[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
→‎Gjeografia: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj duke përdorur AWB
Rreshti 25:
== Gjeografia ==
[[Skeda:Mongolia Landscape.jpg|parapamje|majtas|Relievi mongol]]
Pozita gjeografike e Mongolisë përfshin pikën strategjike mes Kinës dhe Rusisë. Për nga sipërfaqja, Mongolia është 54 herë më e madhe se Republika e Shqipërisë dhe pak më e madhe se Gjermania, Franca e Spanja së bashku. Relievi është malor dhe me rrafshnalta kodrinore me shkallë të lartë relievore. Në përgjithësi, treva mongole zbret nga malet e larta Alltaj në perëndim e veri drejt rrafshinave dhe fushëgropave në lindje e jug, ku ndodhet edhe shkretëtira Gobi. Majamaja Hyjten në skajin perëndimor të Mongolisë, në kufi me Kinën, është pika më e lartë (4.374 metra). Pikë më e ulët është 560 metra, përndryshe një hapësirë e pashquar në pllajën lindore të Mongolisë. Vendi ka një lartësi mesatare mbidetare prej 1.580 metrash. Peizazhi përfshin një prej liqeneve më të mëdha ujëmbël të Azisë (Liqeni Hovsgol), shumë liqene të njelmëta, këneta, kodra rëre, kullota të pjerrëta, pyje alpine dhe akullnaja të përhershme malore. Mongolia veriore dhe perëndimore janë zona aktive seizmike me tërmete të shpeshta, shumë burime të ngrohta dhe vullkane të vdekura.
 
== Ekonomia ==