Bedri Myftari: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
Rreshti 12:
| bashkëshortja =
}}
'''Bedri Myftari''' lindi në fshatin [[Sklavi|Sklav]] të Filatit të [[Çamëria|Çamëris]]ë më [[21 Dhjetor|21 dhjetor]] të vitit [[1938]], është shkrimtar shqiptar.
 
== Biografia ==
Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, [[Çamëria|Çamërin]]ë, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në [[Fieri|Fier]], të mesmen, një teknikum financiar, në [[Tirana|Tiranë]], po ashtu edhe gjimnazin në Tiranë.
 
Në fillim të viteve ’60 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ([[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|LSHA]])
në vitin [[1966]]. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe “Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare.
 
Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh: Bedri Myftari, [[Suzana Selenica]], [[Bilal Xhaferri]], [[Namik Mane]], [[Zyhdi Morava]], [[Faik Ballanca]], [[Roland Gjoza]], [[Kostandin Dhamo]], [[Sadri Ahmeti]], etj, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe u quajt “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi” dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.
 
Pas lirimit nga burgu Bedri Myftari punoi si punëtor në disa ndërmarrje në [[Tirana|Tiranë]].
 
Pas shembjes së diktaturës komuniste Bedriu punoi si gazetar në gazetën “[[Kosova]]”, kryeredaktor i gazetës “[[Tribuna Demokratike]]”, përgjegjës redaktor në gazetën “[[Emigranti shqiptar]]” që dilte në [[Evropa|Europë]], kryredaktor i gazetës “[[Bota shqiptare]]” dhe “[[Çamëria]]”.