[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt duke përdorur AWB
Rreshti 1:
'''Didaktika''' është disiplinë shkencore e pedagogjisë.<ref>Grup autorësh: Didaktika. Instituti i Studimeve Pedagogjike. Tiranë. 1986. 348 faqe.</ref> Shkurtimishtshkurtimisht ajo përkufizohet si teori e mësimit dhe e mësimdhënies. Didaktika nënkupton bazën teorike të mësimit dhe mësimdhënies, paraqitja e së cilës është e kushtëzuar nga vetë zhvillimi i formave dhe i përmbajtjeve të punës mësimore. Vetë fjala ''didaktikë'' rrjedh nga greqishtja e vjetër: ''didaskein'', ''didaktikos'', ''didaskalos'', e cila në trajta të ndryshme të shqiptimit ka pasur gjithnjë kuptimin e të mësuarit, mësimit ose të mësuarit dhe të aftësuarit. Këto fjalë greke, si domethënie e gjërë e një veprimtarie të veçantë shoqërore, marrin kuptim të njëjtë edhe në gjuhën latine (didactica), gjë që ka të bëjë me një transformim terminologjik dhe, me zhvillimin e teorisë dhe praktikës mësimore, u afirmua si term pedagogjik në kuptimin e një veprimtarie të caktuar, që ka të bëjë me mësimin dhe me problemet e mësimdhënies.
 
Ndër të parët që është marrë me formulimin e problemeve didaktike është pedagogu gjerman [[Wolfgang Ratke]] ([[1571]] - [[1635]]) (shih) kurse bazat e saj i ka vendosur pedagogu çek [[Jan Amos Komenski]] ''Comenius'' ([[1592]] - [[1670]]) i cili njihet si themelues i didaktikës. Komenski ishte ai i cili duke i studiuar aspektet e shumëanshme teorike të punës mësimore, bëri që të konsiderohet si njohësi më i mirë i çështjeve dhe problemeve didaktike të asaj kohe dhe sistematizues i denjë i përmbajtjeve teorike të didaktikës.<ref>Nijazi Zylfiu: Didaktika (Teori e mësimit dhe e mësimdhënies). Universiteti i Prishtinës. Prishtinë. 2005. fq. 5</ref>
Rreshti 6:
 
==Referenca==
 
{{cung}}
 
[[Kategoria:Shkencë]]
Line 14 ⟶ 12:
[[Kategoria:Arsim]]
[[Kategoria:Edukata]]
 
 
{{cung}}