Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla": Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎top: Removed invisible unicode characters + other fixes, removed: ‎ (2) using AWB (12004)
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt duke përdorur AWB
Rreshti 55:
Arsimin e filluen me një shkollë të vogël, me pak nxënës, për të arrijtë te viti i paharrueshëm 1877, kur në praninë e arqipeshkvit plak Pooten e të At Zef Lombardinit hapi dyert një institucion i ri me emrin e Sh’Françesk Saverit, që populli ynë do ta kujtojë gjithmonë me nderim e mirënjohje si Kolegja Saveriane. Nder themelues At Luigj Maca, që dhuroi nga pasunia e shtëpisë së vet 1100 napoliona. Nder civilë duhet të përmendim familjet shkodrane : Muzhani, Sima, Suma, Saraēi, Shiroka.
 
'''Stema e Kolegjit : në ballë shqipja dykrenore, sipër : Për Zot, Për Atme, e Përparim'''. Filluen mësimet me seriozitet jezuit : arsim i vërtetë, i plotë, i rregullt ; kulturë e përgjithshme perëndimore, qytetnim i zgjedhun evropian, me programe të studiueme e të zgjedhuna; me metoda të përparueme e efikase; me mjete moderne e të reja Shkurtshkurt, një formim i gjithanshëm perëndimor. Pati të drejtë e arsye Papa Piu X që i tha Imzot [[Jak Serreqi]]t : ''"Jeni të lumtun që keni jezuitët në Shkodër"''. Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore. E këtë e garantojnë edhe mësuesit që dhanë mësim në këtë shkollë : të gjithë me shkollë të lartë të kryer jashtë shteti, të gjithë autorë tekstesh a veprash me karakter letrar, gjuhësor, historik, filozofik etj. ; të gjithë me një botë të pasun shpirtnore e intelektuale, të gatshem me zhvillue fuqitë mendore të nxanësve per një formim intelektual të shëndoshë, por edhe për emancipimin e jetës shoqnore e kulturore, edhe per integrimin e shoqnisë shqiptare në Evropë, në mënyrë që Shqipnia gjeografikisht në Evropë, të mos mbesë realisht në Orient. Rrallë ka shkolla me kuadër të tillë arsimor : At Jak Jungu, një italian me zemër shqiptari,- si i thonte Shantoja, në mes tjerash, autor i një gramatike dhe i një Fjalori dygjuhësh, At Anton Xanoni, një italian me nanë shqiptare e që shkroi vetëm shqip për ne, “Prijësi në lamë të literaturës, dhe Gramatika e gjuhës shqipe, Cordignani i shumë veprave, Buzeti i Fjalorit, martiri Imzot Bonati që perktheu [[Lahuta e Malcís|Lahuten e Malcisë]] italisht, pastaj Aldeghieri, Fracchioni etj. etj. Valentini autor shumëvëllimesh, permendim vetëm 25 vëllimet e “Acta Albaniae Veneta”. Nder mësues shqiptarë : Filip Ashiku, Gasper Benusi, [[Pietro Marubi|Pjeter Marubi]], Fejzullah Efendi, Kolë Dema, Dom [[Ndre Mjeda]], mësuesi ynë i paharrueshem, si thonte [[Zef Valentini|Valentini]], Etërit Mark Harapi, Zef Saraçi, Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Valentinit, Musa Efendi Boriçi, [[Mati Logoreci]], Gjon Qerraxhija, Kolë Thaqi, kater Gurakuqë, tre Rrota (vëllaznit e Pader [[Justin Rrota|Justin Rrotës]]), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuemi i paepun e mbrojtësi i të drejtave të njeriut At [[Pjetër Meshkalla]], emnin e të cilit gëzon sot kjo shkollë. Procesin mësimor e ndihmojshin edhe ambientet shkollore, si kabinetet e fizikës e kimisë etj., por unë due të ndalem te biblioteka shumë e pasur e jezuitëve. Këtu, si fort rrallë ndjeti, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër, si [[Frang Bardhi|Bardhit]], [[Pjetër Bogdani|Bogdanit]], [[Pjetër Budi|Budit]], këtu Illyricum Sacrum, dhe '''Gramatika e parë shqipe e Françesko prej Leçes, 1716, si thonte Mjeda, e para gramatikë në Ballkan''', “''Historia bizantine''” e Du Fressne e Du Cange, pastaj veprat e Hahnit, Mayer, [[Norbert Jokl|Joklit]], Kamardes, [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]] etj. etj. dhe skedari i famshëm i Valentinit, dorëshkrime e dokumenta me randësi, të cilat ma vonë do të grabiten, do të digjen, do të zhduken, e ēka do të teprojnë, do t’i ēojë drejtori komunist i bibliotekës për karton. Por, nëse puna mbatet me rezultatin, atëherë vjen natyrshëm pyetja : Cila shkollë ka pasë rezultat ma të mirë, ma të frytshem se kjo shkollë ? Këtu le të permendim disa nxanës që e nderojnë shkollën e vet : Prelatët Lazer Mjeda, fetar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqnive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe; Bumēin anetar e pastaj kryetar i Dergates shqiptare në Konferencen e Paqes në Paris, senator i Shqipnisë ; Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqnisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike ; [[Faik Konica|Konicen]], aristokratin elegant të letrave shqipe, stilistin e madh e djaloshin e jashtëzakonshem [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]], përfaqësuesin e politikës kombëtare e “pionierin e qytetërimit evropian”, pastaj nxanës tjerë të shumtë që u banë drejtues të administratës sonë shqiptare. Por ajo që do ia rritë emnin e mirë kësaj shkolle janë shumë profesorë e nxanës që nesër do të ngjiten në elterin e adhurimit si martirë të fesë e të atdheut, si : Imzot Bonati, Fausti, Dajani. seminaristi Mark Ēuni, të pushkatuemit [[Lazër Shantoja|Shantoja]], P. [[Anton Harapi]], D. Alfons Tracki, D. Mark Dushi, D. Dedë Maçaj, D. Zef Bici, D. Pjeter Çuni, D.[[Luigj Pici]], D. Mark Gjani, e i helmuemi D. [[Lazër Jubani]]. E perfundojmë me vlerësimin e Faik Konicës :
 
“'''''Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to'''''”.