Apoloni: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
|||
Rreshti 1:
'''Apoloni''' ({{lang-el|Ἀπόλλων}}, {{lang-la|Apollo}}) - i biri i zotit suprem, [[Zeusi]]t dhe i dashnores së tij, Letës, zoti i [[Drita|dritës]] dhe i [[dielli]]t, roje e jetës dhe rendit, shigjetarë dhe fallxhi i pagabuar.
[[Skeda:Apollo Anzio Musei Capitolini MC286.jpg|parapamje|right|220px
Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i [[sëmundje]]ve të ndryshme.
Rreshti 9:
Apoloni, po ashtu, trajtohej si bisekalsu. Përveç lidhjes me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: Hijakiti dhe Kiparisi.
Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek [[Greqia e lashtë|grekët e vjetër]], tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur Pitija.
A lindur në ujdhesën [[Delos]] ku e ëma kishte ikur para Pitonit, gjarpër i tmerrshëm me kokë dragoi me të cilin e ka përndjekur [[Hera]], gruaja xheloze e Zeusit. Delosi atëbotë ishte një ujdhesë lundruese e cila luhatej në valë, prandaj nuk ka qenë strehim i sigurtë. Leta e përndjekur nuk ka pasur zgjedhje tjetër, sepse Hera e ka pas mallkuar që mos ta gjejë as një copëz toke të fortë, ku do të mund të lindë fëmijët e Zeusit. Posa ka shkelur në tokën e ujdhesës, ndodhi mrekullia. Nga thellësitë e detit u ngritën dy shkëmbinj, prej të cilëve njëri ia zuri udhën e mëtejshme të ujdhesës, kurse tjetri Pitonit. Leta në malin Kintos ia lind binjakët- bijën Artemidën dhe djalin Apolonin.
Rreshti 19:
Ardhja e Apolonit në Olimp sillte me vete gëzim dhe hare. Atje arrinte në krye të Muzave, hyjneshave të arteve të bukura, si udhëheqës i tyre i merituar. Asnjëri prej zotërave nuk mund t'u afrohej në luajtje në lirë. Kur jehonte kënga e tij, shkrihej edhe [[Aresi]], zoti i luftës. Ishte kanakari i Zeusit, si edhe motra e tij Artemida, kurse zotërat e tjerë shpesh për këtë shkak ishin xheloz në të. Njerëzit e respektonin për shumë arsye : ishte zoti i dritës dhe i diellit pa të cilët as që mund të kishte jetë, nistar i harmonisë dhe bukurisë pa të cilat jeta nuk do të kishte kuptim. I mbronte njerëzit në luftëra dhe rreziqe, i shëronte nga sëmundjet, kujdesej për rendin që e pat vendosur Zeusi, e ka dashur dhe shpërblyer të mirën dhe e ka dënuar të keqën. Shigjetat prej harkut të tij kurrë nuk kanë dështuar, si hakmarrëse në mënyrë të pabesueshme i kanë goditur duke sjellë murtajën. Poashtu të pashmangshme kanë qenë edhe profecitë e tij. Në to njerëzve u shpallej për mes parafolësve vullnesa e Zeusit, veçmas ato të Delfëve, Pitisë dhe Sibilës, por edhe në orakull e të tjera (Poqese profecitë nuk përmbusheshin ose njerëzit nuk i kuptonin, fajtore ishin parafolëset të cilat ose nuk e kanë kuptuar ose i kanë zvetënuar fjalët e Apolonit).
Në botën e zotërave dhe të kreshnikëve Apoloni e ka pasur rol të shquar. Edhe vetë ishte hero i shumë ngjarjeve. Të njohura janë p.sh. garat e tij në muzikë me satirën
Si çdo zot tjetër, edhe Apoloni ka pasur shumë dashnore. Mirëpo, përkundër bukurisë së tij, te ato nuk ka pasur shumë sukses. Dashuria e tij e parë, nimfa (zana) Dafna, u shndërrua, në praninë e tij, në drurin e dafinës që të shpëtojë prej tij. Bindjet dhe ofertat e tija i kanë refuzuar madje edhe dy femra të vdekshme, Kasandra dhe Marpesa. Prej trashëgimtareve të tij më së shumti janë shquar Orfeu, këngëtari trakas, të cilin e ka pasur me Muzen, Kaliopa, pastaj Asklepiadin, zotin e mjekësisë të cilin e lindi Koronida, dashnorja e tij dhe Aristeun, birin e nimfës Kirenes, i cili u ka mësuar njerëzve kultivimin e bletëve dhe rritjen e kafshëve. Djalë i tij është konsideruar edhe Himeni, zoti i martesës, ndihmës i hyjneshës Afrodita.
|