[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar, Prill → prill (4), Qershor → qershor, Gusht → gusht, Shtator → shtator, Tetor → tetor (2), Nëntor → nëntor, Dhjetor → dhjetor duke përdorur AWB
Rreshti 7:
==== Origjina (1484-1493) ====
[[File:Sanzio 01 Raphael.jpg|thumb|left|autoportret i Raffaellos (majtas) ne nje cep te Shkolles se Athines]]
Raffaello-ja lindi në Urbino në «vitin 1483, në të premten e shenjtë,<ref>Që në 1483 përputhej me ditën e 28 marsit</ref> në tre të natës, nga Giovanni Santi, piktor jo pak i shkëlqyer, por duke qen njeri me intelekt të lart dhe i prirur në drejtimin e fëmijve në atë rrugë të mbarë, që për fatin e tij të keq, nuk ishte shfaqur në rininë e tij»<ref name=V>Giorgio Vasari, 'Le vite de' più eccellenti pittori, scultori e architettori'', ''Vita di Raffaello da Urbino'', Firenze 1568.</ref>. Rrëfimi i Vasarit konsideron se Raffaello-ja lindi më [[28 Mars|28 mars]] (të premten e shenjtë). Megjithatë ekziston një tjetër version sipas të cilit dita e lindjes së mjeshtrit urbinas duhet të jetë [[6 Prill|6 prilliprill]]i, dhe kjo e bazuar në letrën e Marcantonio Michiel-it drejtuar Antonio Marsilio-s (e konfirmuar nga epitafi i njohur, për një kohë i konsideruar i Pietro Bembo-s ndërsa sot i atribuar poetit Antonio Tebaldeo) që nënvizon se data e ditës dhe orës së vdekjes së Raffaello-s, përputheshin dukshëm me atë të [[Krishti]]-it - ora 3 e [[6 Prill|6 prillitprill]]it, e premte para Pashkëve – përputhen saktësisht me datën e lindjes së tij. Natyrisht, gjithë kjo ka shijen e legjendës dhe nëse do të konsiderohej mjaftueshmërisht e sigurtë dita e vdekjes së tij, nuk mund të jetë kështu për atë të lindjes së tij.
 
Raffaello-ja (i portretizuar që fëmijë nga i ati në Cappella Tiranni në Cagli) qe biri i parë dhe i vetëm i Giovanni Santi-t dhe Maria di Battista di Nicola Ciarla-s. Mbiemri "Sanzio" në fakt nuk është veçse një nga zgjedhimet e mundshme nga italishtja e "Santi", e rrjedhur nga latinishtja "Sancti" me të cilin zakonisht Raffaello-ja, pasi të rritej, do të firmoste veprat e tij. E ëma i vdes herët, më [[7 Tetor|7 tetor]] [[1491]]<ref name=F10>Franzese, cit., fq. 10.</ref>. I ati u rimartua pak më vonë me njëfarë Berardina di Piero di Parte, nga e cila i lindi e bija Elisabetta. Me dy gratë familja e të atit pati zënka për motive financiare<ref name=F12/>.
[[File:Raffaello Madonna col Bambino 1498.jpg|thumb|''Madonna me Femijën'' (1498), Casa Santi, Urbino]]
 
Rreshti 18:
Në punishten e të atit, i riu Raffaello mësoi nocionet bazë të teknikave artistike, mes të cilave me gjasa edhe teknikën e afreskut: një nga veprat e para të atribuara atij në fakt është ''Madonna e Casa Santi-t'', pikturë delikate muri në shtëpinë familjare<ref name=F12>Franzese, cit., fq. 12.</ref>.
[[File:Raffaello Sanzio - Sacra Famiglia con Rafael, Tobia e San Girolamo, o Vergine del pesce.jpg|thumb|left|Familja e Shenjtë me Rafaelin, Tobian dhe Shen Jeronimin, ose Virgjëresha e peshkut]]
Më [[1 Gusht|1 gushtingusht]]in e [[1494]], kur Raffaello ishte njëmbëdhjetë vjeç, i vdes edhe i ati. Kjo datë ka ridimensionuar në disa studime kontributin e punishtes atërore në formimin e artistit; është po ashtu e shumëprovuar se si në pak vite, në adoleshencë të plotë, artisti arriti me shpejtësi një maturi artistike që nuk mund të përjashtoi një nisje shumë të hershme të aktivitetit artistik<ref name="www.electaweb.it">{{Cite web | title=www.electaweb.it | website= raffaello e urbino | url=http://www.electaweb.it/mostre/scheda/raffaello-e-urbino-urbino-palazzo-reale/it}}</ref>.
 
Nuk dihet se nëpërmjet cilave rrugë piktori i ri arriti të bëhej pjesë e punishtes së Perugino-s: në fakt nuk duket i besueshëm rrëfimi i Vasarit, sipas të cilit Raffaello-ja kishte qenë nxënës i Perugino-s që para vdekjes së të atit dhe madje edhe para vdekjes së së ëmës<ref>Për Vasarin, Pietro Perugino, «pranë vogëlushit, jo pa lotët e të ëmës, që e donte ëmbëlsisht, e çoi në Perugia»</ref>. Me gjasa, më shumë se për një formim të mirëfilltë artistik në Perugia, djaloshi pati mundësinë të frekuentonte me raste punishten e Perugino-s, duke shkuar herë te punishtja e të atit dhe herë te ajo, të paktën deri në vdekjen e prindit: në atë vit Raffaello trashëgoi aktivitetin, së bashku me disa bashkëpunëtorë mes të cilëve mbi të gjitha Evangelista da Pian di Meleto<ref name=F12/> (artist gati i panjohur nga studimet historiko-artistike) dhe Timoteo Viti nga Urbino, me kohë aktiv edhe në [[Bolonja|Bolonjë]] ku ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Francesco Francia<ref name=S323>Santi, cit., fq. 323.</ref>.
Rreshti 32:
Në [[1499]] Raffaello-ja, gjashtëmbëdhjetë vjeçar, u trasferua me ndihmat e punishtes së të atit në Città di Castello, ku mori porosinë e parë të pavarur: ''stendardo della Santissima Trinità'' për një vëllazëri vendore që donte të ofronte një vepër kushtimore në shenjë falenderimi për mbarimin e një epidemie pikërisht atë vit. Vepra, megjithëse akoma e lidhur me jehonën e Perugino-s dhe Luca Signorelli-t, paraqet edhe një freski inovative të thellë, që i garantonte një myshteri vendore, duke munguar në qytet piktorë të shquar pas largimit të Signorelli-t pikërisht në [[1499]], në kubenë e Orvieto-s<ref name=F13/>.
 
Më [[10 Dhjetor|10 dhjetor]] [[1500]] në fakt Raffaello dhe Evangelista da Pian di Meleto morën nga murgeshat e kishës së Sant'Agostino-s (Città di Castello) një detyrë të re, që është e para e dokumentuar e karrierës së artistit, 'Pala del beato Nicola da Tolentino'', e mbarua më [[13 Shtator|13 shtator]] [[1501]] dhe sot e shpërndarë në shumë muzeume pasi u nda në vazhdim të një [[tërmeti]] në [[1789]]. Në kontratë është interesante të vërehet si Raffaello-ja, pak më shumë se fillestar, përmendet si ''magister Rafael Johannis Santis de Urbino'', para bashkëpunëtorit të moshuar, duke dëshmuar zyrtarisht se si që shtatëmbëdhjetë vjeç, konsiderohej një piktor autonom ndaj formimit profesional të mbaruar<ref name=F14>Franzese, cit., fq. 14.</ref>.
 
Në Città di Castello artisti la të paktën dy vepra të tjera të rëndësishme, ''Crocifissione Gavari'' dhe ''Sposalizio della Vergine''. Në të parën, të datuar në [[1502]]-[[1503]], vërehet përthithja e plotë e stilit të Perugino-s (një "Crucifisso, të cilin, nëse nuk do ishte emri i tij i shkruar, asnjë nuk do ta besonte si vepër të Raffaello-s, por si të Pietro-s", shkroi Vasari), edhe nëse vërehen gjithësesi, zhvillimet e para drejt një stili të tijin, me një ndërveprim më të mirë midis figurave dhe peizazhit dhe me një paraqitje të veçantë optike në këmbët e [[Krishti]]t që dëshmojnë njohjen e plotë të studimeve urbinase, ku optika dhe perspektiva ishin lëndë të zakonshme studimi që nga kohët e Piero della Francesca<ref name=DVC158>De Vecchi-Cerchiari, cit., fq. 158.</ref>.
Rreshti 61:
=== Periudha fiorentinase (1504-1508) ===
[[File:Madonna del cardellino dopo il restauro.jpg|thumb|left|''Madonna e gardelinës'' (rreth 1506)]]
Raffaello-ja gjendej në Sienë, te Pinturicchio-ja, kur i mbërriti lajmi i risive të jashtëzakonshme të [[Leonardo da Vinçi|Leonardos]] dhe [[Michelangelo Buonarroti|Michelangelo-s]] të angazhuar përkatësisht në afresket e ''Battaglia di Anghiari'' dhe ''Battaglia di Cascina''. I paduruar për tu venë menjëherë në udhëtim, pregatiti një letër prezantimi nga Giovanna Feltria, motra e dukës së Urbino-s dhe gruaja e dukës së Senigallia-s dhe "prefekt" i [[Roma|Romës]]. Në letër, të datuar më [[1 Tetor|1 tetor]] [[1504]] dhe adresuar gonfalonierit të përjetshëm Pier Soderini, rekomandonte të birin e ri të Giovanni Santi-t «i cili duke pasur intelekt të madh në ushtrimin e tij, kërkon të qendroi disa kohë në Firence për të mësuar. [...Prandaj] ia rekomandoi Zotërisë Suaj»<ref name="DVC190">De Vecchi-Cerchiari, cit., fq. 190.</ref>.
 
Me gjasa letra donte të siguronte ndonjë porosi zyrtare për piktorin e ri, por gonfalonieri ishte ngusht ekonomikisht nga shpenzimet e fundit për blerjen e Davidit të Michelangelo-s' dhe projektet madhështore për Sallën e Gran Consiglio. Megjithatë nuk kaloi shumë kohë dhe artisti arriti të siguronte porosi nga disa qytetarë të shquar kryesisht rezidentë në Oltrarno, Si Lorenzo Nasi, për të cilin pikturoi ''Madonna-n e gardelinës'', kunatin e tij Domenico Canigiani (për të cilin bëri ''Sacra Famiglia Canigiani-n''), ''Madonna-n e Kohëve'' dhe bashkëshortët Agnolo dhe Maddalena Doni<ref>Gloria Fossi, ''Uffizi'', Giunti, Firenze 2004, fq. 366. ISBN 88-09-03675-1</ref>.
Rreshti 188:
==== Aracët për Sistina-n ====
[[File:V&A - Raphael, St Paul Preaching in Athens (1515).jpg|thumb|''Predikimi i shën Palit'', pikture për araco|320x320px]]
Angazhimet që shpërqëndruan Santin nga ekzekutimi material i afreskeve në Stanza-n e tretë qenë kryesisht emërimi si mbikqyrës i bazilikës së Vatikanit pas vdekjes së Bramante-s ([[11 Prill|11 prill]] [[1514]]) dhe ajo për aracët<ref>arazzo është një lloj tapicerie dekoruese që varej në faqet e murit. E përbërë nga një thurje e bërë me dorë me fije leshi, mëndafshi të ngjyrosur, ndonjëherë edhe të praruara apo prej argjendi, duke krijuar motive dhe vizatime përgjithësisht me figura, që zënë gjithë shtrirjen e tij përveç frizës</ref> e Cappella Sistina-s. Leoni i X në fakt dëshironte ta lidhte emrin e tij edhe me sipërmarrjen prestigjoze të Cappella Sistina-s, duke dekoruar fashën e fundit të mbetur të lirë, regjistri më i ulët ku gjenden perdet e pavërteta duke thurur një sërë aracësh për tu varur me rastin e liturgjive më solemne<ref name=DVC210/>. Njoftimi i parë për porosinë është i [[15 Qershor|15 qershoritqershor]]it [[1515]]<ref name="D83">De Vecchi, cit., fq. 83.</ref>.
 
Raffaello-ja, duke u gjetur në përballje direkte me mjeshtrat e mëdhenj të [[Shekulli XV|kuatroçentos]] dhe mbi të gjitha me Michelangelo-n dhe kubenë rrezatuese të Cappella Sistina-s, duhet të përditësonte stilin e tij, duke u përshtatur edhe me vështirësitë teknike të sipërmarrjes që parashihte hedhjen e kartonave të përmbysur në raport me rezultatin final, kufizimi i gamës kromatike në krahasim me ngjyrat e disponueshme të pëlhurave si dhe heqja dorë nga detajet tepër të vegjël, duke preferuar kampitura ngjyre<ref name=DVC210/>.
Rreshti 206:
Që me Agostino Chigi-n ishte kujdesur për stallat e villa Farnesina (të shkatërruara, mbetet akoma bazamenti në rrugën e Lungara-s) dhe Cappella Chigi në Bazilikën e Santa Maria del Popolo. Për më tepër, kishte marr pjesë në ndërtimin e kishës së vogël të Sant'Eligio degli Orefici. Në këto vepra vërehet përdorimi i motiveve të derivuara nga shembulli i Bramante-s dhe i Giuliano da Sangallo-s, të lidhura nga sygjestionimi i antikes, përfaqësuese të një origjinaliteti të madh<ref name=DVC211/>.
 
Cappella Chigi për shembull, riprodhon më të vogël planin qendror të katër kullave këndore të Shën Pjetrit në Vatikan, por të përditësuara sipas modeleve antike si Panteoni i Romës dhe qëllimisht të dekoruar me më larmi dhe gjallëri, me lidhje harmonike te strukturat arkitektonike<ref name=DVC211/>. Në [[Nëntorinëntori|nëntor]] [[1515]] duhej të merrte pjesë në [[Firenca|Firence]] në garën për façatën e San Lorenzo-s, të fituar pastaj nga Michelangelo-ja<ref name="D84"/>.
 
Historiografia artistike i ka lënë pas dore për një kohë të gjatë prurjet dhe ndikimin e Raffaello-s arkitekt, duke e rizbuluar vetëm pas ekspozitës së vitit [[1984]]<ref>Franzese, cit., fq. 143.</ref>.
Rreshti 259:
==== Vdekja ====
[[File:Raphael's grave, Pantheon 2010.jpg|thumb|Varri i Raffaello-s në Panteonin e Romës|left|333x333px]]
Raffaello-ja vdiq më [[6 Prill|6 prill]] [[1520]], vetëm 37 vjeç, në ditën e të Premtes së Shenjtë. Sipas Vasari-t vdekja e arriti pas dymbëdhjetë ditëve i sëmurë, të nisura me një e ethe të "vazhdueshme dhe akute", sipas biografit të shkaktuar nga "teprime dashurore", dhe kotësisht të kuruar me marrje të vazhdueshme gjaku.
 
Një nga dëshmitarët e dhimbjes së shkaktuar nga vdekja e artistit ishte Marcantonio Michiel, që në disa letra përshkroi hidhërimin "e të gjithëve dhe të papës" dhe dhimbja e letrarëve për përmbushjen e munguar të "përshkrimit dhe pikturës së Romës antike duke bërë gjëra shumë të bukura". Për më tepër mungoi nënvizimi i shenjave të jashtëzakonshme që u vërtetuan si në vdekjen e Krishtit: një plasaritje tundi palazzo vaticano, ndoshta nga efekti i një tërmeti të vogël dhe qiejt u trazuan<ref name=D84>De Vecchi, cit., fq. 84.</ref>. Pandolfo Pico della Mirandola i shkroi Isabella d'Este-së se papa, nga frika "e stanzzave të tija iku të qendronte te ato që kishte bërë papa Inoçenti"<ref name=F138/>.
Rreshti 289:
Rivaliteti midis dy piktorëve solli shpejt në lindjen e grupimeve të mirëfillta, me mbështetës të njërit apo tjetrit, të cilëve ju shtua Sebastiano del Piombo, i marr nën mbrojtje nga Buonarroti. Megjithë tonet e ashpra të diskutimit, Raffaello-ja tregoi se ishte i interesuar për risitë e Michelangelo-s në afresket e kubesë së Cappella Sistina-s; përveç përfshirjes së tij në një portret të ''Shkollës së Athinës'', në vepra pasuese vërehen referime elokuente të Michelangelo-s, si te ''Profeta Isaia'', i lavdëruar nga vetë Buonarroti, ose te ''Incendio di Borgo'', ku trupat muskuloz në lëvizje të rrëmujshme çojnë drejtpërdrejtë te shembulli i tij.
 
Një monument i ri përballjeje lindi kur Giulio de' Medici vendosi ti besonte dy pala d’altare të mëdha Sebastiano del Piombo-s dhe Raffaello-s. Leonardo Sellaio i shkroi Buonarroti-t: «Tani më duket se Raffaello-ja do ta bëj rrëmujë botën që ai [Sebastiano-ja] mos ta bëj, për mos tu krahasuar» ([[19 Janar|19 janar]] [[1517]]). Michelangelo-ja vizatoi me dorën e tij figurat kryesore të pala-s së Sebastiano-s (''La Resurrezione di Lazzaro'') dhe dy artistët në fjalë e vonuan dorëzimin e veprës për mos tiu shfaqur rivalit. Më në fund Raffaello-ja vdiq, duke lënë të famshmin ''Trasfigurazione'', të përfunduar nga nxënësit e tij.
 
Përfundimisht Raffaello-ja arriti që të përvetësonte më të mirën e asaj që kishte rrotull, qoftë kromatizmi i pasur i një veneciani, ëmbëlsia e Leonardo-s apo dinamizmi i Michelangelo-s. Duke admiruar dhe imituar në kohë të ndryshme, pa ndjekur kurr skajshmërisht poetikën e të tjerëve por duke e përshtatur me natyrën e tij, Raffaello-ja u paraqit si figurë e ndërmjetme, shembull për të ardhmen dhe personazhi i tretë në triadën ideale të gjenive të mëdhenj të Rilindjes<ref>Franzese, cit., fq. 140.</ref>.