Lufta e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullim sintakse
përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj, Korrik → korrik, Gusht → gusht (2), Shtator → shtator (2) duke përdorur AWB
Rreshti 186:
 
Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë që ndodhej nën sulm tashmë. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë (kryeqyteti i Polonisë), pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.
[[Skeda:Kembsoria Polake.jpg|thumb|250px|Shtatorshtator 1939. Këmbësoria Polake në pritje gjatë Pushtimit të Polonisë]]
 
Më 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathini në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e Shtatoritshtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.
 
==== Lufta rrufe ====
Rreshti 433:
Në muajin e gjashtë të 1944, gjermanët do të përdornin raketën e parë të tipit kruiser kundra Anglisë. Kjo raketë u pagëzua nga Britanikët si “V-1 flying bomb” (Bomba Fluturuese V-1), e cila do të ndiqej nga “V-2 rocket” (Rraketa V-2). Kjo e fundit (gjithashtu e përdorur për herë të parë në luftë), ishte një raketë e mbushur me lëndë plasëse dhe mund të komandohej në distancë.
 
[[Skeda:Peenemunde_Gusht_1943Peenemunde_gusht_1943.jpg|thumb|250px|Test i Raketës V-2 në Peenemunde, Gushtgusht 1943.]]
 
Britanikët u gjendën të papërgatitur ndaj këtyre raketave të reja, që për kohën zotonin një teknologji të nivelit të lartë. Megjithatë Forcat Ajrore të ShBA-së, Britanisë dhe Kanadasë, do të sulmonin rëndë Luftwaffe-in (Forcat Ajrore Gjermane). Kështu bombardimet ajrore masive do të fillonin. Këto bombardime zakonisht kishin për synim qytetet e mëdha në brendësi të Gjermanisë. Kjo nismë u mor nga komandanti në detyrë Marshall Herris (Air Chief Marshall Harris), që më pas do të merrte edhe nofkën “Bomber Haris”. Çërçilli do të urdhëronte “bombardimet e terrorit”, që synonin bombardime masive të tilla, sa që qyteti të mund të bëhej rrafsh me tokën. Në këtë mënyrë, fabrikat gjermane do të shkatërroheshin krejtësisht dhe punëtorët gjerman do të mbesnin pa strehë gjithashtu. Bombardimet masive zakonisht përfshinin angazhimin e 600 deri në 1000 bombarduesish të rëndë. Zakonisht objektivat ishin qendra të industrializuara, baza nëndetësesh, rrugë hekurudhore si edhe depozitat e naftës, edhe pse nga fundi i bombardimeve, njësitë që lëshonin Bomba Fluturuese V-1 dhe Raketa V-2 do të bëheshin objektive primare, pasi ata shkaktonin shumë dëme mbi Britani. Një gjë e tillë ishte shumë për Luftwaffe-n. Forcave Ajrore Gjermane nuk i kishin mbetur më shumë se disa avionë që nuk mund të bënin shumë përpara një force të tillë ajrore si ajo e aleatëve.
Rreshti 539:
{{kryesor|Hedhja e Bombës Atomike në Hiroshima dhe Nagasaki}}
 
Presidenti Rusvelt ishte larguar nga lufta me kohë duke i lënë vend presidentit të ri Truman. [[Harry S. Truman]] (Herri Truman) me leje të kongresit të ShBA, vendosi të përdorte një [[Bomba atomike|bombë atomike]] kundra Japonisë që vazhdonte akoma luftimet e vetme kundra të gjithëve. Një simulim i betejës së Okinavas, pra luftimi i trupave japoneze në tokën e tyre, përfundoi negativ. Mendimi i një Normandie tjetër i frikësonte amerikanët. Simulimi i betejës jepte një shifër tmerruese humbjesh nga radhët e ushtrisë së ShBA-së. Gjithashtu, një betejë mësymëse në tokat e Japonisë, mendohej se do të bënte kërdinë mbi civilët japonezë gjithashtu. Më [[6 gusht]] [[1945]], bombarduesi [[B-29]] Superfortress, e emëruar si [[Enola Gay]], do të hidhte bombën atomike të emëruar "Little Boy" (Djali i vogël) mbi [[Hiroshima|Hiroshimën]]. Qyteti u shkatërrua krejtësisht nga shpërthimi i bombës. Tre ditë më vonë, më [[9 gusht]] [[1945]], bombarduesi B-29 i emëruar Bockscar do të lëshonte mbi [[Nagasaki]] bombën e dytë atomike të emëruar Fat Man (Burri i Majmëmajmë). Kjo pati pasoja shkatërruese për Japoninë e cila do të dorëzohej shumë shpejt. Gjithashtu, sovjetikët do të sulmonin trupat japoneze në Mançukuo, duke i'u përmbajtur kështu fjalës së tyre dhënë në konferencën e Jaltës.
 
Ajo do të dorëzohej më 14 gusht 1945 mbas një deklarate në të gjitha radiot nga perandori Hirohito. E njohur si V-J nga Amerikanët, kjo datë do të pasohej nga data zyrtare e [[2 shtator]]it. Trupat japoneze të mbetura në Kinë, u dorëzuan te trupat kineze jo në mënyrë zyrtare më 9 shtator 1945. Lufta e Globit kishte përfunduar.
Rreshti 592:
* "Dear Stalin" - Korrenspondenca personale e Winston Cherchill me Josif Stalinin.
* http://www.spartacus.schoolnet.co.uk/2WWpotsdam.htm - Rreth Konferences se Potsdam (Burime jo zyrtare)
* [[Jakup Mato]] - "Misioni anglez ne Fterre", gazeta [[Fterra jone]] Nr [[2 Korrikkorrik]] [[2001]]
 
== Shiko edhe ==