Njësia administrative Fan: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Shtator → shtator duke përdorur AWB
Rreshti 13:
'''Komuna Fan''' është një [[komunë]] në [[Rrethin e Mirditës]] në [[Shqipëri]].<ref>[http://www.aac-al.org/komuna_info.php?idk=2145&idr=19&idq=9&l=a Shoqata e Komunave]</ref>
 
Nëpër Komunën Fan kalon rruga Durrës-Kukës-Morinë.
 
== Gjeografia ==
Komuna Fan ndodhet në pjesën verilindore të Mirditës dhe ka një sipërfaqe prej 175 &nbsp;km². Komuna është njësi administrative e rrethit të Mirditës. Qarku Lezhë dhe kufizohet : në Jug dhe Perëndim me Komunën Orosh, në Veriperëndim me komunën Gjegjan dhe Fushë –Arrëz ndërsa në Veri me dy komuna të rrethit Kukës. Komuna ka një territor të përgjithshëm të thyer e malor dhe ka një shtrirje verijug 21 &nbsp;km, ndërsa lindje–perëndim 9 &nbsp;km. Shtrihet përgjatë një lugine që rrethohet nga malet Zepa e Munella dhe bjeshka e Qafë – Kumbullës. Lartësia mbi
nivelin e detit varion nga 2500 m mbi në fshatin Shtrungajë deri në 1992 m në malin e Munellës, gjë që i jep një klimë të dallueshme sipas fshatrave. Komuna ka klimë mesdhetare kontinentale malore me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë. Terreni malor ndikon që vera të mos jetë e nxehtë, me temperaturë mesatare të korrikut 23 &nbsp;°C dhe maksimale 35 &nbsp;°C, ndërsa dimri i ftohtë, por jo me temperatura shumë të ulta, për arsye se malet qe e rrethojnë e mbrojnë nga erërat e ftohta te veriut. Temperatura mesatare e janarit shkon ne -3 &nbsp;°C, me e ulta -
8 &nbsp;°C dhe rrallë -12 e -13&nbsp;° C.
 
Dendësia me e madhe e reshjeve është gjate periudhës nëntor-prill, qe shkon nga 1400-1500 1400–1500&nbsp;cm. Gjate muajve te dimrit bora mbulon tere territorin me 20-30 20–30&nbsp;cm ne zonat me lartësi 700 m dhe 70-100 70–100&nbsp;cm ne zonat më të larta. Ditët me bore variojne nga 20 ne zonat e ulta deri ne 60 ne zonat e larta malore. Erërat qe fryjnë ne territorin e komunës janë kryesisht murlani qe vjen nga veriu dhe qe është i thate e i ftohte dhe erërat nga jugu e juglindja te ngrohta dhe te lagështa. Periudha e vegjetacionit fillon ne fund te muajit prill e mbaron ne tetor, gjithsej 200 dite.
 
Shtrirja e gjerë gjeografike e bën komunën të pasur me ujë dhe bimësi të shumëllojshme, ku veçohet ajo malore me pyje dushku, ahu dhe pishe, si dhe e larta me kullota. Rriten shumë lloje drurësh dhe shkurresh si shqemi, shqepa, lisi, pisha, bredhoi, ahu, lajthia, boshtra (bimë e rrallë), frashri, dëllinja, shkoza, etj. Bimët mjekësore në territorin e komunës numërohen deri 250 lloje, ku me të përmendurat janë lisna, trumza, shqemi, veshtulli, çaji, i malit, salepi, zhumbrica, xhusiohulli, luleshtrydhja etj. Tërë gjatësinë e komunës e përshkon Fani i Vogël me një rrjet të dendur përrenjsh malorë ku shquhet Brrena e Domgjonit dhe Knella e Shëngjinit që kanë prurje të cilat nuk shterojnë as gjatë verës. Në to ka pak peshq kryesisht troftë. Kafshët e egra janë të shumëllojshme po ashtu edhe shpendët.
 
== Historia ==
Sipas gojëdhënave emri Fan vjen nga ai i lumit Fan i Vogël. Krahina e Fanit ka një histori të lashtë. Fani ka qenë i banuar që në kohët më të lashta ilire. Dëshmi për ketë janë Qyteza e Batrave dhe Gurra e Domgjonit. Fani përmendet në një dokument të vitit 1387 ku thuhet se Tanush Lek Dukagjini ka qenë zot i Fanit dhe familja e tij ka pasur në zotërim një territor të gjerë në Shqipërinë e Veriut. Origjina e kësaj komune vjen nga fisi i Pirustëve qe kanë qenë shkrirës bakri e metalesh të tjera. Dëshmi janë mbeturinat e furrave primitive që vendasit, edhe sot e kësaj dite, u thonë “Gurët e Xhudhive”. Në vitin [[1529]] Fani ka pasur 11 fshatra dhe 240 shtëpi. Deri me 1770 Fani ka qene i bashkuar me Begollin e Pejës, por pas këtij viti, i bashkëngjitet Mirditës. Me vone Fani u popullua nga familjet Bisakasi, Domgjonasi, Xhuxhasi, Konaj dhe Shëngjini nga ku morën emrat dhe disa fshatra në Fan. Në pjesën verilindore të Fanit ndodhet Batra dhe pak më lart rrënojat e Qytezës, një fortese qe thuhet se është përdorur në luftërat e njëpasnjëshme. Ekzistenca e rrugës së ndërtuar nga romakët tregon se ajo u shërbente atyre për të siguruar rrugëkalimin Shkodër-Nish. Gurra e Domgjonit ndodhet në rrënojat e qytezës së vjetër e cila kishte ujësjellësin e vet. Ky monument ndërtimor ka tunele nëntokësore dhe një pus kontrolli, kubeja e të cilit është 8 m, më e lartë se niveli i ujërave. Gurra është ndërtuar në shekullin IV të erës sonë dhe lidhet me ujësjellsin. Ishte pikërisht ky ujësjellës i cili furnizonte me ujë edhe Sukbukeran, qendrën më të vjetër të banuar në Domgjon. Ujësjellsi vlerësohet si një ndër veprat më të rralla në Ballkan të llojit të tij.
 
== Demografia ==
Rreshti 32:
 
=== Bujqësia ===
Komuna Fan ka një sipërfaqe të kufizuar toke, gjithsej 738 ha, nga të cilat fermerëve u janë ndarë 416 ha tokë arë, ndërsa pjesa tjetër prej 322 ha janë toka të varfra dhe pa mundësi shfrytëzimi për arsye të largësisë nga fshati. Sasia e tokës shkon mesatarisht 750 m² për frymë.
 
Sipërfaqet më të mëdha të tokës arë janë në fshatrat [[Katundi i Ri (Mirditë)|Katundi i Ri]] 36 ha dhe [[Shëngjin (Mirditë)|Shëngjin]] 35 ha, ndërsa me pak ato [[Shtrungaj]], Sang dhe Gjakëz me 8 ha secili. Komuna Fanit ka kushte përgjithësisht të favorshme për zhvillimin
e bujqësisë pasi tokat janë të ujitshme dhe përgjithësisht të sistemuara.
 
Në komunën Fan mbillet kryesisht misri, patatja, jonxha dhe perimet. Pemëtaria ka kushte tepër të favorshme për prodhim, ndërkohë që pemët dhe hardhitë nuk janë të sistemuara në blloqe dhe vreshta. Në territorin e Komunës numërohen 47.000 rrënje hardhi dhe 23.000 rrënje pemë frutore ku kultivohet fiku, arra, qershia, kumbulla, molla, dardha, pjeshka, ftoi etj.
 
Perimet më të kultivuara janë domatja, speci, lakra, qepa, trangulli dhe hudhra. Terreni favorizon edhe mbjelljen e bimëve eterovajore, gjë që do të përmirësonte strukturën e mbjelljeve duke shfrytëzuar tokat më të varfra.
 
=== Blegtoria ===
Komuna Fan ka kushte të favorshme për zhvillimin blegtoral dhe që nga krijimi i saj është mbështetur tek blegtoria prej nga siguron deri ne 90 % të ardhurave. Karakteristikë është se rreth 75 % të bagëtive të imta e zë dhia e cila ka një prodhimtari prej 150 litra qumësht për krerë dhe një peshë mesatare prej 40 &nbsp;kg. Gjithashtu rritja e dhisë ka një kosto të ulët mbarështimi. Kapaciteti kullosor është afërsisht 25.000-30.000 krerë bagëti të imta dhe 10.000 krerë gjedhë.
 
=== Biznesi ===
Rreshti 48:
 
Përgjithësisht tani për tani ai është i përqendruar te bizneset familjare. Disa nga bizneset që mund të përmendim janë : përpunimi i lëndës drusore, prodhimi i drurëve të zjarrit, përpunimi i inerteve, guroret, tregtimi i gjësë së gjallë dhe prodhimeve bujqësore,
përpunimi i bulmetit, etj.
 
== Arsimi ==
Shkolla e pare shqipe në zonën e Fanit është hapur ne vitin 1927, me 13 nxënës, në shtëpinë e Gjon Ndue Ndrecës.
 
Gjatë viteve 1932-1936 Dom Zef Kana mundësoi kalimin e shkollës ku mësonin 27 nxënës në pronat e kishës. Pas çlirimit shkolla e parë u hap në Bisakë më 14 dhjetor të vitit 1944 me 38 nxënës, e më pas, u hapën edhe shkollat në Konaj, (35 nxënës/13 vajza), në Domgjon (59 nxënës/14 vajza), në Xhuxhë (60 nxënës/18 vajza) e në Klos-Zallë (59 nxënës/19 vajza) si edhe në Hebë, Mollkuqe, Dardhaz, Petoq.
 
Në 1951 u hapën shkollat 7 –vjeçare në Bisakë dhe në 1960 në Domgjon, duke mundësuar kështu arsimin për të gjithë fëmijët. Në Shtatorshtator të vitit 1976 u hap shkolla e mesme në degën Agronomi dhe në 1985 u hap Gjimnazi i cila funksionon edhe sot. Pas viteve 1980 në Shkollën e Mesme të Bashkuar Klos kishte 800 nxënës e 50 mësues. Me ndryshimet demokratike dhe lëvizjen e popullsisë numri i nxënësve dhe mësuesve u ul.
 
Aktualisht në Fan ka 14 shkolla : 7 të ciklit të ulët, 6 të arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazi.
 
== Shëndetësia ==
Shërbimi shëndetësor në Komunën Fan kryhet në qendrën shëndetësore Qendër të komunës dhe në fshatra. Shërbimi shëndetësor në komunë mbështetet nga një personel prej 2 mjekësh e 24 punonjësish dhe ofron shërbim 24 orësh, ku përfshihet edhe shërbimi i maternitetit.
 
== Shërbimet ==
Komuna Fan ofron një sërë shërbimesh publike.
 
Shërbimi i përmirësimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit rrugor ofrohet për rrugët e brendshme që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin dhe me qendrën e komunës. Komuna Fan lidhet me qytetin e Rrëshenit nëpërmjet rrugës automobilistike Fan-Reps-Rrëshen e gjatë 45 &nbsp;km.
 
Rrjeti rrugor kap një gjatësi prej 84 &nbsp;km me një sipërfaqe prej 125 &nbsp;km². Ky rrjet është ndërtuar ne 25 % te tij me kalldrëm dhe 75 % me zhavorr.
 
Shërbimi telefonik në komunë realizohet në 90 % të tij nëpërmjet sistemit celular. Furnizimi me ujë të pijshëm. Komuna Fan, si zonë kryesisht malore, ka burime të bollshme ujore që dalin nga malet dhe shfrytëzohen nga banorët për nevoja familjare dhe për vaditje. Aktualisht funksionojnë disa ujësjellësa të ndërtuar ndër vite si p.sh. ujësjellësi i Gurrës së Domgjonit, ujësjellësi i Klosit i ristrukturuar vitet e fundit, ujësjellësi i Xhuxhes, i Shëngjinit, si dhe ujësjellësi i Bargjanës që furnizon fshatin Shtrungaj por edhe qytetin e Rrëshenit.
 
== Vendbanimet ==
Rreshti 79:
== Shih dhe këtë ==
{{Qarku i Lezhës}}
 
 
{{AL-gjeo-cung}}