[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
→‎Biografia: përmirësime teknike, zëvendësova: marse → Marse duke përdorur AWB
Rreshti 9:
Më 1872 i dha fund "pushimeve" të tij pariziane dhe u rikthye në Sharlevill. Mirëpo as këtu nuk gjeti përkrahje dhe mirëkuptim. Gjithsesi, vazhdonte të frekuentohej me Vërlenin, të cilin e shoqëroi edhe në Londër e më pas në Bruksel, ku shkruajti një pjesë të "Ndriçimeve", si dhe "Një stinë e tmerrshme" (1873). Vërlen i dha fund lidhjes së tyre më 1873, duke i dhënë fund jetës me një plumb [[Pistoleta|pistolete]].
 
Rembo braktis poezinë (pasi kishte asgjësuar sa kishte pasur nga gjithë sa kishte shkruar) dhe i jepet një jete të mbushur me aventura të ndryshme. Kjo jetë e sheh fillimisht mësues në Londër më 1874, doker në portin e marsejësMarsejës më 1875, mercenar në Indinë holandeze dhe dezertor më 1876, pjestar të një trupe cirku më 1877, mjeshtër në Qipro më 1878. Së fundi, më 1880 stabilizohet si tregtar në Abisini. Gjatë kësaj periudhe, poeti tjetër, Vërleni, duke menduar se Rembo ka vdekur, publikon vëllimin e tij "Ndriçimet", më 1886. Më 1891, Rembo rikthehet në Francë për t'iu nënshtruar kurimeve mjeksore për një tumor në gju, për shkak të të cilit edhe vdiq disa vjet më vonë.
 
Periudha e parë e adoleshencës mund të përmblidhet me tregimin e arratisjeve nga Sharlevill, rebelimet e tij, me varavingot e gjata dhe ekzaltuese nëpër fusha, me shkrime nga më dëshpërueset: nga [[Libri|librat]] e shkollës tek ato të udhëtimeve e deri tek librat e alkimisë dhe ato enigmatikë. Poezitë e shkruara në këtë periudhë janë në kërkim të një forme poetike; lëkundet midis imitimeve parnesiane dhe atyre të Viktor Hygosë. Vargjet e tij shprehin harenë dhe ekzaltimin e një udhëtari vetmitar, emocionet e para sentimentale, fuqinë e tij imagjinuese, ironinë therëse për jetën meskine të borgjezisë së Sharlevill-it.