Muharrem Bajraktari: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar (4), Maj → maj (2), Qershor → qershor (2), Korrik → korrik, Gusht → gusht duke përdorur AWB
Rreshti 5:
|Mbiemri = Bajraktari
|Prof = Ushtarak
|DL = 28 Majmaj 1894
|VL = Ujmisht, Lumë (Vilajeti i Shkodrës)
|DV = 21 Janarjanar 1989
|VV = {{flagicon|Belgium}}Bruksel, Belgjikë
|Nacion =Shqiptar
|}}
'''Muharrem Bajraktari''' ([[Komuna Ujmisht|Ujmisht]], [[5 Majmaj]] [[1894]] — [[Bruksel]], [[21 Janarjanar]] [[1989]]) qe Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë periudhës së qeverisjes së [[Zogu]]t dhe udhëheqës i Rezistencës Antifashiste të popullit shqiptar.
 
== Jeta ==
Rreshti 21:
 
==== Aktiviteti përgjatë viteve [[1920]]-[[1924]] ====
Më vitin 1921, Muharremi u gradua toger, dhe e emëroi zv. komandant e më vonë Komandant të Xhandarmërisë të Prefekturës së Kosovës (me qendër në [[Kruma|Krumë]]). Këtë detyrë ai e vazhdoi deri në vitin [[1924]]. Në zgjedhjet e vitit 1921, të parat në historinë e vendit, [[Ahmet Zogu]] propozoi edhe emrin e Muharrem Bajraktarit si kandidat për deputet. Por Muharremi, në ato vite ende një djalë i ri, me sa duket nuk pranoi dhe vazhdoi karrierën ushtarake duke qenë gjithmonë përkrah Zogut dhe Partisë Përparimtare ku ai bënte pjesë. Deputet i parë i Lumës u bë Mustafë Lita, nga fisi i njohur i Litajve. Në mars të vitit [[1922]] kundërshtaret politikë të udhëhequr nga Bajram Curri sulmojnë Krumën. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Kosovës (Sot Qarku i Kukësit), rezistoi në mënyrë të admirueshme përballë Bajram Currit, i dalluar për luftërat e tij si ndaj pushtuesve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ai gjithashtu udhëhoqi operacionin e forcave të Xhandarmërisë së Prefekturës për rivendosjen dhe mbrojtjen e rendit kushtetues që kërcënohej nga Bajram Curri dhe përkrahësve të tij. Në maj 1924 pikërisht nga [[Kruma]] (asokohe qendër e Prefekturës së Kosovës nisi [[Lëvizja e Qershoritqershorit]]. Muharrem Bajraktari i kapur në befasi pas një përpjekjeje disa orësh, dhe gjithashtu me urdhër të Zogut u tërhoq. Me [[12 qershor]], Zogu u largua në [[Jugosllavi]], duke lënë 4 shokë të tij në [[Shqipëri]] për të organizuar rezistencën. Njëri prej tyre ishte edhe Muharrem Bajraktari. Dështimi i [[Fan Noli|Nolit]] dhe anarkia në të cilën u zhyt vendi i dhanë mundësi Zogut të hynte në Shqipëri dhe me [[24 dhjetor]] 1924 ai hyri në Tiranë. Ndodhi që u quajt "[[Triumfi i Legalitetit]]".
[[Skeda:Muharrem Bajrakatari me ushtarake.jpg|thumb|[[Fiqiri Dine]], [[Prenk Pervizi]], Muharrem Bajraktari dhe [[Hysni Dema]], Komandantë të 4 zonave ushtarake.|300px|left]]
 
=== Komandant i Zonës Ushtarake Veriore, [[1925]]-[[1927]] ===
Pas dështimit të Lëvizjes së Qershoritqershorit, Ahmet Zogu u rikthye në pushtet. Qeveria e re e ndau vendin në 4 zona ushtarake. Muharrem Bajraktari, në atë kohë Komandant i Xhandarmërisë së Prefekturës së Kosovës, u rrit në detyrë si Komandant i Zonës Veriore me qendër në [[Peshkopi]]. Në drejtimin e këtij institucioni, Muharrem Bajraktari eliminoi në mënyrë efektive të gjitha bandat e armatosura që trazonin jetën e banorëve të kësaj zone.
 
Një pjesë e këtyre bandave ishin mbeturinat e regjimit të Nolit, disa të tjera futeshin në Shqipëri me udhëzime nga Jugosllavia, kurse të tjerat ishin banda kriminale që terrorizonin banorët e zonave veriore. Kështu, Muharrem Bajraktari i eliminoi të gjitha këto banda. Është i famshëm eliminimi i bandave të krahinës së Dukagjinit në Shkodër dhe eliminimi i bandave të [[Tropojë]]s të udhëhequra nga Bajram Curri. Viti 1925 doli si viti i eliminimit të bandave të armatosura. Vitin [[1926]] ndodhi [[Lëvizja e Dukagjinit|Lëvizja e]] [[Dukagjini]]t në [[Shkodra|Shkodër]], kryesuar nga Dom [[Loro Caka]] në nëntor ngriti popullsinë e zonës në kryengritje.
Rreshti 46:
 
=== Lufta kundër Italisë Fashiste [[1940]]-[[1943]] ===
*[[1940]]: Muharrem Bajraktari u rikthye në Shqipëri në fillim të vitit 1940. Përpara se të nisej drejt Shqipërisë, ai u takua me Benito Mussolinin, liderin e atëhershëm të Italisë. Në takimin midis tyre, [[Mussolini]] i propozoi Bajraktarit të merrte postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Shefqet Verlacit. Bajraktari i tha se do të mendohej, por sapo u kthye në Shqipëri, i çoi fjalë [[Shefqet Verlaci]]t ku i thoshte "se Muharrem Bajraktari ka dalë maleve të Shqipërisë duke luftuar për liri". Pikërisht në [[Gushtgusht]] të [[1940]] fillon edhe veprimtaria e tij antifashiste gjë që dëshmohet edhe nga dokumentat e kuesturës italiane. Prefektura e Kosovës (Kukësit) i kërkon Ministrisë së Brendshme largimin e Muharrem Bajraktari nga kjo zonë për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore.
*[[1941]]: Gjatë këtij viti intensifikohet lufta e Muharremit kundër pushtuesit fashist. Ai krijon një çetë vullnetare me disa dhjetra luftëtarë, kryesisht nga [[Kukësi]] të cilët kthehen në një shqetësim të madh për autoritetet italiane. Së bashku me Abaz Kupin dhe disa kolonelë anglezë ai organizon disa mbledhje në [[Lurë]] dhe [[Peshkopi]] lidhur me organizimin e një kryengritjeje. Organet italiane të alarmuara nga situata dërgojnë afro 2000 forca italiane dhe mercenare shqiptare në Kukës për të mbajtur nën kontroll situatën. Çeta e Muharrem Bajraktarit pati disa përplasje me këto forca ku mbetën të vrarë shumë ushtarë italianë por gjithashtu edhe disa luftëtarë të çetës.
*[[1942]]: Forcat mercenare vazhdojnë të qëndrojnë në Kukës. Muharrem Bajraktari ndodhet në arrati bashkë me çetën e tij. Megjithatë ai rikthehet disa herë në shtëpinë e tij në [[Ujmishti|Ujmisht]] ku biles një herë rrethohet nga forcat italiane por arrin t'i shpëtojë rrethimit. Kryeministri i asaj kohe, [[Mustafa Kruja]] urdhëron arrestimin e menjëhershëm të Muharrem Bajraktarit si personi kryesor që udhëheq trazirat në Kukës, [[Hasi|Has]] dhe [[Dibër|Dibra]]. Ndërkohë gjithë prefekturës së Kosovës (Kukësit) i shkon thirrja se ai që strehon dhe mbron Muharrem Bajraktarin do të konsiderohet bashkëpunëtor i tij dhe do të ndëshkohet rëndë. Në shtator të 1942, Muharrem Bajraktari merr pjesë në [[Konferenca e Pezës|Konferencën e Pezës]] si përfaqësues i [[Luma|Lumës]] (Kukësit) dhe Hasit.
Rreshti 60:
== Jeta në mërgim dhe vdekja e tij ==
[[Skeda:Muharrem Bajraktari Greqi 1948.JPG|right|thumb|Muharrem Bajraktari në Greqi, viti 1948|250px]]
Në vitin [[1946]],i rraskapitur nga luftimet me Forcat e Ndjekjes ai largohet drejt Jugosllavisë e më pas në Greqi. Nga [[Greqia]] largohet në Itali dhe më pas në vitin 1953 në [[Belgjika|Belgjikë]] aty ku edhe mbylli jetën. Gjatë gjithë periudhës në mërgim ai kurrë nuk reshti së punuari për të mirën e kombit shqiptar, për vendosjen e një sistemi demokratik dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ai u bë anëtar i kryesisë së organizatës "Shqipëria e Lirë" e udhëhequr nga Mit'hat Frashëri dhe që ishte organizata më e fuqishme e antikomuniste e diasporës shqiptare. Më [[21 Janarjanar]] [[1989]],Muharrem Bajraktari vdiq në [[Brukseli|Bruksel]], Belgjikë. Varrimi ju bë më [[25 Janarjanar]] [[1989]]. Mbi 600 shqiptare të ardhur nga diaspora ishin mbledhur për t'a nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit këtij pishtari të nacionalizmit shqiptar. Mbi 50 parti politike dhe figura patriotike dhe shkencore të diasporës vunë kurora mbi varrin e tij. Edhe qeveria belge i bëri të tëra nderimet e mundshme që mund t'i bëhen burrave të shtetit. Gjithashtu shumë gazeta dhe radio, si ajo e Belgjikës, Francës, Anglisë dhe "[[Zëri i Amerikës]]" i bënë jehonë vdekjes së tij dhe folën mbi jetën dhe veprimtarinë e tij nacionaliste.
 
== Çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë thënë të tjerët për të ==
*[[Uran Butka]]:"Ndër miliarda njerëz që vijnë e shkojnë,të paktë janë ata që bëjnë epokë dhe lënë emër në historinë e kombit të vet.Një i tillë është edhe Muharrem Bajraktari".
*Moisi Mirakaj"Nuk ka njeri,plak e të ri që nuk e njeh Bajraktarin e Lumës,trimëria,patriotizmi,besnikëria dhe mençuria e të cilit i ka kaluar kufinjtë e trevës së vet.I njohur në mbarë kombin tonë gjer në diasporë si luftëtar i çështjes kombëtare dhe i Shqipërisë Etnike,Muharrem Bajraktari është i pavdekshëm".
*Në letrën që [[Edith Durham]]i,zonjë e shquar angleze,mbrojtëse e flaktë e çështjes shqiptare i shkruan Ministrit të Jashtëm të Anglisë më [[30 Korrikkorrik]] [[1943]],ndër të tjera shkruan:"Shqipëria po lufton për liri.Në verilindje udhëheqësi më i shquar është kolonel Muharrem Bajraktari,ish komandant xhandarmërie i Shqipërisë".
*Një burrë shteti si Xhulian Emeri (Julian Amery),në veprën e tij "Bijtë e Shqipes" ka krahasuar Muharrem Bajraktarin me Perandorin gjerman,[[Vilhelmi II]].
*Reginald Hibbert,autor i librit "Fitorja e Hidhur" që flet mbi Luftën II Botërore në Shqipëri shkruan:"Nuk pati njeri tjetër në gjithë Shqipërinë Verilindore,në veri të Peshkopisë e të Dibrës që ti mbante premtimet më mirë se Muharrem Bajraktari.Politika që ai mendonte se do të vlente,ishte një politikë e drejtpërdrejtë antisllave,antiserbe,antikomuniste".