Dallime mes rishikimeve të "Fidel Kastro"

No change in size ,  5 vjet më parë
→‎Jeta: përmirësime teknike, zëvendësova: marsh → Marsh duke përdorur AWB
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
(përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars, Gusht → gusht, Nëntor → nëntor duke përdorur AWB)
(→‎Jeta: përmirësime teknike, zëvendësova: marsh → Marsh duke përdorur AWB)
Fideli është djali i dytë i martesës së dytë të babait të tij me [[Lina Ruz Gonzalez]]. Babai i Fidel Kastros mbërriti nga [[Galicia]] (krahinë autonome në verilindje të [[Spanja|Spanjës]]), në [[Kuba|Kubë]], në kohën e luftës spanjo-amerikane. Ai u martua dy herë. Me gruan e parë kishte dy fëmijë Pedro Emilio e Lidia, ndërsa me Lina Ruz Gonzalez, gruan e dytë dhe të ëmën e Kastros lindi Ramonin, Fidelin, Juanin Emën dhe Raulin. Familja e tij ka jetuar në [[Bizan]], një fshat pak kilometra larg detit, që është një prej vendeve më të bukura në Kubë.
 
Që fëmijë ai u edukua me kulturë kristiane, gjë që në rini do të linte një shenjë të thellë. Bashkë me vëllezërit e motrat, i ati i futi të studionin në kolegjet më të mira, në "[[La Salle]]" dhe "[[Dolores]]" në [[Santiago]] dhe më pas në [[Balen]], në shkollën katolike më të njohur të [[Havana|Havanës]]. Argumente bindëse dhe aftësi atleti. Këto ishin dy karakteristikat e Fidelit në kolegj. Ka qenë vetëm 13 vjeç kur lideri i ardhshëm i Kubës tentoi të organizonte një grevë të punëtorëve të sheqerit kundër babait të tij. Në vitin [[1945]], Kastro fillon universitetin në [[Havana]], për [[Drejtësi]]. "Pyes veten pse kam zgjedhur për të studiuar Drejtësi. Nuk e di. Një pjesë ia atribuoj zakonit që kam për të marrë pjesë në diskutime dhe për të polemizuar, dhe mbase kjo është ajo që më çoi të mendoja se isha adapt për t'u bërë avokat", ka thënë Kastro. Në universitet ai i dedikohet politikës, duke marrë pjesë në grupe të vogla studentësh kubanezë, që ngrinin në qiell heronjtë e të shkuarës, si dhe në një organizatë revolucionare. Në këto kohë Kastro fillon të marrë pjesë e të përfshihet në protestat që bëhen për dhunimin e autonomisë së universitetit dhe po atë vit, kur në [[Bogota]] po mbahej një konferencë pan-amerikane, studentët kubanë dhe [[argjentina]]s u ngritën në protesta kundër [[kolonializmi]]t. Dhuna e shkaktuar nga studentët iu vu mbi supe nga gjenerali [[marshallMarshall]] komunistëve të Kastros dhe [[Del Pino]]s. Pas rrëmujës në Bogota, Fidel Kastro vendos të martohet me [[Mirta Diaz Balart]], motrën e [[Rafael Diaz Balart]], një miku të universitetit. Më [[1950]] Kastro diplomohet. "Kur mora diplomën isha politikisht një analfabet", ka thënë lideri kuban gjatë jetës së tij. Kontaktet e para me [[Manifesti Komunist|Manifestin Komunist]], me veprat e [[Marksi]]t, [[Engelsi]]t dhe [[Lenini]]t, grupi i tij i mori në shkollë, e pas mbarimit të universitetit ata ishin të influencuar nga marksizmi.
 
== Lufta ==
37.617

edits