Asllan Pashallinjtë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime te vogla
përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Asllan Pashallinjtë''' - ishin një familje e madhe feudale shqiptare.
 
== Sfondi Historik ==
'''Asllan Pashallinjtë''', një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga [[Janina]]. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, [[Janina]] ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.
 
[[Evlia Çelebiu]], në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në [[Stambolli|Stamboll]], në [[Halep]] apo në [[Gjirokastra|Gjirokastër]].
 
Sundimi i familjes Asllan Pashalli në [[Janina|Janinë]], filluar me shkëlqim në vitin [[1590]], përfundoi në vitin [[1786]]. Dega e familjes Asllan-Pashali në [[Delvina|Delvinë]] dhe [[Gjirokastra|Gjirokastër]], emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si [[Libohova]]. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.