Dallime mes rishikimeve të "Feja"

No change in size ,  4 vjet më parë
→‎Historia e vërtetë e masonëve: përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill duke përdorur AWB
v (rregullim i sintaksës duke përdorur AWB)
(→‎Historia e vërtetë e masonëve: përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill duke përdorur AWB)
 
= Historia e vërtetë e masonëve =
Tërhequr më 27 Prillprill 2014
 
TIRANE-Kohët rreth vitit 1820 dukej sikur ishin kohët më të mira për marrëdhëniet speciale mes urdhrit vëllazëror të masonerisë dhe kombit të ri amerikan. Nuk ishte vetëm sepse shumë anëtarë të shquar të brezit themelues si George Washington, Benjamin Franklin dhe 13 prej 39 nënshkruesve të Kushtetutës kishin qenë anëtarë. Ishte dhe për faktin se republika që po rritej me shpejtësi dhe shoqëria vëllazërore kishin shumë ideale të përbashkëta. Vlerat republikane amerikane dukeshin si vlera masonike: vlerësimi i lartë për të mësuarin dhe progresin dhe për atë që mund të quhet një fetari e gjerë dhe tolerante. Steven Bullock, historian në Institutin Politeknik të Uorcesterit dhe studiues i vëllazërisë malonike në Amerikë shprehet se masonët “ndihmuan për t’i dhënë kombit të ri një bërthamë simbolike”. Nuk ishte kot kompasi, katrori dhe emblema të tjera të lidhura me masonët të gdhendura kudo, edhe në bizhuteri edhe në tavolina që u përkisnin masonëve ose jo-masonëve. Gjithashtu, nuk është pa domethënie fakti se një numër i madh amerikanësh mendonin se Vula e Madhe e SHBA përmbante simbole malonike. Ishte një lloj prirjeje ndaj vëllazërisë që njerëzit ta shihnin influencën e masonerisë dhe atje ku nuk ekzistonte. 
37.617

edits