Rrethi i Matit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 1:
{{Korniza|Mat District.svg|250px|right|Rrethi i Matit}}
'''Rrethi i Matit''' është njëri nga [[Rrethet e Shqipërisë|36-të rrethet]] e [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Rrethi bën pjesë në [[Qarku i Dibrës|Qarkun të Dibrës]]. Rrethi i Matit ka 62,000 banorë (sipas [[2004]]), një sipërfaqe prej 1,028 kmé dhe kryeqendër [[Burreli]]n.
 
== Historia ==
Rreshti 19:
 
== Gjeografia ==
Mati shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Siperfaqja e rrethit është 997  km katrorë. Dendësia e popullsisë është 69 banorë për km katrorë. Në qytet banojnë 17% e popullsisë ndërsa pjesa tjetër banon në fshat. Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë pastaj ngjitet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug kufizohet me malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës. Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e Murrizës, vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtame, për tu ngjitur ne drejtim të veriperendimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën e Shkopetit, që ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janë më të hapura dhe më të kalueshme, pastaj kufiri mbyllet për tu ndarë me rrethin e Mirditës. Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjërësi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjërësi lindore Ulëz Shkopet është vendi ku janë krijuar kanionet më të thellë e më të rëndësishme në Shqipëri. Tipike për këto ngushtime është Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellë e çarë nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Rilievi ngrihet mbi nivelin e detit në lartësinë më të madhe 2246 metra është Majamaja e Dejës. Dallohen katër nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz. Në njërën nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit. Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor. Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë. Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius. Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.
 
== Ndarja administrative ==