Content deleted Content added
vNo edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 korrik 2005 02:08

Kolera është një sëmundje bakteriologjike e rëndë dhe ngjitëse që shkakton jashtëqitje dhe vjelle.

Historiku i kolerës

Kolera si sëmundje ka filluar të vëzhgohet diku rreth viteve 600 p.e.s në Indi. Për herë të parë ajo është paraqitur në Evropë rreth vitit 1831. Rreth vitit 1892, kolera e shkreton Afganistanin dhe përhapet në Rusia.

Epidemia e kolerës herën e fundit është paraqitur në Peru në vitin 1991. Më 9 shkurt presidenti i Perusë përshkakë të epidemisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Mirëpo edhe përkundër këtyre masave epidemia është zgjeruar në Ekuador, Kolumbi dhe Nikaragua. Gjatë kësaj kohe prej 400 000 të infektuarve nga kolera në Amerikën Jugore kanë vdekur 12 000 persona.

Sëmundja

Sindromet e kolerës ndahen në tri stadiume:

  1. Në stadiumin e parë, dominon jashtëqitja dhe vjellët e shpeshta të cilat shkaktojnë [Dhimbja e barkut|dhimbje barku]] tek i infektuari.
  2. Në stadiumin e dytë (Exsikkoza) si shkak i jashtëqitjeve dhe vjelljeje të shpeshta paraqitet mungesa e lëngjeve në trupin e njeriut. Kjo shkakton ramjen e temperaturës e cila shprehet me ndryshimin e pamjes së fytyrës ku maja e hunës është më e mprehtë, faqet rrinë të varrua dhe ndryshimi i ngadalshëm i rrudhave të fytyrës.
  3. Në stadiumin e fundit reagon i gjithë trupi me zjarmëni (temperaturë të ngritur) dhe infektuari përmbahet, trulloset dhe bie në agoni kjo mund të përcillet me një infektim të lëkurës, mushkërive apo ndonjë organi tjetër.

Personat me grupin e gjakut 0 janë më të ndieshem dhe më të rrezikuar nga Kolera.

Diagnostifikimi bëhet:

  • në bazë të ankesave tipike të pacientit
  • ose në bazë të analizave të jashtëqitjes

Shkaktarë i infektimit është Bakteri Vibrio cholerae, Toxina (e njohur edhe si Toksina e kolerës) e të cilës shkakton jashtëqitjet e shpeshta të përcjelluar m humbje të sasive të mëdha të lëngjeve. Shkaktar për herë të parë është përshkruar nga Pacini në vitin 1954 . Pacini e përshkruante bakterin si të krysur në formë të presjes (drejtshkrimore) dhe shumë të lëvizshëm. Ndërsa në vitin 1883 nga trupi i një pacienti të vdekur nga kolera në Egjipt është marr një baktere e tillë e cila është kultivuar për hulumtime të mëtejshme.

Deri më tani (2005) kolera është paraqitur më së shpeshti në vendet në zhvillim, ku uji i pijshëm është i ndotur dhe sistemi i kanalizimit nuk ekziston.

Parandalimi i kolerës është mënyra më efektive e shërimit nga kolera. Kjo bëhet duke përdorur ujë të pastër për pije dhe higjienën e trupi.

Shërimi nga kolera është e mundshme duke kujdesur që trupi i të infektuarit të ketë sasi të mjaftueshme të lëngjeve, sheqerit dhe kripës. Kjo (pastrim i trupit) bëhet më së miri me infuzion në vena, ashtu që zorra dhe organet tjera të infektuara tejkalohen.

Antibiotikët janë të rekomanduar në raste të jashtëqitjes së shpeshtë.

Kjo përkujdese ndaj pacientëve të infektuar nga kolera do të zbriste përqindjen e vdekshmërisë nga 60% në 1%.

Shiko dhe


Lidhje të jashtme