Bernie Sanders: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars, Shtator → shtator duke përdorur AWB
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: marsh → Marsh duke përdorur AWB
Rreshti 3:
'''Bernard "Bernie" Sanders''' (i lindur më 8 shtator, 1941) është përfaqësues i shtetit Vermont në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para se të deklarohej si Demokrat në vitin 2015, karriera e tij theu rekord për mandatin më të gjatë të arritur ndonjëherë në historinë e kongresit nga një politikan i pavarur. Ai është kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-ve të vitit 2016.
 
Sanders ka lindur dhe është rritur në Brooklyn të New York City. Ai diplomoi nga Universiteti i Chicagos në vitin 1964. Si student, Sanders ishte anëtar i Lidhjes Socialiste së të Rinjëve dhe organizues aktiv i protestave për të drejtat civile në kuadër të Kongresit për Barazi Racore dhe të Komitetit të Studentëve për Koordinim Paqësor. Në vitin 1963, ai morri pjesë në marshinMarshin për Punësim dhe Liri në Washington ku Martin Luther King Jr. dha fjalimin e tij të famshëm "Unë kam një ëndërr" ("I Have a Dream").
 
Pas shpërnguljes së tij në Vermont në vitin 1968, Sanders kandidoi për pozitat guvernator i shtetit dhe senator i SH.B.A. nën ombrellën e partive të vogla, kampanja me të cilat nuk pati sukses. Në vitin 1981, si kandidat i pavarur, ai u zgjodh kryetar i Burlington, qytetit më të populluar në Vermont. Në këtë pozitë ai u rizgjodh tre herë. Në vitin 1990, ai u zgjodh si përfaqësues i distriktit kongresional të Vermont në Shtëpinë e Përfaqësuesve të SH.B.A. Ai shërbeu si kongresmen për 16 vjet para se të zgjedhej si Senator i SH.B.A. në vitin 2006. Në vitin 2012, ai u rizgjodh në këtë pozitë, i votuar nga 71% e elektoratit të Vermont.