Ndryshimi mes inspektimeve të "Partia Lëvizja e Legalitetit"

përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill, Maj → maj duke përdorur AWB
v (Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet)
(përmirësime teknike, zëvendësova: Prill → prill, Maj → maj duke përdorur AWB)
'''Partia Lëvizja e Legalitetit''' (shkurt ''PLL'') është një parti kombëtare me qendër në [[Tirana|Tiranë]] e cila mbështet restaurimin e monarkisë në [[Shqipëria|Shqipëri]].
 
Ajo është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë tonë Kombëtare të etur për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit me bazë ideje dhe veprimi " Atdheu mbi të gjitha".
Momenti i dytë kulmor në historinë e Legalitetit në Shqipëri, është Kongresi i mbajtur më 21 nëntor 1943 në Zall-Herr, pranë Tiranës. Kjo ngjarje konsiderohet si një gur themeli në historinë e formacioneve politike në Shqipëri, pasi për herë të parë kemi një Kongres që shpall krijimin e një organizate politike.
 
Kjo ngjarje lidhet fort me figurën e heroit të 7 Prillitprillit 1039, Majoritmajorit [[Abaz Kupi]], i cili ishte edhe organizatori kryesor i këtij evenimenti. Të dhënat historike tregojnë se në Komitetin Drejtues të Lëvizjes së Legalitetit, bënin pjesë personalitete të spikatura politike, intelektuale e kombëtare si z.z. Xhemal Naibi, Ndoc Çoba, Gaqo Goga, Rauf Fico, Pater Lekë Luli O.F.M., Osman Myderrizi, etj., etj.. Në krye të Rinisë Legaliste, ka qenë avokat Ibrahim Sokoli, i cili udhëhoqi përsëri legalistët më 1990, pas rrëzimit të regjimit komunist. Por natyrisht personaliteti kryesor në atë periudhë mund të konsiderohet [[Abaz Kupi]], i cili ishte komandanti i formacioneve luftarake legaliste që u organizuan në të gjithë vendin. Në këto formacione merrnin pjesë ushtarakë të shkolluar në akademitë perëndimore, të cilët kishin dhënë prova të talentit të tyre në artin luftarak, gjatë betejave me repartet e ushtrisë italiane.
 
Qëllimi kryesor politik i Lëvizjes së Legalitetit në këtë kohë ishte rikthimi i Mbretit Zog në krye të shtetit shqiptar që asokohe ishte Monarki me regjencë. Për legalistët, kthimi i Mbretit në fron ishte “çështje nderi”, pasi largimi i tij ishte pasojë e sulmit të pabesë të një fuqie ushtarake siç ishte Italia e Musolinit. Nga ana tjetër, legalistët kishin rënë dakord në parim që, pas luftës, sipas kushtetutës, të zhvillohej referendumi për formën e regjimit.
 
== Lidhje ==
* http://legaliteti.org/
 
== Burimet ==
37.617

edits