Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt (2), Maj → maj (2), Tetor → tetor duke përdorur AWB
përmirësime teknike, zëvendësova: marsh → Marsh (3) duke përdorur AWB
Rreshti 260:
Të përballur nga fuqizimi i vizigotëve në Spanjë dhe nga pasojat e pushtimit longobard të Italisë (568), i cili e kishte zvogëluar pushtetin bizantin në Ravena, Venecia dhe në jug Kalabrinë dhe Siçilinë, Maurici zhvilloi një formë qeverisjeje ushtarake në provincat e sigurta të Afrikës veriore dhe ato pak rajone që kishin mbetur në Itali. Ai hoqi dorë nga parimi i vjetër i ndarjes së pushteteve civile dhe ushtarake, duke i vendosur të dyja në duart e gjeneralëve, ose ekzarkëve, të vendosur në Kartagjenë dhe Ravena. Provincat e tyre, ose ekzarkatet, ndaheshin në dukate të përbëra nga qendra garrizonesh të zëna jo nga ushtarë profesionistë, por nga pronarë lokalë tokash që ishin thirrur nën armë. Sistemi i ekzarkatit i qeverisjes ushtarake funksionoi mirë: Afrika veriore qe përgjithësisht e qetë megjithë kërcënimet maure; dhe në 597 Maurici i sëmurë kishte si qëllim të vendoste djalin e tij të dytë si perandor në ato zotërime perëndimore që akoma qenë të rëndësishme.
 
Por përpjekjet më të mëdha gjatë viteve të fundit të sundimit të tij qenë shpenzuar në Ballkan, ku, nëpërmjet fushatave të njëpasnjëshme, në 602 forcat e tij kishin kthyer mbrapa në Danub avarët. Gjatë këtyre operacioneve ushtarake, Maurici bëri dy gabime: i pari e dobësoi atë; i dyti e shkatërroi atë sëbashku me dinastinë e vet. Në vend që t’i shoqëronte vazhdimisht forcat e tij në fushë, siç do të bënin pasardhësit e tij në shekujt e 7-të dhe të 8-të, Maurici qëndroi për pjesën më të madhe të kohës në Konstandinopojë, duke humbur mundësinë të fitonte besnikërinë e trupave. Ai nuk mund të mbështetej në bindjen e tyre kur urdhëroi uljen e pagës për ta në 588 dhe në 602, urdhëroi që ushtarët të vendoseshin përkohësisht gjatë dimrit në tokat armike nëpër Danub, sa kohë që nevojat e tyre nuk tejkalonin burimet financiare dhe bujqësore të provincave perandorake në jug të lumit. Të acaruar nga kjo kërkesë e fundit, ushtarët u revoltuan, vendosën si kryetar një oficer të ri të quajtur Fokas dhe marshuanMarshuan drejt Konstandinopojës. Blutë dhe të Gjelbërit u bënë sërish aktivë politikisht, të bashkuar kundër Mauricit dhe perandori i moshuar pa sesi pesë djemtë e tij u therën përpara se të vdiste vetë barbarisht.
 
Sundimi pasues i [[Foka|Fokës]] (602-610) mund të thuhet se qe shkatërrimtar. Kosrau shfrytëzoi mundësinë që iu shfaq pas vrasjes së mirëbërësit të tij, Mauricit, për të filluar një luftë hakmarrëse që i çoi trupat perse në zemër të Anadollit. Haraçet përsëri dështuan për t’i detyruar barbarët të qëndronin në veri të Danubit; pas 602 kufiri ra përtokë, për të mos u rivendosur pa koston e shekujve luftë. Me mungesën e legjitimitetit, duke mbajtur kurorën vetëm me të drejtën e pushtimit, Foka e gjeti veten të rrethuar nga rebelime dhe revolta të vazhdueshme. Për bashkëkohësit e tij, koincidenca e murtajës, luftës së pambarimtë dhe trazirave sociale në të njëjtën kohë dukej sikur paralajmëronte ardhjen e Antikrishtit, ringjalljen e të vdekurve dhe fundin e botës.
Rreshti 277:
E dyta. Gjatë trazirave shoqërore të dekadës së kaluar, me shumë mundësi thesari perandorak kishte konfiskuar pronat e shumë individëve të rëndësishëm që ishin ekzekutuar gjatë sundimit të terrorit të Fokës ose pas vdekjes së tij. Si pasojë, megjithëse thesarit i mungonin paratë, ai zotëronte toka me bollëk dhe Herakli, nëse nuk mund t’i siguronte shpenzimet e ushtarëve të kalorësisë me para, i siguroi ato me dhurime tokash. Nëse kjo hipotezë është e saktë, atëherë, që përpara vitit 622, temave, ose grupimeve ushtarake-përfshirë këtu rojet (Opsikioi), armenët (Armeniakoi) dhe lindorët (Anatolikoi)—iu dhanë toka dhe u vendosën në Azinë e Vogël në mënyrë kaq permanente, saqë përpara përfundimit të shekullit, tokat e zëna prej tyre njheshin me emrat e temës që i kishte zënë. Opsikioi-t gjendeshin në temën Opsikion, Armeniakoi-t në Armeniakon dhe Anatolikoi-t në Anatolikon. Termi temë nuk u përdor më për të identifikuar një grup ushtarak, por për të përshkruar njësinë lokale adminstrative bizantine gjat mesjetës, nën autoritetin e komandantit të temës, gjeneralit (stratēgos).
 
Kur Herakli shkoi në tokat e temave në 622 për të ndërmarrë një përleshje shtatë vjeçare kundër persëve, ai përdori burimin e tretë të fuqisë së tij: fenë. Lufta që pasoi nuk ishte gjë tjetër veçse një luftë e shenjtë: ishte pjesërisht e financuar nga thesari i vënë nga kisha në dispozicion të shtetit; ushtarët e Perandorit thërrisnin për ndihmën e Zotit kur vërsuleshin në betejë; ata ndiheshin të rehatuar kur shihnin imazhin e Krishtit në krye të rreshtit të marshimitMarshimit. Fatkeqësisht, një përmbledhje e shkurtër e fushatës nuk mund të na japë një ide të vështirësive që hasi Herakli kur çliroi Azinë e Vogël (622); kur luftoi në Armeni me aleatë nga popuj të krishterë të Kaukazit, si lazikët, abasgët dhe iberianët (624); dhe kur mundohej në Lazikën e largët ndërkohë që Konstandinopoja i qëndronte një rrethimi të përbashkët nga avarët dhe persët (626). Aleanca me kazarët, një popull turk nga veriu i Kaukazit, qe e rëndësishme për sigurimin e ndihmës materiale në ato vite dhe për diplomacinë bizantine, duke qenë fillimi i një marrëdhënieje jetëgjatë. Herakli më në fund e shkatërroi ushtrinë kryesore perse në Nineve në 627 dhe pas pushtimit të Dastagirdit në 628, shijoi një triumf total kur armiku i tij, Kosrau, u rrëzua nga froni dhe u vra. Perandori bizantin fare mirë mund të besonte se, nëse sukseset më të hershme të persëve sinjalizonin rilindjen e Perandorisë Akemenide, arritjet e tij kishin përmbushur ëndrrat e Çezarit, Augustit dhe Trajanit.
 
Megjithatë kjo luftë u luftua nga Bizanti mesjetar dhe jo nga Roma e lashtë. Shpirti i saj u shfaq në 630, kur Herakli triumfalisht rivendosi Kryqin e Vërtetë në Jeruzalem, nga ku persët e kishin vjedhur. Gjatë sulmit avaro-pers më 626, patriarku Sergi ruajti moralin e garnizonit duke ecur rreth e përqark mureve duke mbajtur imazhin e Krishtit për të shmangur zjarrin dhe duke pikturuar në portat e mureve perëndimore imazhe të Virgjëreshës dhe fëmijës për të shmangur sulmet e avarëve. Avarët u tërhoqën kur anijet bizantine mundën kanoet e sllavëve, të cilëve nomadët avarë u kishin besuar flotën. Këta të fundit nuk e morën më veten pas kësaj disfate. Me rënien e perandorisë së tyre, popuj të rinj nga Deti i Zi dhe Ballkani u shfaqën për të marrë pushtetin: bullgarët e Kuvratit, sllavët nën Samon dhe serbët e kroatët që Herakli i lejoi të vendoseshin në Ballkanin veriperëndimor nëse pranonin krishtërimin.
Rreshti 315:
Duke i marrë vetë armët, ai i udhëhoqi trupat kundër kanit të ri dhe energjik bullgar, Krumit, por humbi dhe gjeti vdekjen nga dora e këtij të fundit. Pasardhësi i tij, Mihal Rangabe (811-813), nuk e pati më mirë; grindjet e brendshme e thyen ushtrinë e tij kur ajo u përball me Krumin pranë Adrianopojës dhe kjo humbje i kushtoi atij fronin. Vetëm në një aspekt ai zë një vend të rëndësishëm në analet e Perandorisë bizantine. Perandori i parë që mbante një emër familjeje, përdorimi nga ana e Mihalit e patronimit Rangabe, është tregues i ngritjes së familjeve të mëdha, që kishin akumuluar shumë toka në dëm të pronarëve të vegjël prej të cilëve perandoria varej për taksat dhe shërbimin ushtarak. Emri Rangabe ka mundësi të ketë qenë forma e helenizuar e origjinalit sllav (''rokavu''), dhe, nëse ishte kështu, origjina etnike e Mihalit dhe pasardhësit të tij, Leon V Armenit (sundoi 813-820), janë prova të mjaftueshme që Bizanti në shekullin e 9-të jo vetëm që ishte një shoqëri e përzierë, por edhe një shoqëri në të cilën posti më i lartë qe i hapur për këdo që kishte durimin dhe mendjemprehtësinë e nevojshme për ta arritur. Leoni ra viktimë e vrasjes, por përpara vdekjes ngjarje që nuk qenë në dorë të tij kishin përmirësuar situatën e perandorisë. Krumi vdiq në 814 ndërkohë që përgatitej të sulmonte Konstandinopojën dhe djali i tij, Omortagu, vendosi paqe me Perandorinë bizantine për të mbrojtur kufijtë perëndimorë të Perandorisë bullgare kundrejt presionit të ushtruar nga zgjerimi frank nën Karlin e Madh dhe pasardhësit e tij. Vdekja e kalifit të pestë, Harun ar-Rashidit, kishte çuar në një luftë civile në botën muslimane. Kjo bëri të mundur përfundimin e armiqësive me atë pjesë të botës. Leoni e shfrytëzoi këtë çlirim hapësirë për të rindërtuar qytetet trake që bullgarët kishin shkatërruar më përpara. Puna e tij shfaq depërtimin gradual bizantin në pjesët bregdetare të Gadishullit Ballkanik, siç qe organizimi i disa temave në të njëjtin rajon gjatë shekullit të 9-të: ato të Maqedonisë, Selanikut, Dyrrahut, Dalmacisë dhe Strimonit.
 
Perandori i ri, Mihali II, qe i aftë të themelojë një dinasti—Amorianen—me djalin e tij Teofilin (829-842) dhe nipin e tij Mihalin III (842–867), secili duke zënë fronin në rradhë, por asnjë nuk do e kishte parashikuar një të ardhme kaq të lumtur gjatë viteve të para të Mihalit II. Thoma Sllavi, një shok i vjetër lufte i Mihalit, aktroi sikur qe perandori i pafatë Kostandin VI dhe siguroi kurorëzimin nga Patriarku i Antiokisë; kjo u përmbush me lejen e kalifit musliman, i cili kishte juridiksion mbi Antiokinë. Kështu Thomai marshoiMarshoi për në Konstandinopojë në krye të një force të përzierë popujsh kaukazianë, lidhja e vetme e të cilëve qëndronte në devotshmërinë e tyre ndaj doktrinës ikonodule dhe urrejtjes ndaj ikonoklazmës së Mihalit. I ndihmuar nga Omortagu dhe i mbrojtur nga muret e Konstandinopojës, Mihali mundi armikun e tij, por ngjarja shfaq tensionet nën sipërfaqen e shoqërisë bizantine: gjendja e sëmurë sociale, armiqësitë etnike dhe mosmarrëveshjet e krijuara nga ikonoklazma. Të gjitha këto shpjegojnë dobësinë e paraqitur gjatë sundimit të Teofilit, kur një ushtri muslimane mundi vetë perandorin (838) përpara se të merrte fortesën Amorium në Azinë e Vogël. Kjo shpjegon edhe dobësimin e njëkohësishëm në Mesdhe, i shfaqur në marrjen e Kretës nga arabët (826 ose 827) dhe në fillimin e sulmeve mbi Sicilinë që në fund i siguruan botës islame ishullin. Ikonoklazma padyshim luajti rol edhe në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe Lindjes.
 
=== Kriza ikonoklaste ===