Blue-ray Disk: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rejected the last 4 text changes (by 46.99.34.91) and restored revision 1356239 by Kolega2357-Bot
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 6:
Ky formati është përpunuar nga Blu-ray Disc Association ([[BDA]]), që përfaqëson një grup prodhuesash të paisjeve elektronike të ndryshme, kompjuterve, si dhe prodhues dhe shpërndarësh të medias. Pjesëmarrësit më të njohur të BDA janë [[Apple Inc.|Apple]], [[Dell]], [[Hitachi]], [[Hewlett Packard|HP]], [[JVC]], [[LG]], [[Mitsubishi]], [[Panasonic]], [[Pioneer]], [[Philips]], [[Samsung]], [[Sharp Corporation|Sharp]], [[Sony]], [[TDK]] dhe [[Thomson]].
 
Konkurrenti i Blu-ray është [[HD DVD]]. Në aspektin teknik të prodhimit të diskut, ndryshimi kryesor mes tyre ka të bëjë me thellësinë në të cilën gjendet shtresa e ruajtjes së informacionit në diskun [[DVD]]. Shtresa e ruatjes së informacionit në një disk Blu-ray është vetëm 0,1  mm nën sipërfaqen e diskut, ndërsa shtresa e ruajtjes së informacionit në një disk HD DVD është 0,6  mm nën sipërfaqen e diskut ashtu si edhe në një DVD të zakonshme. Shtresa e ruajtjes së informacionit në një disk [[Compact Disc|CD]] është 1,1  mm nën sipërfaqen e diskut.
 
Pjesëmarrja në BDA nuk i ka penguar disa nga anëtarët e grupit që të punojnë për prodhimin e lexuesave të aftë të përdorin (lexojnë) si Blu-ray ashtu edhe HD DVD. [[Samsung]]u ka deklaruar se po teston një lexues të tillë i cili mund të hidhet në treg në fund të vitit [[2006]] ose në fillim të vitit [[2007]].
Rreshti 12:
[[Ricoh]] ka prodhuar sipas [[EE Times]] një komponent optik i cili mund të lexojë të dy formatet: Blu-ray dhe HD DVD. Ricoh ka deklaruar se do ta demonstrojë këtë zgjidhje teknike në [[International Optoelectronics Exhibition]] '06 në [[Tokjo|Tokio]], [[Japonia|Japoni]] në [[korriku|korrik]] [[2006]]. Mendohet se brenda 6 muajsh kjo zgjidhje teknike do të hidhet në treg. Ky komponent optik nuk mund të përdoret për të shkruar (regjistruar informacion), por vetëm për të lexuar. Ricoh ka deklaruar se po punon për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme teknike edhe për këtë problem.
 
[[Microsoft]] deklaroi në [[korriku|korrik]] [[2006]] se ai do të mbështeste HD DVD. Sipas [[Amir Majidimehrmajidimehr]] zëvendëspresident i [[Microsofts Consumer Media Technology Group]], Microsoft i tesoti të dy formatet sepse kompania ishte e interesuar që si Blu-ray ashtu edhe HD DVD të përdornin teknologjinë e komprimimit të informacionit [[VC1]]. Gjatë këtij testimi, Microsoft arriti në konkluzionin se HD DVD ishte zgjidhje më e mirë teknike. Në një disk Blu-ray, shtresa e ruajtjes së informacionit është shumë afër sipërfaqes së diskut. Po ashtu shtresa mbrojtëse që vihet mbi shtresën e ruajtjes së informacionit shkakton ndotjen e kësaj shtrese. Për këtë arsye skarciteti gjatë prodhimit do të jetë shumë i lartë. Kjo është edhe arsyeja se pse deri më sot janë prodhuar disqe Blu-ray me kapacitet 25[[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe Irlandës së Veriut|GB]], megjithëse teorikisht është e mundur të prodhohen disqe me kapacitet 50[[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe Irlandës së Veriut|GB]]. Po ashtu edhe gjatë përdorimit, disqet Blu-ray janë më delikatë se sa ata HD DVD. Një gërvishtje fare e vogël shkakton humbjen e informacionit. Po ashtu, Microsoft nuk ishte dakord me përdorimin nga Blu-ray të programit [[BD+]] për ruajtjen e informacionit dhe parandalimin e përdorimit dhe kopimit të paautorizuar të informacionit, përveç programit [[AACS]]. Microsoft mendon se vetëm programi AACS është më se i mjaftushëm për ruajtjen dhe parandalimin e kopjimit të informacionit. AACS është një program (kod) i krijuar nga një grup në të cilin bëjnë pjesë Microsoft, Sony dhe shumë kompani të shpërndarjes së filmit. AACS do të përdoret si nga HD DVD dhe Blu-ray. Microsoft mendonte se BD+ është i panevojshëm dhe mund të kufizojë të drejtat e konsumatorit.
 
== Lidhje të jashtme ==