Rrethi i Kurbinit: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar, Maj → maj, Gusht → gusht duke përdorur AWB |
|||
Rreshti 1:
{{Korniza|Kurbin District.svg|250px|right|Rrethi i Kurbinit}}
'''Rrethi i Kurbinit''' është njëri nga [[Rrethet e Shqipërisë|36-të rrethet]] e [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Rrethi bën pjesë në [[Qarku i Lezhës|Qarkun të Lezhës]]. Rrethi i Kurbinit ka 54,000 banorë (sipas [[2004]]), një sipërfaqe prej 235
Emrin Kurbin në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin dhe po ashtu edhe më 1702 dhe 1703.
Në lashtësi krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Emri i kësaj krahine shfaqet vonë në dokumentet historike dhe për herë të parë e hasim në dokumentet latine dhe ato osmane në gjysmën e dytë të shekullit të XV.
Emri Kurbin vjen nga bashkimi i fjalës ilire karpë “shkëmb”, gur” me sufiksin ilir –in (Karpin, Kërpin, Kurbi . Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin, d.m.th. në Shën Prende.
Në periudhën e Mesjetës Kurbini është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe fshatrat janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905 – 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kacorrin (nenkryetar i qeverise se Vlores), Prend Bardhit, (arqipeshkvi i Durresit nga Delbnishti) dhe At Shtjefen Gjecovi OFM, asokohe famullitar i Lacit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetri dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të gjithe krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe,do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18
Gjeografia
Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271
Kurbini ndodhet 45
Relievi
Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perendimore,në pjesën lindore me male dhe në veri lugina e Matit. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115
Klima
Në territorin e rrethit të Kurbinit mbizotëron klima mesdhetare, me bregdet, fusha pjellore, kodrina të ulëta, vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit dhe pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50
Flora dhe Fauna.
Rreshti 27:
Demografia
Në organizimin e vjetër administrativ Kurbini kishte 16 fshatra. Skuraj, Nuajë, Vinjollë, Milot, Malbardhë, Selitë, Gjonë, Laç, Daulë, Mafsheq, Shëmri, Gallatë, Shkretë, Delbnisht, Zhejë, më pas disa prej tyre kanë ardhur duke u pakësuar nga popullsia e për rrjedhojë i janë bashkangjitur qendës së tyre apo fshtrave fqinjë sikurse ka ndodhur me Daulën, Logapaqin, Logorecin, Prodanin e Shkjezin, që sot ruhen si lagje të fshatit Selitë, por edhe janë shtuar fshatra të tjerë. Dikur Ferrë-Skuraj dhe Shkopeti shkonin së bashku me Skurajn një fshat i vetëm. Mamurrasi megjithëse ka bërë pjesë në Kurbin, nuk është përfshirë në bajrakun e kësaj krahine. Në organizimin administrativ të vitit 1921 Kurbini ishte komunë e nënprefeturës së Krujës në prefekturën e Durrësit. Qendra e komunës së Kurbinit ishte Miloti, e cila kishte Postën e Xhandarmërisë, Zyrën e Gjendejs civile, Zyrën Postare dhe administratën. Në vitin 1945 krahina e Kurbinit edhe pse që në shekullin e XV kishte qenë njësi administrative më vete, në periudhën 45-90 u nda në dy lokalitete (Miloti dhe Mamurrasi) të cilat ishin në varësi të Krujës. Nuaja, Shkreta, Mafsheqi dhe Shëmërija i kaluan Krujës, Ferrë-Shkopeti e Shkopeti i kaluan rrethit të Matit. Në vitin 1956 u krijuan dy fshatra të rinj (Sanxhaku 2
Pas vitit 1992, Ferrë - Shkopeti dhe Shkopeti u rikthyen nën juridiksionin administrativ të rrethit Kurbin dhe përkatësisht në komunën e Milotit.
Popullsia në rrethin e Kurbinit arrin në 74 000 banore, dhe është një popullsi heterogjene e krijuar kryesisht pas ndërtimit të fabrikës së Superfosfatit në qytetin e Lacit. Zona autoktone shtrihet kryesisht në malesine e rrethit nga Skuraj, Miloti, Gallata,Vinjolli,Daula, Selita, Mali i Bardhe, Delnishti, Shullazi, Laci, Gjormi, Zheja etj, nderkohe qyteti Lac, nje pjese e zones se Fushë-Kuqe jane banuar me banore te ardhur gjate shekullit te XX.
Rreshti 40:
== Shiko edhe ==
{{Shqipëria}}
{{AL-gjeo-cung}}▼
==Referenca==
Line 46 ⟶ 45:
[[Kategoria:Rrethe në Shqipëri|K]]
▲{{AL-gjeo-cung}}
|