Qazim Kokoshi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
→‎Jeta: përmirësime teknike, zëvendësova: Qershor → qershor duke përdorur AWB
Rreshti 17:
 
Qazim Kokoshi lindi në qytetin e [[Vlora|Vlorës]]. Mësimet e para i mori në shkollën turke të qytetit të Vlorës dhe më pas shkoi në Janinë, ku mbaroi gjimnazin “[[Zosimea]]”.
Pas mbarimit të asaj shkolle aty rreth fillimit të viteve 1900 u kthye në vëndlindje dhe u angazhua në Klubin “Labëria”, ku punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në fshatrat e Vlorës.
 
Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, si delegat i Vlorës. Firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në gusht 1913, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nënprefektit të [[Lushnja|Lushnjës]]. Pasi punoi afro shtatë muaj në atë detyrë, në shkurt 1914 u emërua me detyrën e kryesekretarit të Prefekturës së Vlorës. Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, u caktua anëtar i delegacionit për të zhvilluar takimin me [[Princ Vidi]]n.
 
Konkuroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershoritqershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga [[Fan Noli]] e [[Luigj Gurakuqi]]. Pas dështimit emigroi në [[Italia|Itali]] e më pas në [[Austria|Austri]]. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua si pjesëmarrë në t'ashtuquajturën "Lëvizja e Vlorës" bashkë me [[Hasan Dosti]]n, [[Skënder Muço]]n, etj. dhe u burgos, për te dalë sërish më 1936.
 
Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku, Kokoshi u arrestua nga GESTAPO-ja dhe u internua në Bergamo.