[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: ''''' → ''' (14) duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Arkimedi.JPG|parapamje|right|'''''Arkimedi''''']]
 
[[Skeda:Domenico-Fetti Archimedes 1620.jpg|parapamje|right|'''''Arkimedi''''']]
 
[[Skeda: 0855 - Luciano Campisi (1859-1933), Busto ad Archimede - Siracusa - Latomie cappuccini - Foto Giovanni Dall'Orto - 17-Oct-2008.jpg|parapamje|left|'''''Busti Arkimedit në Sirakusë''''']]
 
'''Arkimedi''' ([[Greqishtja e lashtë|greq]]: '''''Αρχιμήδης''''' - Arhimēdēs) (jetoi rreth viteve [[287 p.e.s.]] - [[212 p.e.s.]]) qe një [[matematika]]n, [[fizika]]nt, [[Inxhinieria|inxhinier]], [[Astronomia|astronom]] dhe [[Filozofia|filozof]] i lashtë [[sicilia]]n i lindur në koloninë e portit [[Sirakuza|sirakuzian]]. Mendohet nga disa [[historia]]në e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë. [[Carl Friedrich Gauss]] (Karl Frederik Gaus) e mendonte atë si një nga tre më të mëdhenjtë, që kanë jetuar ndonjëherë.
 
== Zbulimet dhe shpikjet ==
Arkimedi u bë i njohur pasi mori pjesë në mbrojtjen e [[Sirakuza|Sirakuzës]] kundër rrethimit romak në [[Lufta e Parë Punike|Luftën e Dytë Punike]]. Ka të ngjarë që ai i zmbrapsi [[romakët]] me makineritë e tij të luftës të përpiluara me dorën e tij. Thuhet se ai ka mundur të lëvizë një anije të madhe gjithsej me ekipazh dhe ngarkesë vetëm me një litar. Mendohet të ketë zbuluar parimin e [[Dendësia|dendësisë]] dhe [[pluskimi]]t, i njohur edhe si "[[Ligji i Arkimedit|Parimi i Arkimedit]]" që sipas gojëdhënës e zbuloi ndërsa ai po lahej në një vaskë (doli jashë nëpër rrugë duke bërtitur '''''"[[Eureka]]" ''''' ''(evrika)'' - ''(e gjeta)''). Atij i mvishet edhe shpikja e [[odometri]]t gjatë [[Lufta e Parë Punike|Luftës së Parë Punike]]. Një nga shpikjet e tij të përdorura për mbrojtje ushtarake të Sirakuzës kundër pushtimit romak ishte [[grremçi i Arkimedit]].
[[Skeda:Gerhard Thieme Archimedes.jpg|200px|parapamje|left| ''"Μη μου τους κύκλους τάραττε"'' ''''' Mos mi trazo rrathët''''']]
Thuhet se ai parandaloi një sulm romak mbi Sirakuzën duke përdorur një grumbull të madh pasqyrash (mendohet të kenë qenë mburoja të pastruara shumë mirë) që pasqyronin dritën e diellit dhe të cilat shkaktuan që anijet të merrnin zjarr.
 
Arkimedi u vra nga një ushtar romak në plaçkitjen e Sirakuzës gjatë [[Lufta e Dytë Punike|Luftë së Dytë Punike]] megjithëse urdhëri i [[Marçelusi]]t ishte që ai të mos prekej. Grekët thonë se u vra ndërsa vizatonte në rërë i zhytur në punën e tij dhe i bezdisur nga ndërprerja e ushtarit, i paskërka thëne frazën që do të bëhej e famshme: ''"Μη μου τους κύκλους τάραττε"'' '''''(Mos mi trazo rrathët)'''''.
 
Kjo histori tregohet që të vihet në pah mendja e lartë greke me dorën-vrasëse romake. Megjithkëtë duhet të shënohet se Arkimedi shkatërroi me makineritë e tij luftarake një pjesë të mirë të fuqisë pushtuese romake, kështu që vdekja e tij mund të ketë qënë një ndëshkim.