolonia filloj të braktisej. Tani lumi Vjosa po ushqente një tjetër qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronarë dhe shthurja e Perandorisë Romake bënë që qyteti të mos e merrte më veten. Ai ruan rendësin si qendër peshkopale deri në shek V të erës së re. Në shek e VI duhet të ketë qenë peshkopi personaliteti i fundit që e braktisë Apoloninë duke u vendosur edhe ai në Bylis.
 
== Shiko edhe ==