Ndryshimi mes inspektimeve të "Bernhard Riemann"

28 bytes removed ,  4 vjet më parë
përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik, Shtator → shtator duke përdorur AWB
(përmirësime teknike, zëvendësova: Korrik → korrik, Shtator → shtator duke përdorur AWB)
 
[[Skeda:Georg Friedrich Bernhard Riemann.jpeg|parapamje|Bernhard Riemann]]
'''Georg Friedrich Bernhard Riemann''' (shqiptohet Riman}; [[17 Shtator|17 shtator]], [[1826]] – [[20 Korrik|20 korrik]], [[1866]]) ishte një [[Matematikani|matematikan]] [[gjerman]] i cili dha kontribute të vlefshme në [[Analiza matematikore|analizën matematikore]] dhe në [[Gjeometria diferenciale|gjeometrinë diferenciale]], disa prej këtyre zbulimeve më vonë u shfrytëzuan në zhvillimet e mëvonshme në teorinë e relativitetit të përgjithshëm.
 
== Biografia ==
Riemanni lindi në [[Breselenz]], një fshat afër Dannenbergut në mbretërinë e [[Hanoveri]]t në [[Gjermania|Gjermani]]. Babai i tij, Friedrich Bernhard Riemann, ishte një pastor [[Lutheran]] shumë i varfër. Nëna i vdiq kur ky ishte ende fëmijë. Riemanni ishte fëmija i dytë ndër gjashtë fëmijët. Ishte shumë i turpshëm dhe vuanta nga kriza të shumta nervore. Riemanni tregoi aftësi të jashtëzakonshme në matematikë sidomos për llogaritje me numra që në fëmijëri por kishte turp të dalë para publikut.
 
Në shkollë studioi intenzivisht për [[Bibla|Biblën]], por në mëndje e kishte matematikën të cilës i kthehej me ëndje. Në mbarim të shkollimit provoi që të vërtetojë matematikisht saktësinë e Biblës sidomos [[Libri i krijimit|Librin e krijimit]]. Mësuesit e tij ishin të mahnitur nga gjeniu i tij, ai ishte në gjendje të zgjidhë me një lehtësi të jashtëzakonshme probleme mjaft të komplikuara matematikore për të cilën ai shpesh ua kalonte edhe mësuesve të tij. Në vitin 1840, Riemanni shkoi në [[Hanoveri|Hanover]] te gjyshja e tij dhe filloi të ndjekë shkollën e mesme. Pas vdekjes së gjyshes më 1842, ai kaloi në shkollën e lartë. Në moshën 19 vjeçare në vitin 1846, filloi të studiojë [[Filologjia|filologjinë]] dhe [[Teologjia|teologji]] deshi të bëhej prift dhe ti ndihmojë familjes.
 
Më 1847, Babai i tij pasi siguroi shumë të mjaftueshme parash ishte në gjendje që Rimanin ta largojë nga studimi i teologjisë dhe i lejoi atij të studiojë për dashurinë e parë të tij matematikën dhe e regjistroi në [[Univerziteti i Göttingenit|Univerzitetin e Göttingenit]], ku ai për herë të parë e njohu [[Carl Friedrich Gauss]]in. Më pas kaloi në [[Berlini|Berlin]], ku leksione mori nga matematikanët e shquar [[Carl Gustav Jakob Jacobi|Jacobi]], [[Johann Peter Gustav Lejeune Dirichlet|Dirichlet]], dhe [[Jakob Steiner|Steineri]].
 
Bernhard Riemann me mbajtjen e leksioneve filloi në vitin 1854, në të cilat jo vetëm e krijoi gjeometrinë e ashtuquajzur [[Gjeometria e RiemanniT]] por i dha bazat për [[Relativiteti i përgjithshëm|relativitetin e përgjithshëm]] të cilin e dha [[Albert Einsteini|Einstein]]. Në vitin 1857, ka pasur një përpjekje për promovimin e Riemannit si profesor i jashtzakonshëm në Univerzitetin e Göttingenit. Kjo përpjekje dështoi dhe ai punonte si profesor honorar. Në vitin 1859 pas vdekjes së [[Johann Peter Gustav Lejeune Dirichlet|Dirichletitai]] e mori kryesimin e departamentit të matematikës në Göttingen. Ai propozoi teorinë e dimensioneve të larta e cila në masë të madhe thjeshton shpjegimin e ligje të fizikës.
 
Ai duhej të largohej me të shpejtë nga Göttingeni kur plasi konflikti në mes armatës së mbretërisë së [[Hanoveri]]t dhe armatës pruse. Kjo goditje e shpejtë e tronditi shumë Rimanin i cili vuante nga tuberkuloza dhe ai së shpejti vdiq. Kur shërbëtorja e tij dëgjoi për vdekjen e tij i hodhi të gjitha shkrimet dhe studimet e tij ndoshta edhe vërtetimin e [[Riemann hypothesis]].
Veprat e publikuara të Riemannit janë kërkime të cilat e kombinojnë analizën dhe gjeometrinë. Ai krijoi degë të reja shkencore siç janë [[Gjeometria e Riemannit]], [[Gjeometria algjebrike]] etj. Teoria e Riemannit për sipërfaqet u elaborua nga [[Felix Klein]] dhe pjesërisht nga [[Adolf Hurwitz]] pjesë e matematikës e cila është pjesë e bazave të [[Topologjisë]], dhe [[Fizikës matematikore]].
 
Riemanni dha kontribut në [[Analizën reale]] ku e dha përkufizimin modern të integralit [[Integrali i Riemannit]] me ndihmën e shumave të Riemannit, Zhvilloi teorinë e serive trigonometrike të cilat nuk janë seri Fourier.
 
Kontributet në teorinë analitike të numrave në punimin e vetëm nga kjo teori ai e përkufizoi [[Riemann zeta function]] funksion ky që tregon rëndësinë e shpërndarjes së numrave të thjeshtë. Dha një seri hipotezash për vetitë e funksionit zeta njëra prej të cilave edhe sot është e pavërtetuar njëri nga shtatë [[Problemet e Mileniumit]] i njohur si [[Hipoteza e Riemannit]].
37.617

edits