Lidhja e Pejës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 82.114.81.129) dhe riktheu rishikimin 1672291 nga Flladimi: Ndryshime te papershtatshme
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt, Prill → prill, Qershor → qershor (2), Tetor → tetor, Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
Rreshti 3:
Në fund të [[shekulli XIX|shekullit 19-të]] tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i [[Maqedonia|Maqedonisë]], kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Teritori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit [[1896]]. Takimi i parë u mbajt në mars [[1897]] në [[Gjakova|Gjakovë]] kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në [[Peja|Pejë]] ku morën pjesë 500 veta pas së cilës [[Stambolli]] intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen.
Më [[23 janar]] [[1899]] nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të [[Manastiri (Qyteti)|Manastirit]] dhe të [[Janina|Janinës]]. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill '''Lidhja e Pejës''' ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar [[Haxhi Zeka|Haxhi Zekën]]. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe [[Besa (betim)|Besa]] për një vjet.
 
Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj [[1899]] përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në [[Prizreni|Prizren]] u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.
 
==Rrethanat e brendshme dhe të jashtme politike në pragun e themelimit të Lidhjes (1898)==
 
Gjatë vitit 1898, ndërsa Porta e Lartë vazhdonte të shtypte me të njëjtën ashpërsi lëvizjen shqiptare, atdhetarët rilindës e shtuan veprimtarinë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit, për bashkimin dhe organizimin e tij në qëndresën kundër sunduesve osmanë. Më 1 janar të vitit 1898 shoqëritë atdhetare të mërgimit (Komiteti i Stambollit, Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit, “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt, Shoqëria “Dëshira” e Sofjes dhe Shoqëria Kombëtare Shqiptare e arbëreshëve të Italisë) botuan një thirrje të përbashkët me titullin “Në emër të popullit shqiptar”, që u drejtohej qeverisë së Stambollit dhe Fuqive të Mëdha. Në thirrje dënoheshin intrigat e shteteve fqinje në Shqipëri, pretendimet e tyre aneksioniste ndaj vilajeteve shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, si edhe politika e verbër e Portës së Lartë, që u kishte lejuar grekëve, serbëve e bullgarëve të hapnin kisha e shkolla në vilajetet shqiptare dhe u kishte bërë atyre lëshime të njëpasnjëshme politike në dëm të Shqipërisë.
 
 
Në këtë dokument parashtroheshin kërkesat themelore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. “Të gjithë ne shqiptarët, – theksohej në të, – kudo që ndodhemi, brenda dhe jashtë atdheut dhe pavarësisht nga besimet fetare, kërkojmë nga sulltan Abdyl Hamiti autonominë administrative të tokave shqiptare, bashkimin e vilajeteve ku është përfshirë atdheu ynë në një vilajet të vetëm me një guvernator shqiptar”, me gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, me shkolla e me kisha shqipe.
Line 27 ⟶ 26:
 
Acarimi i ri i çështjes maqedone, në fund të vitit 1898 dhe në fillim të vitit 1899, që u shoqërua me shtimin e ndërhyrjeve të qarqeve drejtuese të Bullgarisë, të Serbisë, të Greqisë e të Malit të Zi në Turqinë Evropiane, e veçanërisht në vilajetet shqiptare, krijuan përsëri një gjendje të nderë politike në Ballkan e si rrjedhim edhe në Shqipëri. Këtu ndikoi gjithashtu qëndrimi i Fuqive të Mëdha, të cilat, duke pasur parasysh kërkesat e shteteve ballkanike, sidomos të Bullgarisë, në janar 1899 u morën vesh për një ndërhyrje kolektive pranë Portës së Lartë. Me nismën e Anglisë e të Italisë iu parashtrua Portës së Lartë kërkesa për zbatimin e reformave në Maqedoni, për të parandaluar kryengritjen në këtë trevë të Ballkanit. Me këtë ndërmarrje u bashkuan edhe Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia. Fillimi po në këtë kohë i bisedimeve ndërmjet Bullgarisë e Serbisë për të ndarë tri vilajetet, të Kosovës, të Manastirit e të Selanikut, e elektrizoi edhe më shumë gjendjen në Ballkan dhe në Shqipëri.
 
 
==Kuvendi i Pejës dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare (23-29 janar 1899)==
Line 79 ⟶ 77:
Në fazën e parë sulltani, për të paralizuar Lidhjen, në vend të forcës ushtarake përdori politikën e përçarjes, duke nxitur kundër saj disa nga përfaqësuesit e parisë konservatore me prirje turkomane. Porta u mbështet sidomos te Riza bej Kryeziu, i cili që në fillim i ishte kundërvënë Lidhjes. Por qëndresa e shqiptarëve bëri që të dështonin këto orvatje të para të Portës së Lartë.
 
==Shtrirja e Lidhjes në viset e tjera të Shqipërisë (Shkurtshkurt-Qershorqershor 1899)==
 
==Shtrirja e Lidhjes në viset e tjera të Shqipërisë (Shkurt-Qershor 1899)==
 
Në përputhje me vendimet e Kuvendit të Pejës, Haxhi Zeka dhe atdhetarët e tjerë, menjëherë pas përfundimit të tij, iu vunë punës për të ngritur organet e Lidhjes në të katër vilajetet shqiptare.
Line 105 ⟶ 102:
 
Me shtrirjen e pushtetit të Lidhjes në krahinat e ndryshme të vendit, ajo filloi të shndërrohet në një organizatë mbarëshqiptare. Duke bërë fjalë për këto arritje, Sami Frashëri shkruante në mars të vitit 1899: “Lidhja po bëhet në Shqipëri, Besa po forcohet, bashkimi po zgjerohet. Nga një çip’i Shqipërisë u zu Lidhja edhe ditë më ditë po përhapet nëpër tërë Shqipërit”.
 
 
==Qëndrimi i mendimtarëve rilindës ndaj Lidhjes Shqiptare==
Line 133 ⟶ 129:
Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Pejës u përkrah gjithashtu nga organet e shtypit atdhetar shqiptar, si “Albania” (Bruksel-Londër, 1897-1909), “Kalendari Kombiar” (Sofje, 1897-1912), “La Nazione Albanese” (“Kombi Shqiptar”, Kantazaro-Pallagorio, 1897-1912 e në vazhdim) etj., botuesit e të cilëve i bënë të njohur opinionit evropian programin e saj kombëtar.
 
==Përpjekjet për thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm shqiptar (Prillprill-Qershorqershor 1899)==
 
==Përpjekjet për thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm shqiptar (Prill-Qershor 1899)==
 
Vendimi për thirrjen e një Kuvendi të Përgjithshëm, që u mor menjëherë pas themelimit të Lidhjes, gjeti përkrahjen e plotë të komiteteve që u formuan më pas në qytetet e ndryshme të vendit. Duke qenë i vendosur për të bashkuar në Lidhje gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë, Haxhi Zeka theksonte, në ftesat që u shpërndau drejtuesve të komiteteve të saj dhe atdhetarëve të tjerë, se në Kuvendin që do të thirrej ishte e domosdoshme të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e popullsisë katolike e ortodokse.
Line 154 ⟶ 149:
Kur qeveria osmane filloi të përdorte dhunën për të ndaluar mbledhjen brenda në Shqipëri të Kuvendit të përgjithshëm, Komiteti Shqiptar i Bukureshtit vendosi që të mbahej në këtë qytet, më 27 shtator 1899, një Kongres i Përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë përfaqësues nga popullsitë shqiptare brenda vendit dhe nga kolonitë e mërgimit. Kongresi do t’i paraqiste Portës së Lartë e Fuqive të Mëdha kërkesën për formimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit, me asamblenë e vet kombëtare, me një guvernator të përgjithshëm, të caktuar nga Shtetet e Mëdha dhe të miratuar nga sulltani. Por edhe kjo nismë, për shkak të ndalesave që qeveria rumune nxori nën presionin e Stambollit, nuk pati sukses.
 
==Lufta e Lidhjes kundër administratës osmane dhe shtypja e saj (Tetortetor 1899 – Dhjetordhjetor 1900)==
 
==Lufta e Lidhjes kundër administratës osmane dhe shtypja e saj (Tetor 1899 – Dhjetor 1900)==
 
Në vjeshtën e vitit 1899 lëvizja kombëtare, e udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Pejës, hyri në një fazë të re, filloi lufta kundër administratës osmane në tërësi për të vendosur një administratë shqiptare. Kjo luftë u gërshetua me qëndresën e armatosur të masave kundër përpjekjeve të Portës së Lartë për të shpërndarë komitetet e Lidhjes dhe për të rivendosur autoritetin e organeve shtetërore osmane në viset ku qeveriste Lidhja.
Line 208 ⟶ 202:
==Lidhje të jashtëme/Burimi i të dhënave==
*[http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20e%20Pejes.html Pjesë për këtë periudhë nga një libër shkollor]
 
{{his-cung}}
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
 
 
{{his-cung}}