[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar, Prill → prill, Qershor → qershor, Korrik → korrik, Gusht → gusht (3), Shtator → shtator, Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
Rreshti 38:
Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon '''Coccus, Vila di Cocus''', me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i [[Tivar]]it, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri s në gjysmën e parë të shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj me mbiemer Palushi,Riza palushi,Genc Palushi Patriot Palushi bile bile thone edhe per Bari palush [[Bicaj]]. Në këtë kohë u shfaq me emrin '''Drinabardh'''. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin '''Kukusa'''.
 
Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet '''Mustafë Lita'''. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues '''[[Avni Rustemi]]n'''. Sulmohet më 16 Qershorqershor 1924 nga forcat kryengritëse të [[Bajram Curri]]t. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në Gushtgusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar [[Krumë]]n e [[Has]]it. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga [[Gjakova]] dhe [[Prizren]]i. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje.<ref>[http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/9310/Pergjithmone-me-endrren-e-Kukesit-te-vjeter Pergjithmone me endrren e Kukesit te vjeter<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref> Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.
 
Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti-zogiste e drejtuar nga [[Muharrem Bajraktari]]. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive '''Kosova''', banda muzikore, enti kulturor '''Djelmnia Shqiptare''', një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin 1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë.
 
Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, më 14 Prillprill 1939. Në vitin 1940 lidhet me Shkodrën me rrugë automobilistike. Po në këtë vit rikthehet në Shqipëri [[Muharrem Bajraktari]] i cili drejton rezistencën e armatosur antifashiste në Kukës. Në Shtatorshtator 1943 Muharrem Bajraktari në krye të 2500 forcave e çliron nga pushtimi italian. Disa ditë më vonë mbërrijnë pushtuesit gjermanë. Fillon aktivitetin e vet celula e parë komuniste. Në Gushtgusht 1944, me provokimin e forcave partizane shpërthen në Kukës, lufta civile.
 
Më 18 Nëntornëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe hyjnë forcat partizane të Brigadës XVIII sulmuese. Në dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet '''Shtëpia e Rinisë'''. Fillon punën spitali civil. Në vitin 1946, qyteti furnizohet me dritë elektrike me anën e një motori tanku të adaptuar. Lidhet me rrugë automobilistike me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe shitblerje. Në vitin 1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore. 1950-1962 rritet ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës. Në vitin 1954 fillon punën kinemaja. Në vitin 1956, hapet gjimnazi. Në vitin 1958 ndërtohet ujësjellësi. Në vitin 1959, krijohet estrada profesioniste, kurse në vitin 1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Në 1970 Kukësi kishte 6073 banorë. Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës.
 
=== Kukësi i Ri ===
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në Gushtgusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident [[Havzi Nela]]. Më 5 Janarjanar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me [[Tiranë]]n.
 
== Gjeografia ==
Rreshti 59:
 
== Politika ==
Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të djathta. [[Kryetari i Bashkisë|Kryetar i Bashkisë]] së Kukësit është z.Bashkim Shehuj i PD-së. Më përpara tij Kryetarë bashkie kanë qenë : Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikutkorrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD më pas LSI).
 
== Ekonomia ==
Rreshti 142:
{{Qarku i Kukësit}}
{{AL-Vendbanime}}
{{AL-gjeo-cung}}
 
{{Portal|Kukësi}}
Line 149 ⟶ 148:
[[Kategoria:Qytete në Shqipëri]]
[[Kategoria:Qytete shqiptare]]
 
 
{{AL-gjeo-cung}}