[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Adam Elsheimer - Jacob's Dream - WGA7493.jpg|thumb|Endrra e Jakobit]]
 
'''Gjumi''' është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë [[Gjitari|gjitarët]], [[Zogu|zogjtë]] dhe [[Peshku|peshqit]]. Gjumi është e kundërta e [[zgjimi]]t.
 
Gjumi nuk është një gjendje e [[Pavetëdija|pavetëdijshme]], por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i [[anabolizmit]] (ripërtëritjes së [[qeliza]]ve), dhe një nivel i ulët i [[katabolizmi]]t (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.
 
Gjumi ndikohet nga [[ritmi]] [[Dita|ditor]], dhe ndodh çdo 24-[[Ora|orë]], (megjithëse [[ora e brendshme]] ([[ora biologjike]]) e njeriut zakonisht shkon ne [[Cikli|cikle]] 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe [[Hormoni|hormonale]] dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me [[Drita|dritën]] [[Dielli|diellore]], pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i [[Melatonina|melatoninës]], i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë.
Rreshti 10:
Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa [[qeliza trunore]] qe ne disa [[faza]] te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar [[Jeta|jetën]].
== Tipet e gjumit ==
Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë më [[1953]], ai me ritme të shpejta dhe ai pasiv. [[Aserinsky]] dhe [[Nathanail Kleitman]] të [[Universiteti Çikagos|Universitetit të Çikagos]] njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt, lart e poshtë nën kapakë. Këtë aktivitet e quajtën LSHS (lëvizja e shpejtë e syve). Gjithashtu këto kërkuar përcaktuan edhe gjumin LJSHS (lëvizje jo e shpejtë e syve. Kështu deri më 1953 gjumi ishte konsideruar si një fenomen plotësisht pasiv.
 
=== Etapat e gjumit me LJSHS ===