Revolucioni Francez: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
shtimi i nje mbishkrimi te ri mbi ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale te revolucionit franzez
përmirësime teknike, zëvendësova: Shkurt → shkurt duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Eugène Delacroix - La liberté guidant le peuple.jpg|thumb|250px|Liria në barrikada.]]
 
'''Revolucioni Francez ([[1789]] – [[1799]])''' ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë [[Franca|Francën]] për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve absolut në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë [[Evropa|Evropën]].
 
Kur [[Luigji XVI]] thërriti parlamentin, ai shpresonte të fitonte sërish mbështetjen e masave të popullsisë Franceze. Reformat ekonomike sipas tij do të shuanin revoltën dhe do të risillnin stabilitetin në vend. Për tu theksuar është se parlamenti nuk ishte mbledhur që më 1614, dhe askush nuk mund ta parashikonte se çfarë do të trajtonin deputetët e tre klasave kur ata do të takoheshin në Versajë.
Rreshti 22:
== Reforma e të tjera ==
 
Duke parë trazirat në Paris dhe në të gjithë Francën, Asambleja Kombëtare kaloi në veprim. Në natën e 4 gushtit, pjesëtarë të shumtë të asamblesë mbajtën fjalime të gjata dhe pasionuare në mbrojtje të reformave. Mendohet se një nga vetë fisnikët, pretendoi që edhe këta të fundit të paguanin taksa. Një tjetër propozim ishte heqja dorë nga e drejta fisnike e gjuetisë (që ishte një nga hobit e preferuara të Luigjit XVI). Duke guxuar më shumë, edhe kleri vetë deklaroi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuritë e luksit në se këto do i shërbenin reformave. Me pak fjalë, deri në agim asambleja hodhi poshtë të gjitha traditat e fisnikëve. Fisnikët tashmë mund ti gëzoheshin vetëm titujve të tyre. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe barazia e të gjithë meshkujve të rritur për tu punësuar në institucione shtetërore dhe fetare.
 
Mbledhja në atë natë gushti bëri shuma hapa para. Shkurtshkurt, mjafton të përmendim citatin e një fisniku të moderuar Francez, ''Conte de Merabeau'':
 
''“ – Në se nuk është për të qeshur... shpenzuan një muaj të plotë duke u kapur mbas gabimeve ortografike, se si shkruhej kjo ose ajo fjalë. Por ju desh vetëm një natë për të përmbysur të gjithë rregullat e vjetra të mbretërisë.”''
 
Para se të mbaronte gushti, Asambleja Kombëtare hartoi dhe vuri në zbatim të ''Deklaratën e të Drejtave të Njeriut''. Kjo deklaratë përmbante shumë ide filozofike të iluminizmit dhe u frymëzua nga ''Karta e të Drejtave'' e hartuar në Angli. Një ndikim tjetër të madh pati edhe ''Deklarata e Pavarësisë'' amerikane. Deklarata e të drejtave të Njeriut (deklarata franceze), u përkthye në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën. Nën këto ide, shumë vende të tjera, edhe [[Shqipëria]], do të bënin revolucionet e tyre nën shembullin Francez. Pra deklarata bënte thirrje për barazi të të gjithë personave dhe siguri të pronës. Këto mendime do të parashtroheshin edhe në kushtetutë.
Rreshti 39:
 
== Pasojat ekonomike, politike dhe sociale ==
Në fakt shumë do tju dukej periudha e revolucionit koha në të cilën Franca do të shkatërrohej përfundimisht, por nuk ishte ashtu. Rezultatet ishin shumë të mëdha duke qenë se kanë qenë produkti i kauze të hershme.
 
Pasojat e revolucionit nuk ishin aspak të papërfillshme, ato cuan në një ndryshim rrënjësor në sistemin e politik, ekonomia u rrit, dhe shpërndarja klasore ndryshoi. Nga e gjithë situata e ngatërruar e Francës, kaosi politik dhe ekonomik që përfundoi në përmbysjen e Direktoratit në  1799, ishte Napoleon Bonaparti ai që vendosi rregull dhe i solli Francës lavdinë e mëparshme. Në fakt regjimi i tij ishte akoma më i fortë dhe absolutist sesa ai i Luigjit të XIV por, në këtë rast francezët donin unitet dhe lulëzim të vendit të tyre.
 
Kështu uniformiteti i ligjit dhe i institucioneve u zbatua dhe afirmua në të gjithë Fancën, privilegjet ligjore të disa klasave u zhdukën, sistemi  i vjetër agrar u hoq, një pjesë e madhe e tokave mbretërore, të fisnikëve dhe të klerit u shpërndanë dhe iu shitën personave të shtresës së mesme dhe të ulët me cmime relativisht të ulëta. Sistemi i ri fiskal i tatonte njerëzit sipas fitimeve dhe u hoqën të gjitha pengesat për tregëtinë brenda vendit. Cdo profesion u bë pa pagesë dhe secili e merrte atë në bazë të talentit dhe aftësive. Besimi fetar dhe fjala kishin pothuajse një liri të plotë.
 
Të gjitha këto produkte të revolucionit bënë që francezët të duronin të gjitha reformat dhe masat drastike që i sollën ato.