[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
përmirësime teknike, zëvendësova: Qershor → qershor, Gusht → gusht (6), Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
Rreshti 15:
Jacques Balmat, banor i luginës me profesion mbledhës kristalesh, kish një ndjesi të lindur për malet. Me natyrë të tërhequr dhe të heshtur, ai nuk pëlqehej nga udhërëfyesit (guidat e Shamonisë) të cilët shihnin tek ai konkurruesin e tyre kryesor.
 
Me datën 7 Gushtgusht 1786, Balmat dhe Pacard e lanë Le Prireure (Shamoni) mbasdite herët dhe kaluan natën midis dy shkëmbejve në krye të Montagne de la Cóte.
 
Në ora 4 të mëngjesit të datës 8 Gushtgusht ata filluan t’i ngjiten akullnajës dhe në ora 5 mbas dite u dalluan nga banorët e Shamonisë nëpërmjet tejqyrses në krye të Rochers Rouges (Shkëmbejt e Kuq), pasi Dr. Paccard humbi kapelen e tij që ja mori një shkulm ere. Më 6:12 ata filluan ngjitjen e shpatit të fundit dhe arritën të dy majën më 6:23. Aty Dr. Pacard kreu ca matje dhe të dy e lanë majën më 6:57.
 
Kthimi për tek vendi i kalimit të natës u arrit në errësirë të plotë dhe ishte në vetvete një bëmë e madhe. Të nesërmen, pas katër orë zbritje ata ishin në luginë dhe sejcili prej tyre vajti në shtëpinë e tij. Atë ditë ata nuk e dinin se i kishin hapur një histori të shkëlqyer “biznesi” luginës, e cila së shpejti do humbiste qetësinë e saj e do kthehej për qindra vjet me rradhë në qendrën më të gjallë të botës që mbledh me miliona dashamirës të malit për çdo vit...
Rreshti 24:
 
== Ekspedita e pare Shqiptare ne Mont Blanc ==
Shoqata Daji Alpino-Turistik e qytetit të Tiranës në analizën e veprimtarisë së vitit, më Dhjetordhjetor 2007, vendosi që sfida e saj kryesore për vitin 2008 të jetë ngjitja në majën e Malit të Bardhë (Mont Blanc, 4810 m), pullazi i Alpeve në kontinentin tonë.
 
Vendimi zgjoi nevojën e stërvitjeve dhe normave fizike të veçanta. Kështu, kroset 5.000 e 10.000 metroshe ishin më të zakonshmet, kurse ngjitja e zbritja brenda 6 orësh nga Kino Studio në majën e malit të Dajtit e kthim, ishte prova ku sejcili duhej të maste shkallën e përgatitjes fizike.
 
Ekskursioni turistik i organizuar nga Shoqata në muajin Qershorqershor në Valbonë, bëri që të mendohet më seriozisht për Malin e Bardhë dhe të përcaktohet fundi i muajit Gushtgusht si koha e ngjitjes. Pjesëmarrja u caktua vullnetare e me mundësi për këdo, por kushti që sejcili pjesëmarrës duhej të kontribuonte financiarish me një shumë fillestare prej € 500 e “rrudhi” listën e pjesëmarrësve, madje duke lënë jashtë edhe alpinistë me vlera të veçanta. Përfundimisht ekipi u formua nga : Aleksander Bojaxhi, Ibrahim Haçkaj, Xhimi Begeja, Gjergji Bojaxhi, Armand Hallvaxhi, Florjan Haçkaj, Maringlen Laçi dhe Mateo Begeja.
Fundjava para nisjes e gjeti ekipin në lartësinë gati 2.000 metra tek Gropa e Radohimës, në zemër të Bjeshkëve të Namuna. Synimi ishte praktikimi i ecjeve në terren të ngrirë. Por për habinë e më të vjetërve në ushtrimin e alpinizmit që formonin ekipin, Gropa e kishte shkrirë tërë masën e ngrirë! Duket se ajo që dëgjojmë nga mediat për ngrohjen globale ka tregues realë edhe në malet tona.
 
Komunikimi me kohë nëpërmjet internetit për gjithshka që lidhej me udhëtimin, strehimin në Shamoni (Francë), sigurimin e guidave për stërvitje, ngjitja në majën Mont Blanc, etj., mundësoi që më 26 Gushtgusht ekipi të lërë Tiranën nga Rinasi e të arrijë në Malpenca (Milano) e prej aty me mikrobus në një shtëpi-hotel të Shamonisë. Aty morëm dhe takimin me guidën i cili kishte marrë masat e duhura për një ditë stërvitore në akullnajë.
 
Ngjitja me tren deri në lartësinë 2.198 metra mbi nivelin e detit për në zonën e akullnajës Mer de Glace, pasuar nga zbritja emocionale për në akullnajë nëpër shpate të thikta shkëmbore në mëngjesin e datës 27, na vuri në stërvitje më ora 10. Ngjitja e majës do na detyronte të kalonim nëpër krevasa (çarje në masën e akullnajës që rrjedh e që jo rrallë bëhen kurthe të rrëzimit të alpinistëve me pasoja deri fatale), kështu që kalimi i tyre si dhe i pjerrësive të ndryshme në akull u praktikua gjerësisht. Stërvitja u shoqërua me emocione kënaqësidhënëse ngase për një pjesë të ekipit ecja me kthertra (pajisje që u vishet këpucëve nga poshtë) në akull ishte një përvojë e parë. Them se është interesante të përmendet fakti se akullnaja Mer de Glace (Deti i Akullt) është akullnaja më e madhe që shtrihet në pjesën Franceze të Alpeve. Nga burimi i saj tek Plateau du Grant e deri tek gjuha e saj (paksa mbi të ne u stërvitëm) ajo shtrihet për më shumë se 11 kilometra me një ndryshim në lartësi prej 3.000 metra.
Rreshti 39:
Ngjitja drejt majës
 
Data 28 Gushtgusht 2008 ishte dita e parë e sulmit të majës. Nga stacioni i luginës për teleferikun Bellevue, 1000 metra mbi nivelin e detit, arritëm lartësinë 1800 metra, e prej aty me trenin malor arritëm në lartësinë 2380 metra në Nid d’Aigle.
Prej këtu fillon rruga klasike për ngjitjen në Mont Blanc (Mali i Bardhë) : në të djathtë kemi akullnajën Bionnassay, por shtegu i ngjitjes gjarpëron në zonë të lirë (të thatë) nga bora e akulli e me pjerrësi deri të theksuara. Panorama pasurohet nga dhitë e malit, për të cilat shpesh simbole të caktuara i ftojnë dashamirësit e malit të mos u hedhin (japin) ushqime, e sidomos mos u hedhin atyre kutitë e konservave : ka pasur raste kur dhitë e malit, duke shijuar ushqimin në konservat e thella, i kanë futur turinjtë aq sa më pas kutia nuk u del dhe ato mundet të ngordhin ngaqë mbeten gojëmbyllura.
 
Rreshti 52:
Për lexuesin besoj se vlen të dijë se strehimet në këto lartësi të sigurojnë fjetjen dhe ushqimin sipas telefonatave të kryera me kohë për regjistrim, e që në shumë raste ujdisen nga guidat. Çmimet e shërbimeve janë të kripura, ngase furnizimi në ato lartësi kryhet vetëm me helikopter. Për kuriozitetin e lexuesit shënoj se në strehimin në lartësi 3.160 m kostoja për 1,5 litra ujë ishte 4,5 euro, kurse në lartësinë 3817 m 6 euro.
 
Më datën 29 Gushtgusht ekipi u zgjua më ora dy pasmesnate dhe pasi u përgatit për nisje pati në strehim një shujtë me haje të thjeshta e kalorike. Kishte mjaft alpinistë që do synonin majën këtë ditë dhë nën dritën e elektrikëvë më ora tre edhe ekipi ynë në bazë dyshesh u vu në udhën e ngjitjes për në majë. Terreni kalon vetëm nëpër akull të ngrirë e në pjerrësi nga të moderuara në të theksuara. Sigurisht kthetrat dhe kazma alpine ndihmojnë ecjen e sigurtë në këtë terren dhe dyshja e fundit e alpinistëve tanë ishte në majë më ora 07:12 a.m. ! Janë gjashtë alpinistët e parë nga Shqipëria që ngjiten në Mont Blanc ! E meritojnë të brohoriten dhe përgëzohen !
 
Në majën e Malit të Bardhë
Rreshti 65:
{{ref}}
{{commons|Massif du Mont Blanc|Mont Blanc}}
 
{{gjeo-cung}}
{{Portal|gjeografia}}
 
[[Kategoria:Male në Francë]]
 
 
{{gjeo-cung}}