[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Lidhje të jashtme: rregullim sintakse
→‎Historia: përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars, Korrik → korrik duke përdorur AWB
Rreshti 15:
== Historia ==
{{Kryesor|Historia e Bjellorusisë}}
Deri në shekullin e 20, në tokat e Bjellorusisë së sotme i takonin disa vendeve, Principatës së Polotskit, Dukatit të Madh të Lituanisë, Perandorisë Ruse, dhe Fedratës Polako-Lituaneze. Ky shtet është shpallur si i pavarur për herë të parë më [[25 Mars|25 mars]] [[1918]] duke formuar kështu Republikën Kombëtare Bjelloruse. Në vitin [[1919]] hynë si Republikë Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) në kuadër të Republikës Socialiste Sovjetike të Lituanisë dhe Bjellorusisë. Pas luftës polake-ruse në fund të vitit [[1921]] bashkësia e formuar ndahet më dysh në mes të Polonisë dhe Republikës Socialiste Sovjetike Bjellorusisë e cila me republikat tjera sovjetike krijuan më 1922 Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Në shtator të [[1939]]-së Bashkimi Sovjetik si rezultat i paktit të quajtur Molotov-Ribbentrop e anekson pjesën e Bjellorusisë të kontrolluar nga Polonia.
 
Në vitin [[1941]] [[Gjermania]] filloi operacionin ushtarak të njohur në Gjermani si “''Operacioni Barbarossa(mjekra e kuqe)''” kundër Bashkimit Sovjetik. Pas luftës dytë botërore, Bjellorusia ishte një ndër anëtaret themeluese të OKB-së dhe anëtare e denjët e Bashkimit Republikave Socialiste Sovjetike. Gjatë kësaj kohe Bjellorusia ishte njëra ndër rajonet më të zhvilluara të Bashkimit Sovjetik. Si rajon i zhvilluar ka tërhequr edhe një numër të madh të popullsisë ruse nga pjesët e Federatës Republikave Socialiste Sovjetike Ruse. Gjatë kohës së Stalinit është ndjekur një politikë që më së miri e shpreh thënia: “Sa më shpejtë të flasim rusisht aq më shpejtë do të ndërtojmë komunizmin” që në atë kohë ishte edhe në modë.
 
Më [[27 Korrik|27 korrik]] [[1990]] Bjellorusia ndahet nga Bashkimi Sovjetik dhe shpallet si shtet i pavarur. Gjatë kësaj kohe Stanislav Shushkeviq merr pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit, dhe së bashku me [[Boris Jelcin]]in dhe udhëheqësin e Ukrainës, Leonid Kravçuk më 8 dhjetor 1991 e shpallin shpërndarjen e Bashkimit Sovjetik dhe themeluan Lidhjen e Shteteve të Pavarura. Që nga 1994 vendi udhëhiqet nga [[Aljeksandr Llukashenka|Aleksandër Lukashenko]] i cili kritikohet si diktator për politikën e tij të kufizimit në maksimum të lirisë së fjalës, të shtypit, të besimit fetar, të krijimit të organizatave opozitare etj.
 
== Politika ==