Dallime mes rishikimeve të "Drini i Bardhë"

përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar duke përdorur AWB
(përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar duke përdorur AWB)
 
'''Drini i Bardhë''' është lum që përshkon pjesën perëndimore të [[Kosovë]]s, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të [[Kukësi]]t me [[Drini i Zi|Drinin e Zi]] për të formuar [[Drini]]n që në antikë njihet më emrin ''Drillon''. Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator.
Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122  km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e [[Lumbardhi i Pejës|Lumbardhit të Pejës]], [[Ereniku]]t, e [[Lumbardhi i Prizrenit|Lumbardhit të Prizrenit]]. Me një madhësi prej 4,646  km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.
{{clear}}
==Galeria==
Koka e Skenderbeut ura e Shenjt.jpg | Koka e Skenderbeut
Ujëvara e drinit bardhë.JPG | Ujëvara e Drinit të Bardhë ne Radavc të Pejës
Drini_2005_01.jpg | Kanioni i Drinit afër Gexhës në Janarjanar
Burimi i Drinit.jpg
Radavc foto Arben Llapashtica.jpg | Burimi i Drinit të Bardhë dhe Shpella e Radavcit
* [[Ura e Fshajtë]]
* [[Ibri]]
 
{{gjeo-cung}}
 
[[Kategoria:Lumenj në Shqipëri]]
[[Kategoria:Lumenj në Kosovë]]
 
 
{{gjeo-cung}}
37.617

edits