[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
korrigjim
→‎Jetëshkrimi: përmirësime teknike, zëvendësova: Janar → janar duke përdorur AWB
Rreshti 23:
 
== Jetëshkrimi ==
Rauf Fico lindi në [[Sana]] të [[Jemeni|Jemenit]]t, më [[13 mars]] të vitit 1881. Babai i tij ishte Tahmaz Remzi Fico nga Familja Fico e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]], ndërsa nëna, Havaja, ishte prej derës së dëgjuar të Buzove të [[Berati|Beratit]]t.<ref>[http://www.gazetadita.al/shqiptar-edhe-atehere-kur-nuk-kishte-shqiperi Artikull: Shqiptar edhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri/]</ref>
 
Kadiu gjirokastrit i Sanës u transferua në [[Shkodra|Shkodër]], dhe kështu Raufi e kreu arsimin fillor në Mejtepen e Shkodrës. Për dy vjet vazhdoi shkollën Volksschule të [[Vjena|Vjenës]], ndërsa shkollën e mesme e kreu në [[Stambolli|Stamboll]]. Po në Stamboll kreu edhe studimet e larta, në Shkollën Civile të Administratës Mbretërore "[[Mekteb-i Mülkiye|Mekteb-i Mülkiye-i Şahane]]". Gjatë qëndrimit në Stamboll hyri nën influencën e ideve të rilindësve, e veçanërisht të [[Naim Frashëri|Naim Frashërit]]t. Sipas dokumentacionit të kohës, ai dhe vlonjati [[Jusuf Hamzai]] ishin ndërlidhësit e Naim Frashërit me studentët shqiptarë të Stambollit. Në korrik të vitit 1903, Fico përfundoi studimet e larta me Diplomën shkëlqyeshëm dhe hyn në librin e artë të shkollës së bashku me kryeministrin e mëpasshëm të Turqisë dhe Presidentin e dytë të [[Turqia|Republikës së Turqisë]], [[Ismet Inonu|İsmet İnönü]].
 
Në tetor të atij viti, Rauf Fico emërohet si nëpunës stazhier pranë administratës së vilajetit të [[Janina|Janinës]] (sekretar i Valiut) dhe mbas përfundimit të stazhit ai dekretohet me ofiqin e Kajmakanit (nënprefekt). Në prill të vitit 1906 ai emërohet Kajmakan në [[Konica|Konicë]]. Ai dhe pse ishte funksionar i lartë osman, duke qenë në qytetin e Konicës, nyje ndërmjetëse në rrugën [[Manastiri|Manastir]] për në [[Gjirokastra|Gjirokastër]] e deri në Janinë, ishte në lidhje të ngushtë me atdhetarët shqiptarë [[Bajo Topulli]], Memduh Zavalani, Qamil Panaritin, [[Sali Butka|Sali Butkën]] e të tjerë, me të cilët kryente veprimtari atdhetare. Në nëntor të vitit 1908, Rauf Ficoja së bashku me Bajo Topullin përfaqësuan Gjirokastrën në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Xhonturqit për këtë veprim atdhetar i mbajtën qëndrim zyrtar. Qeveria xhonturke, për ndëshkim, e transferoi nga trojet shqiptare si kajmakan në qytetin e Gjymyshhaxhiqoj të vilajetit Sivash, e prej aty në Kangall të Anadollit. Në këtë periudhë ai njeh dhe krijoi miqësira me gazetarët anglezë filoshqiptarë Henry Brailsford, Henry Nevinson, me Lordin Noel Buxton, diplomatët Edward Boyle, Charles Roden Buxton, lord Dickinson dhe veçanërisht me deputetin dhe kolonelin Aubrey Herbert, Merry Edith Durhamin.
 
Aty nga fillimi i majit të vitit 1909, Rauf Ficoja dërgohet Kajmakan në atdhe, në Himarë, ndërsa pesë muaj më vonë ai ishte nënprefekti i [[Margëlliçi]]t (Margaritit) në [[Çamëria|Çamëri]]. Aty në Margelliç, në verën e vitit 1910, Rauf Ficoja me rastin e një feste osmane ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe. Ky gjest atdhetar e konfliktoi përsëri me qeverinë osmane, e cila në shtator të atij viti e transferoi nga trojet amtare përsëri kajmakan, në Kizillhamam, 70 &nbsp;km më tutje Ankarasë dhe e mbajnë aty gati një vit. Në korrik të vitit 1911, përsëri R.Ficoja kthehet kajmakan në trojet tona, pikërisht në [[Kërçova|Kërçovë]]. Asokohe kishin filluar kryengritjet shqiptare në Kosovë e Maqedoni dhe përsëri Rauf Ficoja si atdhetar merr pjesë aktive në shumë nga këto veprimtari. Ai mban lidhje me atdhetarët e [[Dibra|Dibrës]], [[Tetova|Tetovës]] dhe të [[Shkupi]]t. Qeveria osmane në prill të vitit 1912 e largoi nga trevat kryengritëse edhe dërgon si mytesarif (prefekt) në qytetin Kaiseri të Anadollit të largët, por aty qëndroi pak muaj.
 
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, Raufi braktisi detyrën e administratorit turk dhe së bashku me disa atdhetarë të tjerë shkoi në [[Vlora|Vlorë]]. [[Ismail Qemali]] e njihte personalisht, ndaj e mori në kabinetin e tij si këshilltar i ministrit të Brendshëm, [[Myfit Libohova|Myfit bej Libohovës]]. Ndërsa në nëntor të vitit 1913 e deri nga fundi i Janaritjanarit të vitit 1914 shërbeu si prefekt i [[Berati]]t.
 
Punoi edhe në administratën e [[Princ Vidi]]t, si shef i kabinetit i kryeministrit [[Turhan Pashë Përmeti]]t. Rauf Ficoja së bashku me [[Abdyl Ypi]]n u përpoqën për një normalizim të marrëdhënieve qeveri dhe kryengritës të [[Haxhi Qamili]]t, por pa sukses. Ata u zunë rob dhe u rrahën egërsisht. Me pushtimin ushtarak austro-hungarez, në shkurt të vitit 1916, Rauf Ficoja u dekretua nënprefekt i [[Tirana|Tiranës]] dhe si i tillë ai shërbeu deri në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresit të Lushnjës]]. Duke qenë me atë funksion, R. Ficoja qysh në vitin 1917 urdhëroi që e gjithë veprimtaria zyrtare shkresore dhe verbale të kryhesh, domosdoshmërisht, në gjuhën shqipe, duke i paraprirë vendimeve të "Qarkut Literar" të Shkodrës dhe urdhërit të Feldmareshallit Ignaz Trollmann, që u realizuan vetëm në vitin 1918.
Rreshti 42:
Në shërbimin diplomatik shqiptar, Rauf Ficoja u fut në shkurt të vitit 1926, kur u dekretua ministër fuqiplotë i Shqipërisë për [[Turqia|Turqinë]] dhe [[Bullgaria|Bullgarinë]], me rezidencë në [[Ankara]]. Në [[Sofje]], ai paraqiti letrat kredenciale në 27 gusht 1926. Me atë funksion qëndroi deri në 18 prill të vitit 1928. Pikërisht në këtë kohë, Rauf Ficoja dekretohet ministër fuqiplotë në [[Beogradi|Beograd]], ku shërbeu deri në fillim të vitit 1929.
 
Më 14 janar 1929, Rauf Ficoja u dekretua ministër i Punëve të Jashtme dhe si i tillë shërbeu deri në 6 mars 1930. Pikërisht në këtë kohë një incident diplomatik e detyroi atë të kërkonte të jepte dorëheqjen. Në një intervistë të dhënë gazetës “Shqipëria e Re” e Konstancës, në shprehjen e tij, rrethi italofil i oborrit dhe diplomatët italianë, e trajtuan sikur ministri kishte fyer italianët dhe Italinë. Fakt ky që nuk ishte i saktë. Kjo dorëheqje pati një jehonë kundërshtimi shumë të fortë. Gazeta hungareze “Pester Lloyd” në datën 18 mars shkruante: “''Rauf Fico, njeriu më i kulturuar i atij vendi, kur u desh të krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbulluan njerëzit më të aftë që organizuan Shqipërinë e sotme. Ministër Rauf Fico është njeri me kulturë të shquar të përmsave evropiane, ai zotëon gjashtë gjuhë të huaja. Ai është një diplomat nga më të zotët''”. Ndërsa, “The Near East and India“, në 4 dhjetor 1930 shkruante: “''Me personin e zotit Fico, kabineti ministror humbi anëtarin më përparimtar dhe më energjik''”. Dorëheqja nuk u pranua nga mbreti, përkundrazi ai e dekretoi me dy funksione: atë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe atë të ministrit të Brendshëm, ku shërbeu deri në 20 prill të vitit 1931.
 
Ndonëse kishte një arsimim osman, ishte një poliglot, ai zotëronte shumë mirë turqishten e osmanishten, frëngjishten dhe gjermanishten, persishten dhe arabishten, greqishten dhe italishten. Rauf Ficoja ishte një simpatizant i kulturës dhe arsimimit evropian e anglosakson. Duke qenë ministër u bë nisiatori i dekorimit të kryeinfermieres amerikane Margaret Grey, mësueseve Margarette Moseley Williams dhe Grace MacLam, shkrimtarëve Rose Wilder Lane dhe Ana Mile Upjohn, Lady Carnarvon, [[Edit Durham|M. Edith Durhamit]], Miss Pennington me dekoratën “Oficere e Urdhërit të Skënderbeut”.
 
Diplomatët e huaj kishin një vlerësim shumë të lartë për Rauf Ficon. Ministri fuqiplotë anglez, Sir Robert Hodgson, kishte relatuar në Forin Ofis (Foreign Office) se, “''Rauf Fico është një nga personalitetet më tërheqës të jetës publike shqiptare dhe një burrë me një ndershmëri dhe atdhetarizëm të padiskutueshme. Me bindje republikane, ai ishte i bindur se monarkia i duhet Shqipërisë dhe i qëndroi besnik mbretit Zog''”. Me po të njëjtat mbresa për Rauf Ficon kishin ikur nga Shqipëria edhe dy ministrat fuqiplotë amerikanë, Herman Bernstein e Hught Grant, madje, ky i fundit ishte shprehur diplomatit shqiptar Fuad Asllanit se, Rauf Ficoja ishte një nga diplomatët e shkëlqyer jo vetëm ballkanikë, por edhe evropianë.
 
Emërohet ministër fuqiplotë në Athinë më 1936 gjer në korrik të 1938. Tema e njohur e reciprocitetit të munguar në marrëdhëniet greko-shqiptare u bë njëra nga pistat e përzgjedhura të veprimtarisë së tij. Ai kërkoi t’i kushtëzonte hapjen dhe funksionimin e shkollave greke në Shqipëri me të njëjtën politikë që ndiqte edhe qeveria greke për arsimimin e shqiptarëve çamë në Greqi.
 
Në një nga ardhjet zyrtare të tija në Tiranë, në mars të vitit 1933, nga Beogradi, Rauf Ficoja porosit me një dashamirësi atërore, por edhe profesionale diplomatin e ri, dr.[[Fuad Asllani]]n, të sapo dekretuar ministër fuqiplotë, mënyrë të veçantë rekomandoi Sir Edward Boylen e lord Dikinsonin. Sugjerimet e këshillat e Rauf Ficos, diplomatit të ri i rezultuan atij shumë përcaktuese në shumë drejtime gjatë gjithë veprimtarisë diplomatike të tij në Londër, në vitet 1933-1935.
 
Diplomati Fuad Asllani shumë vite më vonë për personalitetin dhe vlerën e Rauf Ficos tha: “''Nga personalitetet e jetës publike të viteve 1920-1940 që unë kam njohur, kam bindjen e plotë se më atdhetarët ishin Rauf Ficoja, [[Bahri Omari]] e [[Kol Tromara]]''”.
 
U emërua në Berlin, ku qëndroi deri me 3 qershor 1939 kur u suprimuan përfaqësitë diplomatike shqiptare prej fashizmit.