Xhabir ibën Hajan: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 48 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q167852 (translate me)
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 4:
Kontributi i tij më i madh ishte në fushen e kimisë. Ai është i famshëm për shkrimin e më shumë se 100 librave prej të cilave 22 ishin rreth kimisë dhe alkimisë. Ai prezantoi hetime eksperimentale në alkimi, duke krijuar kështu një vrull për kimine moderne. Xhabir theksoi përdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit të metodave në mënyrë që të arrihej prodhueshmëri në punën e tij. Ai i kushtoi mundin e tij zhvillimit të metodave bazë në kimi dhe studimit të mekanizmave të ndryshëm të reaksoneve kimike duke ndihmuar kështu zhvillimin e kimisë si shkencë qe nga kohët e alkimisë. Ai gjithashtu theksoi që sasi të caktuara të substancave të ndryshme përfshihen në reaksione kimike. Prandaj, mund të thuhet që ai hapi rrugën për ligjin e raporteve konstante.
 
Kontributi i tij me rëndësi më të madhe në fushën e kimise përfshin perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit, avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit të disa pajisjeve për kryerjen e këtyre eksperimenteve. Arritja e tij më e madhe ishte zbulimi i mineraleve dhe acideve të cilat ai i përgatiti për herë të parë në alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut bëri procesin e distilimit më të lehtë dhe më sistematik. Midis arritjeve të tjera të tij është edhe përgatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike. Sipas [[Maks Majerhafmajerhaf]]it zhvillimi i kimisë në Evropë mund të gjendet direkt te Xhabir Ibn Haijani.
 
Xhabir ishte një nga nismëtarët në zhvillimin e një mundi të madh të proceseve kimike të aplikuara. Kontributi i tij përfshin zhvillimin e celikut, përgatitja e një sërë metalesh, parandalimi nga ndryshkja, përdorimi i dioksidit të magnezit në bërjen e xhamit, ngjyrosjen e rrobave dhe ngjyrës se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave. Për më tepër ai zhvilloi sistem për shkrirjen e arit.