[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Removed invisible unicode characters + other fixes, replaced: → (8), removed: ‎ (6) using AWB (12004)
4552
Rreshti 1:
1987 u quajt legeni i plres
[[Skeda:Kaaba -Mecca -Saudi Arabia-1Aug2008.jpg|parapamje|Qabeja (''Kaaba'')]]
[[Skeda:Siyer-i Nebi 151b.jpg|parapamje|upright|[[Muhameti]] përpara Qabesë (miniaturë turke, shek. i 16-të)]]
'''Qabeja''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: الكعبة ''al-Kaʿbah,'' "[[Kubi]]"), e njohur edhe si '''Qabja''', '''Kaba''', '''Shtëpija e Shenjtë''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: بيت الحرام ''Baytu l-Ḥarām'') dhe '''Shtëpia e Lashtë''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: بيت العتيق ''Baytu l-'Atīq''), është një ndërtesë në formë [[kubi|kuboidi]] që gjendet në [[Meka|Mekë]], [[Arabia Saudite|Arabi Saudite]]. Është vendi më i shenjtë i [[feja Islame|fesë islame]]. Sipas traditës islame ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë [[Adami dhe Eva|Ademi]] (Adami, [[Arabishtja|arabisht]]: آدم ''Ādam'') por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti [[Abrahami|Ibrahimi]] (Abrahami, [[Arabishtja|arabisht]]: إبراهيم ''Ibrāhīm'') dhe i biri i tij [[Ismaeli|Ismaili]] (Ishmaeli, [[Arabishtja|arabisht]]: إسماعيل ''ʾIsmāʿīl'') thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e [[Allahu|Zotit]]. Të dy këto figura, të cilat luajnë rol të rëndësishëm edhe në [[krishterimi|kristianizëm]] dhe në [[Jahudizmi|jahudizëm]], vlejnë si [[Profetët e fesë islame|profetë të fesë islame]].
 
[[Xhamia e Shenjtë]], [[xhamia]] më e shenjtë në [[Islami|Islam]] është e ndërtuar rreth Qabesë. Të gjithë [[muslimani|muslimanët]] janë të obliguar që gjatë [[namazi]]t të jenë të drejtuar kah Qabeja, drejtimi kah Qabeja thirret [[Kibla]].
 
== Historia ==
Që në kohën para-islamike kjo ndërtesë adhurohej nga [[Arabët|fiset arabe]] si shenjtërore e perëndisë ''[[Hubal-i|Hubal]]''. Në kultin e Qabesë para-islamike bënin pjesë përveç adhurimit të [[Allahu]]t edhe ai i perëndeshave al-Lat, [[Manat-i|Manat]] dhe [[al-Uzza]]. Feja islame e ka marrë psh. kultin e [[meteoriti]]t të zi të Qabesë nga feja e vjetër arabe ashtu si edhe [[haxhxhi|pelegrinazhin për në Mekkë]]. Urdhëresat islamike në lidhje me pastërtinë rituale (''[[tahāra]]'') e kanë origjinën të paktën pjesërisht në urdhëresat përkatëse të fesë më të vjetër arabe.
 
Prej vitit 632 Qabeja është shenjtore vetëm islamike. Megjithatë gjatë luftimeve të brendëshme të [[kalifati]]t të vitit 692 ajo u godit me mjete zjarri dhe më 931 „guri i zi“ u morr me vete nga ndjekësit e [[sekti]]t [[Shiitët|shiito]]-[[Ismailitët|ismailit]] të [[Karamitah-u|karmatëve]] për në [[Bahraini|Bahrain]]; vetëm pas vitit 951 guri u kthye (me ndërmjetësimin e [[Fatimidët|fatimidëve]] po ashtu ismailitë) në Mekkë. Sulltani [[Perandoria Osmane|osman]] [[Murati i IV]] urdhëroi më 1630 që të ndërtohej një e re.
 
== Plani dhe ndërtimi ==
Në territorin e shenjtë janë këto ndërtesa që secila ka përkatësisht historinë e vetë:<ref>Sipas skicës së orientologut [[Christiaan Snouck Hurgronje]] në vend.</ref>
 
[[Skeda:Kaaba und Umgebung.JPG|thumb|Qabeja sipas Christiaan Snouck Hurgronjes|189x189px]]
* 1. Porta e Banũ Shaiba-s, e rojës fillestare të Qabesë.
* 2. Ḥixhr-i / Ḥaṭīm-i.
* 3. [[Zamzam-i|pusi i Zamzam-it]] (ose ''Zemzemit'').
* 4.-5. Shkalla spirale e Qabesë.
* 6. Makām Ibrāhīm-i
* 7. [[Minbar-i]] (''minberi'')
* 8. al-Makām [[Hanafitët|al-Ḥanafī]]
* 9. al-Makām [[Malikitët|al-Mālikī]]
* 10. al-Makām [[Hanbalitët|al-Ḥanbalī]]
* 11. [[Minareja|Minaretë]]
 
Qabeja është ngritur mbi një thembratë (''bazament'') mermeri 25&nbsp;cm të lartë, e cila del e ngritur 30&nbsp;cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit<ref>Uri Rubin: Ḥanīfiyya and Kaʿba. An inquiry into the Arabian pre-Islamic background of dīn Ibrāhīm. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam. 13, 1990, f. 85ff.</ref><ref>Uri Rubin: The Kaʿba. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam (JSAI), 8 (1986).</ref>. Në lindje ndodhet cepi i zi, ''ar-ruknu ʾl-asvad'', e quajtur kështu sipas gurit të zi, ''al-ḥaǧaru ʾl-asvad'' (arabisht الحجر الأسود), i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve. Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, ''ar-ruknu ʾl-ʿirākī'', në perëndim ai i Levantes (''[[Lindja e Afërme|Lindjes së Afërme]]''), ''ar-ruknu ʾš-šāmī'', në jug ai jemenit (''jugor''), ''ar-ruknu ʾl-yamānī''. Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë [[Brokada|brokade]] të zezë (''[[kisva]]''), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh [[Kaligrafia|kaligrafike]] me qëndisje të artë me vargje të [[kurani]]t. Kjo bëhet çdo vit e re. Thuhet qe Qabeja qendron disa centimetra siper Tokes.
 
Hyrja për në ambientin e brendshëm ndodhet 2 m lart në faqen verilindore. Kjo arrihet nëpërmjet një shkalle të drunjtë me rrota, e cila qëndron zakonisht ndërmjet portës në formë harku të [[Banu Shaiba]]-s dhe burimit të [[Zamzam-i]]t. Brenda Qabesë gjendet një shtrojë (''dysheme'') mermeri. Muret janë të veshura nga brenda deri në gjysëm të lartësisë me [[Mermeri|mermer]], i cili parfumohet me vaj aromatik. Në to janë futur pllaka mermeri me mbishkrime nga kurani. Pjesa e sipërme e mureve është e veshur me copë të gjelbër, e cila gjithashtu ka ornamente me vargje të kuranit të qëndisura në ar.
 
Jashtë Qabesë, përballë murit në anën veriperëndimore, ndodhet një mur mermeri i bardhë në formë gjysmërrethi i quajtur ''ḥaṭīm''. Ai është 90&nbsp;cm i lartë dhe 1,50 m i gjerë. Hapësira ndërmjet ''ḥatīm''-it dhe Qabesë është llogaritur prej kohësh si pjesë përbërëse e Qabesë dhe nuk shkelet gjatë ''ṭavāf''-it, të sjellurit ritual rrotull. Aty thuhet se ndodhen varret e [[Ismaeli]]-t dhe nënës së tij [[Hagara|Hagara-s]].
 
== Guri i Zi ==
[[Skeda:Mohammed kaaba 1315.jpg|parapamje|left|Miniaturë nga [[xhami' at-tavarih]] e vitit 1315 me gurin e zi|200x200px]]
 
Guri i Zi ([[Arabishtja|Arabisht]]: الحجر الأسود ''al-Ḥajar al-Aswad'') është i vendosur në cepin lindor të Qabesë. Është i nderuar tek Muslimanët si relikë Islamike që, bazuar në traditën Islame, daton që nga koha e [[Adami|Ademit]] dhe Havasë.
 
Guri është nderuar edhe në kohët para-Islamike pagane, kjo si pjesë e kultit të gurit. Është vendosur i padëmtuar në murin e Qabesë nga [[Muhammedi|profeti Muhamed]] në vitin 605, pesë vjet para shpalljes së tij të parë. Që prej asaj kohe është ndarë në disa pjesë dhe tani është i futur në një kornizë argjendi në cepin lindor të Qabesë. Pamja e tijë fizike është paraqitja e një guri të zi të ndarë, i lëmuar butë nga duartë e miliona pelegrinëve. Tradita Islame tregon se ky gurë ka rënë nga [[Xheneti]] (Parajsa) që ti tregoj [[Ademi]]t dhe Havasë ku të ndërtojnë një faltore. Edhe pse shpesh herë është përshkruar si [[Meteoriti|meteorit]], kjo hipotezë është tani e pasigurtë edhe pse ende nuk është kryer ndonjë studim shkencorë. Pelegrinët musliman sillen rreth Qabesë si pjesë e ritualit të Tavafit, që është pjesë e [[Haxhxhi|Haxhit]]. Shumë prej tyre, nësë është e mundshme, ndalen dhe e puthin Gurin e Zi. Nësë nuk e arrijnë atë, ata me dorën e djathtë e përshëndesin atë gjatë secilit prej 7 sjelljeve të tyre rreth Qabesë.
 
== Rëndësia fetare ==
Qabeja është vendi më i shenjtë në [[Islami|Islam.]]
 
=== Kibla ===
''[[Kibla]]'' është emri që [[Muslimani|Muslimanët]] e përdorojnë pët të përshkruar drejtimin që kanë ata gjatë [[namazi]]t. Kjo është pika qendrore për lutje. Drejtimi gjatë [[namazi]]t është drejtimi kah Qabeja.
 
=== Pelegrinazhi ===
[[Skeda:Kaaba at al-Haram Mosque.jpg|parapamje|Qabeja gjatë fillimit të haxhit (''pelegrinazhit'') më 2008]]
Xhamia e Shenjtë është pika qendrore gjatë pelegrinazheve islame: [[Haxhxhi|Haxhit]] dhe Umrës. Haxhi ndodh në muajin [[Dhulhixhxhe|Dhulhixhe]] të [[Kalendari Islamik|kalendarit Islamik]] ndërsa Umra gjatë gjithë vitit. [[Haxhxhi|Haxhi]] është një ndër Shtyllat e Islamit, i obligueshëm që të kryhet një herë në jetë nga të gjithë [[Muslimani|Muslimanët]] që kanë mundësi ta kryejnë. Në kohët e fundit, rreth 6 milion [[Muslimani|Musliman]] kryejnë Haxhin çdo vit.
 
Haxhi është i lidhur me jetën e [[Muhammedi|profetit Muhamed]] prej shekullit të 7<sup>-të</sup>, por rituali i pelegrinazhit për në [[Meka|Mekë]] është i konsideruar nga Musliamanët se daton që nga koha e [[Ibrahimi|profetit Ibrahim]].
 
== Pastrimi ==
Ambienti i brendshëm i Qabesë është i mbyllur dhe i pavizitueshëm për publikun. Ndërtesa hapet dy herë në vit për ceremoninë e quajtur ''Pastrimi i Qabesë''. Kjo ceremoni zhvillohet 30 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë i [[Ramazani]]t dhe 30 ditë para se të fillojë [[Haxhxhi|Haxhi]]. Çelësat e Qabesë i mbajnë pjesëtarët e fisit të Bani Shaibas ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: '' ''بني شيبه ''Banī Shaybah''). Pjesëtarë e këtij fisi i presin të ftuar gjatë ceremonisë së pastrimit. Në të ftohen për të marrë pjesë në numër të pakët disa klerikë dhe diplomatë. Gjatë ceremonisë Qabeja fshihet me fshesë dha lahet me një përzjerje uji Zemzem dhe ujë trëndafili persian.
 
== Referencat ==
<references />
 
[[Kategoria:Feja islame]]